Doda, që është edhe anëtare e Kryesisë së PD-së, kërkoi që gjykatat të lihen të qeta e të lira që të shprehin vendimet e tyre. Ajo theksoi se i vetmi synim i sulmit që organizohet nga PS është pengimi i zbardhjes së plotë të ngjarjes së 21 janarit. Por “nuk mund të ketë asnjë justifikim për të penguar zbardhjen”, shtoi ajo, ndërsa kërkoi që “Rama të mos përdorë vendimet e gjykatave për të tensionuar klimën politike në vend, pa asnjë alibi”.
Mesila Doda u fokusua në prononcimin e saj për mediat edhe në 3 ligjet e integrimit që kërkojnë votën e opozitës në Parlament. Ajo nënvizoi integrimi evropian i vendit mbetet “aspirata më e madhe për shqiptarët”. Për këtë, Doda i kërkoi liderit të PS, Edi Rama, “që të heqë pengesën ndaj kolegëve tanë të opozitës dhe të votohen 3 ligjet”.
Në vijim deklarata e plotë e depuetes Mesila Doda:
Prioriteti i shqipërisë dhe aspiratë e 90% të shqiptarve mbetet integrimi i vendit dhe marrja e statusit të vendit kandidat. Duke marrë parasysh këtë aspiratë të madhe kombëtare, këtë detyrim madhor për klasën politike shqiptare do kërkoja nga kreu i opozitës Edi Rama të hiqte pengesen ndaj kolegëve tanë të opozitës dhe të votonim tre ligjet e mbetura ende pezull me qëllim marrjen e statusit të vendit kandidat.
Nje fushatë krejtësisht e pazakontë dhe e paprinciptë ka nisur kundër gjyqtarve të rrethit Tirane pas vendimit të fundit për ngjarjet e 21 janarit fushatë kjo, e ideuar dhe e organizuar nga vetë kryetari i opozitës Edi Rama. Ky sulm dhe terror i egër mbi gjyqtarët, përvecse është në kundërshtim me cdo standard demokratik ne vendet Europiane ku gjykata duhet të lejohet të kryej e qetë detyrën e saj dhe të mos bëhet objekt e presioneve dhe kërcënimeve, bëhët me qëllim për të penguar zbardhjen e plotë të procesit të 21 janarit. Ne kemi kërkuar zbardhjen e ngjarjes, gjetjen e organizatoreve, ideatoreve, sponsorizuesve dhe të gjithë hallkave të tjera që cuan në momentin dramatik të 21 janarit dhe i përmbahemi plotësisht kësaj kërkese legjitime. Nuk mund të ketë asnjë justifikim të përdorur nga Edi Rama që të pengojë zbardhjen e plote të kësaj ngjarjeje.
Më së fundi do kërkoja nga Edi Rama të mos përdor vendimet e gjykatave për të tensionuar artificialisht klimën politike në vend. Në një moment kur ka rënë cdo alibi për mosvotimin e tre ligjeve po tentohet që të krijohen justifikime te reja që të zëvëndësojnë kauzën e dikurshme të qarkut të Fierit për të cilën tashmë nuk kujtohen më as vetë socialistët. Nuk ka justifikim që mund të pengojë rrugën e shqiptarve drejt europës. QYtetarët e Shqipërisë mund të shohin modelin që opozita afron 4 muaj para zgjedhjeve, që është modeli i bllokimit të procesit të integrimit të Shqipërisë dhe ai i sulmit, dhunës mbi institucionet e një pushteti tjetër.
(im/shqiptarja.com)