TIRANË- Prokuroria e Posaçme po vijon hetimet intensive për 21 janarin, ku 4 protestues mbetën të vrarë nga plumbat e shtetit në janar 2011. Radhën për t’u pyetur nga Prokuroria e Posaçme e kishte ish-deputeti socialist, Arben Çuko.
Ish-ligjvënësi u mor në pyetje si person që ka dijeni për ngjarjen, pasi ka qenë një prej protestuesve më 21 janar. Në një prononcim të shkurtër për mediat, Çuko u shpreh se kjo ngjarje që u mori jetën 4 protestuesve nuk mund të lihet në harresë.
“Në cilësinë e atij që ka pasur dijeni. Janë vrarë 4 veta ju e dini shumë mirë. Janë 4 veta të vrarë në Bulevard që nuk mund të lihen kaq kollaj në harresë”, tha Çuko.
Më 1 nëntor në SPAK u pyet edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili në prill 2025 pati bërë një kallëzim penal për Lulzim Bashën, pasardhësin e tij, ish ministër i Brendshëm në kohën e protestës për shpërdorim detyre duke e akuzuar se dha urdhër për hedhjen e lëndëve kimike mbi protestuesit. Në pyetje është marrë edhe deputeti i PS, Xhemal Qefalia, si një prej organizatorëve të protestës.
Ndërkohë, para Prokurorisë së Posaçme kanë dëshmuar edhe ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, si edhe ish-zv.drejtori Agron Kuliçaj.
Dosja '21 janari'
SPAK nisi hetimet për protestën e përgjakshme të 21 janarit 2021 në bulevard pasi Gjykata e Strasburgut urdhëroi Strukturën e Posaçme të hetonte kallëzimin e bërë nga Rajmonda Nika, bashkëshortja e Aleks Nikës, ndaj Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Ndrea Prendit, zyrtarë nën juridiksionin e SPAK. Strasburgu e quajti krim shtetëror që duhej zbardhur: kush dhe si u dha urdhri për vrasjet shtetërore të 21 janarit dhe roli i Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, përkatësisht kryeministri dhe ministri i Brendshëm i kohës.
SPAK ka dërguar në laborator për ekspertim audio kasetën e dorëzuar pak javë më parë, e cila sipas familjareve të Aleks Nikës, një nga katër të vrarët në bulevard, tregon se vrasjet janë krim shtetëror dhe janë kryer me urdhër. Në materialin audio dëgjohet Ndrea Prendi, komandanti i atëhershëm i gardës, që jep urdhër të hapet zjarr luftarak mbi protestuesit, pra jo më plumba manovër.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
2 Dhjetor, 11:38
Buxheti 2025, a duhet pranuar amendamenti i PD-së për minimumin jetik?
-
Po
50.5%
-
Jo
39.8%
-
Nuk e di
9.7%
Vota total: 989
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e Alfred Dedjas, SPAK përgënjeshtron Berishën për të dytën herë në 24 orë: Viktima s’është i përfshirë në rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës më 2020
2 Dhjetor, 18:06
-
Grupet kriminale shqiptare në Ekuador dhe Britani, Dumani: Kemi marrëveshje dhe skuadra të përbashkëta! Hetimet po japin fryte
2 Dhjetor, 17:04
-
Lufta ndaj korrupsionit e krimit/ Dumani: SPAK sekuestroi 150 mln € asete! Prokurorëve t’u jepet mundësia e rikandidimit! Rrisni pragun monetar, të hetojmë vetëm çështje të vështira
2 Dhjetor, 15:29
-
Arrestimi i Jurgis Çyrbjes, SPAK pyet ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako! Shoqërohet me polic
2 Dhjetor, 12:06
-
A do të marrë pjesë në protestën e thirrur nga Meta para SPAK? Kryemadhi: S'merrem më me politikë do bëhem ndihmës avokate! Apelon sekuestron e vilave
2 Dhjetor, 11:58
-
PD padit në SPAK zv/kryeministren Belinda Balluku! Bardhi: Firmosi koston për impiantin fotovoltaik në digën e Zadejës 5 mln euro më shumë
2 Dhjetor, 11:44
-
Monitoruesit e Këshillit të Europës në Tiranë, Spiropali: Dalja nga monitorimi, rezultat i reformave! Balla: Prioritet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar
2 Dhjetor, 10:49
-
Berisha: Kam dokumente të lidhjes së bandave me politikën e drejtësinë! Sulmon Dumanin: Kreu i SPAK fle mbi dosjet e krimit
30 Nëntor, 21:46
-
Alibeaj në Report Tv: S’ka bashkëpunim me Berishën, PD një organizëm privat për të luftuar SPAK! Qeveria teknike? Lojë, i shiti Ramës zgjedhjet
29 Nëntor, 18:47
-
Investuan paratë e kokainës në Shqipëri! SPAK hetim pasuror grupit të Suel Çelës, priten 3 ekstradime nga Belgjika dhe Italia
29 Nëntor, 12:11
-
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
28 Nëntor, 22:25
-
Petro Koçi në Report Tv: Berisha skenar ogurzi si i ’97-ës, fshihet pas qeverisë teknike! Protestë me akte guerrile, duhet të gjykohet edhe për 21 janarin
28 Nëntor, 19:01