“Nesër është 21 janar, një tjetër 21 janar padrejtësi, madje një 21 janar që e gjen procesin gjyqësor në një fazë rrënimi të mëtejshëm. Ne do të jemi nesër aty ku kemi qenë qysh nga dita e parë, në kërkim të drejtësisë duke kujtuar të 4 dëshmorët e 21 janarit. Dua ta shpreh edhe njëherë bindjen se 21 janari është nga ato ngjarje që një vend nuk ka mundësi t’i harrojë, sepse është një plagë që do të mbetet e hapur deri kur drejtësia të vihet në vend. Një nga ato plagë që kombet nuk i mbyllin dot me sytë e harresës, një plagë që ne do të bëjmë çmos për ta shëruar përmes drejtësisë. Dua ta vlerësoj shumë lart qëndrimin e SHBA dhe BE në Shqipëri në kërkim të drejtësisë për 21 janarit, është një qëndrim që është duke u forcuar muaj pas muaj, bindja e përgjithshme se 21 janari është një nga ato momentet që nuk mund të harrohet kurrë dhe nuk mund të mbeten kurrsesi të paharruara dhe të pagjykuara”, u shpreh Rama.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)