21 janari, SHBA-OSBE njëzëri:
Drejtësi, hetim i lirë e jo politik
SONDAZH / Besoni se do të
vendoset drejtësi për 21-janarin?

21 janari, SHBA-OSBE njëzëri: <br />Drejtësi, hetim i lirë e jo politik <br />SONDAZH / Besoni se do të <br />vendoset drejtësi për 21-janarin?
TIRANE - Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe Prezenca e OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth vijnë me deklarata të forta në lidhje me ngjarjen tragjike të 21 janarit, protestave të opozitës ku humbën jetën 4 demonstrues përpra Kryeministrisë. Ishin viktima të dhunës së pakuptimtë e të pafalshme. Kështu shkruhet në njoftimin zyrtar të ambasadës, pak ditë para përvjetorit të dytë të 21 janarit të vitit 2011, ndërsa Wollfarth theksoi së “ata meritojnë drejtësi, bazuar në një hetim të lirë, të pandikuar nga politika dhe një proces gjyqësor të besueshëm e të shpejtë".

SHBA: DREJTESI, ISHIN VIKTIMA TE DHUNES SE PAFALSHME
Duke i shprehur ngushëllimet familjarëve të atyre që u vranë dhe u lënduan në ngjarjet e 21 janarit, ambasadori Aleksandër Arvizu bën thirrje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Tani më shumë se kurrë, ka nevojë për shpjegim të plotë të ngjarjeve të 21 janarit nëpërmjet një procesi të besueshëm gjyqësor, të lirë prej ndërhyrjeve politike”, bëhet e ditur në njoftimin për shtyp të Ambasadës së Shteteve të bashkuara në Tiranë.

Sipas ambasadorit Arvizu, shqiptarët mund të besojnë në demokracinë e institucioneve vetëm nëse këto të fundit forcojnë sundimin e ligjit.

“Në këtë ditë përkujtimi paqësor, iu bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve politikë dhe institucioneve të qeverisë që të punojnë pa pushim për të frymëzuar popullin shqiptar që të besojnë në demokracinë e tyre duke forcuar sundimin e ligjit”, përfundon deklarata e ambasadës së SHBA Tiranë.

WOLLFARTH: DUHET DREJTESI, HETIM I LIRE DHE JO POLITIK
Edhe kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri Eugen Wollfarth bën thirrje për vendosjen e drejtësisë në lidhje me procesin e 21 janarit.
Ambasadori Eugen Wollfarth, përsëriti thirrjen e tij për drejtësi në lidhje me vdekjen e protestuesve, në protestën e para dy vjetëve, në Tiranë.

Duke i shprehur ngushëllimet më të ndjera familjarëve të viktimave dhe të lënduarve, Wollfarth theksoi së “ata meritojnë drejtësi, bazuar në një hetim të lirë, të pandikuar nga politika dhe një proces gjyqësor të besueshëm e të shpejtë".

Përparimi i mëtejshëm i aspiratave evropiane të Shqipërisë sipas ambasadorit Wllfarth janë “llogaridhënia dhe shteti i së drejtës janë elemente thelbësore të demokracisë dhe, si të tilla, janë parakushte për përparimin e mëtejshëm të aspiratave evropiane të Shqipërisë.
Wollfarth foli nga Vjena, ku po merr pjesë në mbledhjen vjetore të kryetarëve të misioneve.

Në seancën e fundit gjyqësore (16 janar), për 21 janarit(u mbyll procesi i paraqitjes së provave dhe u vendos që me 30 janar do të paraqiten konkluzionet përfundimtare për këtë çështje. Deri tani pas hekurave është vetëm ish-gardisti Agim Llupo, i cili akuzohet se ka qëlluar protestuesin Ziver Veizi.

Ndërkohë Partia Socialisti ashtu si edhe vitin e kaluar më 21 janar do të zhvillojë homazhe në nder të 4 viktimave.


DEKLARATA NE ANGLISHT E AMBASADES SE SHBA


Statement by the U.S. Embassy

On the second anniversary of the tragic events of January 21, 2011, the United States Embassy again expresses its condolences to the family members of those who were killed and injured. They were all victims of senseless and inexcusable violence. Now more than ever, the need exists for a full accounting of the January 21 events through a credible judicial process free from political interference. On this day for peaceful remembrance, we call upon all political leaders and government institutions to work assiduously to inspire the Albanian people to believe in their democracy by strengthening the rule of law.

DEKLARATA NE ANGLISHT E AMBASADORIT WOLLFARTH

Head of OSCE Presence in Albania calls for justice on second anniversary of violent protests

The Head of the OSCE Presence in Albania, Ambassador Eugen Wollfarth, reiterated his call for justice in the deaths of protesters at a demonstration in Tirana two years ago. “On the eve of the second anniversary of the events of 21 January 2011, I again express our sincere compassion to the family members of the victims and to those injured. They deserve justice, based on an independent investigation free from political influence and a timely, credible judicial procedure,” he said.

“Accountability and the rule of law are essential elements of democracy and as such are prerequisites for further progress on Albania’s European aspirations,” Wollfarth added.

Wollfarth was speaking in Vienna, where he is attending an annual heads of mission meeting.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje