Hetimet për '21 janarin', Saimir Tahiri në SPAK pyetet edhe për kallëzimin që ka bërë ndaj Bashës: Ngjarje që duhet zbardhur (VIDEO)

Tirane- Saimir Tahiri u paraqitet sot në SPAK për tu marrë në pyetje si person që ka dijeni lidhur me dosjen e 21 janarit. Tahiri u paraqit në SPAK rreth orës 09:30 dhe qëndroi për gati 1 orë.

U pyeta për rolin që kam pasur në datën 21 janar dhe kallëzimin që kam bërë në vitin 2015. I qëndroj pikë për pikë asaj që kam thënë. Roli im ka qenë protestues. Të gjithë kemi qenë protestues. Është një ngjarje që duhet zbardhur. Shpresoj shumë të zbardhet ’ tha ai për gazetarët pasi doli nga SPAK.

Në kohën e protestës Tahiri ka pasur detyrën e deputetit të PS-së, ndërsa pas ardhjes së PS-së në qeveri u emërua në postin e ministrit të Brendshëm. 

Në prill 2015 Tahiri atëherë në postin e ministrit të Brendshëm bëri një kallëzim penal për Lulzim Bashën, pasardhësin e tij, ish ministër i Brendshëm në kohën e protestës për  për shpërdorim detyre duke e akuzuar se dha urdhër për hedhjen e lëndëve kimike mbi protestuesit.

Një ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme u paraqit deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia, i cili dha dëshminë si person që ka dijeni për ngjarje pasi ka qenë një nga organizatorët e protestës së 21 janarit 2011 para kryeministrisë ku mbetën të vrarë 4 protestues.

Në kuadër të këtij hetimi janë marrë në pyetje dhe ish drejtori i Përgjithshëm i policisë së shtetit Hysni Burgaj dhe një ditë më pas dëshmoi edhe zëvendësi i tij Agron Kuliçaj.  Të dy janë akuzuar për skandalin e zbatimit të urdhrave të arrestit të prokurorisë 18 ditë me vonesë, për Ndrea Prendin dhe 5 gardistët e tjerë, që dëmtoi rëndë hetimin.

SPAK nisi hetimet për protestën e përgjakshme të 21 janarit 2021 në bulevard pasi Gjykata e Strasburgut urdhëroi Strukturën e Posaçme të hetonte kallëzimin e bërë nga Rajmonda Nika, bashkëshortja e Aleks Nikës, ndaj Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Ndrea Prendit, zyrtarë nën juridiksionin e SPAK. Strasburgu e quajti krim shtetëror që duhej zbardhur: kush dhe si u dha urdhri për vrasjet shtetërore të 21 janarit  dhe roli i Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, përkatësisht kryeministri dhe ministri i Brendshëm i kohës.

Pak ditë më parë SPAK ka dërguar në laborator për ekspertim audio kasetën e dorëzuar pak javë më parë, e cila sipas familjareve të Aleks Nikës, një nga katër të vrarët në bulevard, tregon se vrasjet janë krim shtetëror dhe janë kryer me urdhër.

Në materialin audio dëgjohet Ndrea Prendi, komandanti i atëhershëm i gardës, që jep urdhër të hapet zjarr luftarak mbi protestuesit, pra jo më plumba manovër.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:10
21 Janari/ Tahiri paditi Bashën në 2015, Shqiptarja.com publikoi dokumentin e falsifikuar pas urdhërit të Bashës! Si u korrigjua regjistri i Gardës

Saimir Tahiri ishte sot në SPAK për tu marrë në pyetje lidhur me protestën e 21 janarit dhe vrasjen e 4 protestesve ku tha se ishte pyetur për kallëzimin e bërë nga ai në 2015. 

Por për çfarë kallëzimi bëhet fjalë në 2015?

Në prill 2015 Saimir Tahiri atëherë në postin e ministrit të Brendshëm bëri një kallëzim penal për Lulzim Bashën, paraardhësin e tij në kohën e protestës për  shpërdorim detyre pasi dha urdhër për hedhjen e lëndëve kimike mbi protestuesit.

Gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, më 9 prill 2015 Tahiri atëherë në postin e ministrit të Brendshëm njoftoi se kishte ngritur një padi ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha me akuzën për shpërdorim detyre pasi dha urdhra të jashtë ligjshëm për hedhjen e lëndëve kimike mbi protestuesit".

Shqiptarja.com atëherë publikoi dokumentin ku është ndryshuar informacioni për urdhërat e 21 janarit. Në materialin e siguruar nga shqiptarja.com dhe Report Tv duket qartësisht ndryshimi dhe falsifikimi që i është bërë regjistrit të Gardës në datën 21 janar 2012. 

