TIRANE-Shtyhen me tre muaj të tjerë hetimet për organizatorët e dhunës në demostratën e 21 janarit. Ky vendim dje i është komunikuar deputetit të PS Bensik Bare, i cili në mëngjes ka qënë në Prokurorinë e Përgjithshme ku është njohur me vendimin e shtyrjes së hetimeve.
BARE DJE NE PROKURORI
Deputeti Besnik Bare rreth orës 09:30 të ditës së djeshme, është paraqitur para prokurorit të çështjes, i cili i ka komunikuar shtyrjen me tre muaj të tjerë të hetimeve që prokuroria ka nisur ndaj tij si një nga të dyshuarit për organizimin e dhunës në demostratën e 21 janarit 2011. Mësohet se deputeti nuk ka dhënë asnjë dëshmi rreth këtij vendimi, ku pasi i është komunikuar shtyrja e hetimeve ai është treguar i gatshëm që shumë shpejt të dëshmojë rreth rolit që ka pasur në demostratën e dhunshme të 21 janarit. Rreth kësaj çështje dy Oficerë të Policisë Gjyqësore, janë duke marë në pyetje rreth 20 demostrues, të cilët mendohet se kanë lidhje me tre deputetët e opozitës si Besnik Bare, Taulant Balla dhe Tom Doshi, të cilëve ju hoq imuniteti me kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme.
BALLA DHE DOSHI
Veç fletë-thirjes së deputetit Bare, Prokuroria e Përgjithshme i kishte dërguar shkresë edhe dy kolengëve të tij, Taulant Balla dhe Tom Doshi. Burime pranë prokurorisë thanë për gazetën "Shqiptarja.com" se ditën e djeshme priteshin të paraqiteshin dy deputetët e tjerë, por në fakt ata s'janë shkuar në prokurori, duke e shtyrë vizitën e tyre në ditët e javës që vjen.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com