Përmes një deklarate për mediat, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi tha: “Partia Demokratike i kërkon drejtësisë të mos ndikohet nga përpjekjet për manipulim të z.Rama, dhe të ushtrojë në mënyrë të pavarur pushtetin e saj për të dhënë drejtësi mbi organizatorët, sponsorizuesit dhe autorët e dhunës së 21 Janarit që kishte si qëllim marrjen e dhunshme të pushtetit nga Edi Rama dhe neobllokmenët e tij!”
Kundërpërgjigja ka ardhur nga vetë zoti Rama i cili gjatë prezantimit të programit Rilindje në Elbasan, tha:
“Sot e gjora ime Laura, sepse gjithmonë më kujtohet portreti i saj kur me një siklet mundohej të thoshte: Kam edhe unë hallin tim”, doli për të qarë në emër të urdhëruesve të vrasësve të 21 Janarit, për 21 janarin. Unë do i thoja nga këtu: Mos u mërzit Laura. 23 Qershori do t’i hapë rrugë drejtësisë për 21 Janarin, por do të shpëtojë edhe ty, edhe Partinë Demokratike nga përgjegjësi më i madh për 21 Janarin” u shpreh Rama.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)