TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama tha se vrasjet e 21 janarit ishin krim barbar dhe vendimi i sotëm nga Gjykata e Tiranës ishte vrasja më barbare pas rënies së diktarurës. Reagimi i Edi Ramës nga selia rozë ndodhi pak kohë pasi gjykata e Tiranës shpalli të pafajshëm ish-komandantin e gardës Ndrea Prendi dhe gardistin Agim Llupo për vrasjen e protestuesve Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika gjatë protestave të opozitës kundër qeverisë më 21 janarin e 2011-ës, të zhvilluara para Kryeministrisë.
“Është shprehja më kuptimplotë e rrënimit moral e politik”, u shpreh kryesocialisti. Sipas Ramës “pafajësia e vrasësve i duhet më shumë se vetë atyre, urdhëruesve të vrasësve. Atij që i ka kthyer gjykatat në vende ku duhet të vjedhë zgjedhjet, të luftojë familjarisht opozitën. Pafajësia e vrasësve u duhet kryeministrit, atij që pas 23 qershorit do të jetë vetëm kreu i PD-së përballë një procesi publik transparencë për shkelje të Kushtetutës me pasojë vrasjen. Sot nuk pati gjykim, por përqafim mes vrasësve të drejtësisë dhe nëse vrasjet ishinin krimi më barbar, vendimi i sotëm është vrasja më barbare pas rënies së diktaturës. Është shprehja më kuptimplotë e rrënimit moral e politik”- tha Rama.
Rama u shpreh se urdhëruesit e vrasjeve të 21 janarit do ta mbajnë pushtetin edhe pak muaj. Duke iu drejtuar familjarëve të viktimave, numri një i opozitës tha se shumë shpejt autorët do vihen para ligjit.
“Familjet e 4 dëshmorëve nuk duhet të vuajnë përfundimin e një gjyqi vrastar që në të vërtetë nuk ka filluar akoma. Siguroj familjet dhe vrasësit e sotëm të drejtësisë se 21 janari është nga ato që historia nuk harrohet pa u gjykuar”- përfundoi Rama.
(sg/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

21 Janari, Halimi: Rama i vetmi që komenton vendimet e gjykatave