“"Sot mbushen saktësisht dy vite që nga dita kur unë erdha në Shqipëri me 18 janar 2011. Tre ditë pas mbërritjes time ndodhi tragjedia e 21 janarit që më trishtoi shumë. Me afrimin përsëri të përvjetorit të ngjarjeve tragjike të 21 janarit 2011, mendimet tona shkojnë në radhë të parë tek familjet e atyre që humbën jetën. Në këtë ditë të trishtuar, do të doja edhe një herë të shpreh ndjenjat më të ndjera të dhembshurisë për humbjen e tyre.Por ky përvjetor gjithashtu na shtyn të jemi përballë faktit se hetimi dhe procesi gjyqësor i këtyre ngjarjeve ende nuk kanë përfunduar. Në respekt të atyre që humbën jetën, dhe në respekt të shtetit ligjor, këto procese duhen përfunduar në kohë dhe në mënyrë të pavarur. Drejtësia duhet të vihet ne vend. Të gjithë politikanët shqiptarë u detyrohen atyre që përfaqësojnë, që të punojnë së bashku për të ndërtuar një shtet ligjor më të fortë. Vetëm duke treguar që e ka forcën për ta zbatuar plotësisht dhe në mënyrën e duhur shtetin ligjor, Shqipëria do të mund të ecë përpara në rrugën e saj drejt objektivit kombëtar të integrimit në Bashkimin Evropian..”- tha Sequi në një deklaratë për shtyp.
21 JANARI 2012
Vetëm dy vjet më parë, katër qytetarët humbën jetën në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", gjatë demonstratës së organizuar nga opozita e bashkuar e cila degjeneroi në dhunë e vrasje. Agim Llupo, është i vetmi efektiv i Gardës që ndodhet prapa hekurave për ngjarjet e dhunshme të 21 janarit. Ai akuzohet për vrasjen e demonstruesve Ziver Veizi dhe Hekuran Deda. Ndërsa, mbi supet e ish-shefit të Gardës, Ndrea Prendi, rëndon akuza e vrasjes së demonstruesit fierak Faik Myrtaj. Sipas prokurorisë, Prendi, për të fshehur krimin ndërroi tytën e pistoletës me atë të shoferit të tij, Margarit Kume. Ky i fundit, akuzohet për kryerjen e veprimeve që pengojnë zbardhjen e së vërtetës. E vetmja vrasje e pazbardhur është ajo e Aleks Nikës, që me shumë gjasa do të mbetet një ngjarje pa autor, pasi plumbi që goditi për vdekje të riun, është tërësisht i dëmtuar.
Më 21 Janar PS pritet të organizojë nje tubim përkujtimor në nderim të katër viktimave, Ziver Veizi, Aleks Nikaj, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda që humbën jetën gjatë protestës së 21 janarit.
(Në foto të vrarët e 21 janarit)
ENGLISH VERSION (versioni anglisht)
Today it is exactly two years since I arrived in Albania on the 18th of January 2011. Three days later the 21 of January tragedy happened, which saddened me tremendously.
As the anniversary of the tragic events of 21 January 2011 once again draws near, our thoughts are first and foremost with the families of the bereaved. I would like on this sombre day once again to express the most heartfelt and compassionate sympathy for their loss.
But this anniversary also pushes us to face the fact that the investigation and the judicial process addressing these events have not yet been completed. In respect for those who lost their lives, and in respect for the principle of rule of law, these processes must be concluded in a timely and independent manner. Justice must be served.
All Albania's political leaders owe it to those whom they represent to work together to build stronger rule of law. Only by demonstrating that it has the strength to fully and properly enforce the rule of law can Albania advance towards its national goal of EU integration."
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)