21 Janari, Sequi: Apeloni vendimin
Shmangni polarizimin e çështjes

TIRANE - “Bashkimi Evropian bën thirrje për përmbyllje të procedurave të 21 janarit nëpërmjet një procesi të besueshëm”. Kështu është shprehur Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi i cili ka përforcuar deklaratën e djeshme të KE dhe ambasadës amerikane në lidhje me vendimin e pafajësisë për gardistët Ndrea Prendi dhe Agim Llupo për vrasjet e demonstruesve më 21 janarin e 2 viteve më parë.

Në një konferencë për mediat, mbajtur rreth orës 14:20 në hotel “Rogner” në kryeqytet, Sequi nënvizoi se një sistem i pavarur gjyqësor është parakusht për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“BE dhe Komisioni Evropian Stefan Fyle nëpërmjet progres-raportit ritheksojnë se një sistem gjyqësor i pavarur dhe i aftë është një dëshirë legjitime e qytetarëve” - tha më tej ambasadori Sequi.

DEKLARATA E PLOTE E AMBASADORIT SEQUI

Siç mund ta dini, dje pati komente nga Brukseli përsa i përket gjyqit të 21 janarit. Po ashtu vetë Komisioneri për Zgjerimin Fyle postoi një mesazh ne Tweeter në lidhje me këtë çështje.

Por meqë ju doni të dini komentet e mia, më lejoni t'i referohem asaj që thanë si Bashkimi Evropian ashtu edhe Komisioneri. Do doja të sjell në vëmendje se në Raportin e Progresit ne bëmë thirrje për përmbylljen e procedurave të këtij rasti nëpërmjet një procesi gjyqësor të besueshëm.

Ne kemi ritheksuar se një sistem gjyqësor i pavarur, i paanshëm dhe i përgjegjshëm, si dhe i aftë të sigurojë procese gjyqësore të drejta është një dëshirë legjitime e qytetarëve shqiptarë. Ky është një element thelbësor i një shteti të fortë ligjor-një parakusht ky në rrugën e integrimit evropian.

Siç edhe tha Komisioneri Füle në postimin e tij në Tweeter, "vendimi nuk është fundi; procedurat duhet të përmbyllen me një proces gjyqësor të besueshëm duke treguar pavarësi, paanshmëri dhe përgjegjshmëri". Ne gjithashtu konstatojmë se verdikti është i apelueshëm. Çdo polarizim lidhur këtë rast duhet shmangur.

ENGLISH VRSION

As you may know, yesterday there were comments from Brussels regarding the 21 January trial. Also, the Commissioner for Enlargement Füle himself posted a tweet on this issue.

But, given that you would like to ask my comments, allow me to refer to what both the EU and the Commissioner said. I would like to recall that in the Progress Report, we have called for completing the proceedings of this case through a credible judicial process.

We have reiterated that an independent, impartial and accountable judicial system, capable of ensuring fair trials, is a legitimate desire of Albanian citizens. It is an essential element of a strong rule of law and a prerequisite on the way to European Integration.

As the Commissioner Füle said in his tweet, Tirana ruling not the end; proceedings must be completed with credible judicial process showing independence, impartiality and accountability. We noted that the verdict is subject to appeal. Any polarisation over the case should be avoided.

FYLE: GJYQESORI DUHET TE JETE I BESUESHEM, VENDIMI TE APELOHET
Ndërkaq, komisioneri Evropian i Zgjerimit, Stefan Fyle, publikoi në Twitter një status përmes së cilit deklaron se vendimi i pafajësisë së gardistëve nga Gjykata Tiranës nuk është fundi, duke theksuar se kjo çështje është e apelueshme.

“Vendimi i gjykatës në Tiranë nuk është fundi. Procedurat duhet të përmbyllen me një proces gjyqësor të besueshëm i cili do të duhet të tregojë pavarësi, paanshmëri dhe përgjegjshmëri. BE dje konstatoi se kjo çështje është e apelueshme dhe e çdo polarizim me këtë çështje duhet shmangur.”

Deklarata vjen në reagim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës e cila dje shpalli të pafajshëm Ndrea Prendin dhe Agim Llupon nga akuza e vrasjes së 4 demonstruesve të 21 janarit 2011, kohë kur opozita zhvilloi protesta kundër qeverisë para Kryeministrisë.

“Ky është një element kyç i një shteti të fortë të së drejtës dhe një parakusht në rrugën e Shqipërisë drejt BE”- përfundoi Fyle.


fule ne twiter


Redaksia Online
(sg/Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

I dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Lajcak takohet me shefin e OKB-së Guterres: Folëm për Ballkanin Perëndimor

I dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Lajcak takohet me shefin e OKB-së Guterres: Folëm për Ballkanin Perëndimor