Kryeministri Edi Rama ka folur në përkujtimin e 7 vjetorit të 4 viktimave të 21 Janarit, duke thënë se sistemi i drejtësisë që është kthyer në tragjedi duke mos zbardhur vrasjet e Hekuran Dedës, Ziver Veizit, Faik Myrtaj dhe Aleks Nikës.

Kryeministri është shprehur se do të kontribuoj që padrejtësia të mos ndikoj më në sistemin e drejtësisë por të vazhdoj reforma deri sa të zbardhet edhe ngajrja e 21 janarit.

VIDEO/Fjala e kryeministrit Rama ne takimin me familjaret e viktimave te 21 Janarit

Ziveri, Faiku, Hekurani dhe Aleksi nuk janë më në jetë prej 7 vitesh. Fëmijët e tyre 7 vite më të rritur, plaga e padrejtësisë në shpirtin e familjarëve, 7-fish më e madhe. Të vjen në mend shprehja latine: “Ja vlen të shkatërrosh botën për të vendosur drejtësinë në këtë, apo atë jetë”.

Ka ikur dhe një vit tjetër, dhe drejtësia ka vonuar sërish. Të vrarët në Bulevard u rivranë në gjykatë por drejtësia nuk vonon. Vigjilja e 21 janarit e bëjnë lënguese spazmën, e shpërthen mllëfi i padurimit, që i adresohet politikës, qeverisë, mua pa dyshim.

Para 4 vjetësh varet si e shikoni patriotët e kanabisit i kalonin vitet pa u ndëshkuar për shkak të korruptimit të sistemit të drejtësisë.Thonë se as vetë Zeusi nuk i ndal dot këta shpëtimtar të Shqipërisë, por e gjithë kjo parodi është fatkeqësisht realiteti.
 

Prindërit 7 vjet më të moshuar, fëmijët 7 vjet më të rritur, plaga e padrejtësisë 7 fish. Nuk dua ta fsheh 21 janari vjen për mua një vigjilje, ka ikur edhe një vit tjetër drejtësia sërsih ka vonuar. Por sap takohem me familjarët pesha e takimit i’a lë vendin një sëkëlldie. Ju të dashur familjare rishfaqeni mes nesh me provën se nuk e humbni forcën.

E mbartni si një kryq që të tjerët nuk duhet ta humbasin nga syte deri kur drejtësia të vijë dhe nga ana tjetër qetësia e kthjellët lidhte me faktin që një botë e tërë ka nisur të shembet nga themelet.

Reformat nuk janë as qetësue dhe as karamele. Por kur vjen fjala te drejtësia.

Pse nuk i fut në burg jeni të gjithë vrasës jeni të gjithë njësoj që mos qofshi dhe shto ujë akuzash. Këta njerëz të zemëruar në kërkim të drejëtsisë nuk e kanë marrë vesh ende ndryshimin e sistemit të drejtësisë në drejëtsisë.

Por sigurisht kur shfaqet në këtë formë ekstreme, ky takim nuk i bën as të pai nformuar as të fajshëm. Përballja me të pa e humbur duriminn do nerva të forta. 


Ka ikur dhe një vit tjetër, dhe drejtësia ka vonuar sërish. Të vrarët në Bulevard u rivranë në gjykatë por drejtësia nuk vonon. Vigjilja e 21 janarit e bëjnë lënguese spazmën, e shpërthen mllëfi i padurimit, që i adresohet politikës, qeverisë, mua pa dyshim.

Në një debat aq sa të pashmangshëm që njerëzit nuk duan t’ia dinë por duan drejtësi, sot jam më optimist se asnjëherë për vendosjen e drejtësisë, shpata e kohës që do ta shkëpus nyjen e drejtësisë nga padrejtësia është ngritur nga populli. Ne do të kontribuojmë që politika të mos e shkëpus shpatën që do të ndaj drejtësinë nga padrejtësia. Një miku im gazetar kishte intervistuar shumë ambasador dhe i kishte pyetur nëse do të zbardhet 21 janari por ata nuk i kishin dhënë përgjigje.

Më tej kryeministri Rama ka marrë një buqetë me lule për ti vendosur në vendin ku u vranë 4 protestuesit e 21 Janarit.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com