Shkrimi i  shqiptarja.com 10 prill 2015

'21 janari', ja dokumenti I falsifikuar pas urdhërit të Bashës

Report TV dhe Shqiptarja.com ka mundur të zbulojë faqet e regjistrit te sallës komando te Gardës së Republikës ku është ndryshuar informacioni për urdhërat e 21 janarit leshuar nga ish ministri i Brendshëm Lulezim Basha për perdorimin nepermjet një helikopteri të lendëvë kimike mbi protestuesit.  Në materialin e siguruar nga Shqiptarja.com duket qartësisht ndryshimi dhe falsifikimi që i është bërë regjistrit të Gardës në datën 21 janar 2012.

Në dokument duket se ka korrigjime në 2 nga urdhrat e dhëna nga ish-ministri Basha për gardën. Dokumenti i modifikuar në datën 21 janar ka të ndryshuara urdhrin në orën 16:28 urdhri fillestar ishte: "Të ngrihet helikopteri të hedhë lëndë homogjene" dhe më pas është ndryshuar në lende lakrimogjene.

Në dy fletë të regjstrit të Gardës së Republikës, mjafton një vështrim me sy të lirë për të kuptuar se ka dyshime të forta se shënimet janë korrigjuar.
 

Duke iu bazuar edhe kallëzimit, sipas SHÇB-së, rezulton i pasqyruar me shënim nga operatori i Gardës urdhëri i dhënë nga ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, ora 16:28,

“Komunikoni me gjeneralin dhe të ngrihet helikopteri dhe të hedhë lëndë lakrimogjene mbi demonstruesit në Piramidë”. 

Në bazë të dyshimeve të SHÇB-së, para korrigjimit fjala “lakrimogjenë” ka qenë “homogjenë”. Në dokument duket se fjala është e korrigjuar. 

Një tjetër faqe e këtij libri është dorëzuar si provë materiale nga SHÇB në organin e akuzës. Shënimi shkruan se, “Urdhërdhënësi, gjenerali, ora 14:54 urdhëri: “Asnjë lloj zjarri pa zbatuar ligjin kundër demonstruesve”. 

Edhe në këtë dokument duket se ka korrigjim në këtë frazë, pasi ka fjalë të mbivendosura në shënim. SHÇB dyshon sipas ekspertëve të tij, se para korrigjimit kjo frazë ka qenë, “asnjë lloj zjarri pa dhënë urdhër” dhe më pas i është shtuar, “kundër demonstruesve pa zbatuar ligjin”. 

Në dokumenta duket qartë se në dy fletët që ministri i Brendshëm i referoi në Parlament. Duke iu bazuar kallëzimit të bërë nga SHÇB-ja, vetëm në këto dy fletë të mbajtura më 21 janar ka ndërhyrje në këtë regjistër dhe në asnjë fletë tjetër. Në materialin e siguruar nga Report Tv duket qartësisht ndryshimi dhe falsifikimi që i është bërë regjistrit të Gardës në datën 21 janar 2012.

Çfarë deklaroi Tahiri në Kuvend, me 9 prill 2015

"Ministri juaj i Brendshëm ka dhënë urdhër që të ngriheshin helikopterët dhe të hidhnin lëndë homogjene mbi demonstruesit tek piramida . 21 janar 2012 në librin e shënimit rezulton: Gjenerali, ora 14:54 urdhri asnjë lloj zjarri pa zbatuar ligjin kundër demonstruesve, por edhe kjo është e korrigjuar dhe mbi të ishte shkruar, asnjë lloj zjarri pa dhënë urdhër. Të dy shënimet duket me sy të lirë që janë të korrigjuar. Po kështu rezulton nga kqyrja se vetëm në datën 21 janar ka falsifikim dhe korrigjim të urdhrave, në këto kushte SHKB ka depozituar sot kallëzimin për bashkën në akuzën shpërdorim detyre i cili ka dhënë një urdhër të kundraligjshëm pasi nuk është në kompetencën e ministrit drejtimi i operacionit dhe përdorimi i lëndëve kimike.  Kjo është padia e depozituar sot për një ministër që rezulton se ka dhënë urdhër të ngrihet helikopteri dhe të hedhë lëndë kimike ndaj protestuesve . Nuk di ç'shpjegim do të ketë Basha për këtë por di se Ministrit të Brendshëm nuk i lejohet të japë urdhra operacional si ai që ka dhënë Basha duke ngritur tel. E imagjinoj që ky mund të ketë qenë urdhri juaj por shpresoj që të zbardhet. Një gjë ju siguroj: ky nuk është momenti as për tu tallur dhe as për të anashkaluar drejtësinë.

Për 21 janarin,duhet patjetër të ketë një përgjegjës. Nuk mund të them që Basha ashtu sikurse ka dhënë urdhër për helikopterin të ketë dhënë urdhër edhe për vrasjen por shpresoj të bëheni qytetarë të mirë dhe të përgjegjshëm" tha Tahiri në Kuvend.

S.G/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/11/2024 00:46

    Ndryshe nga gjithe budallenjte e tjere,vetem Berisha u tregua dhelper e nuk la gje te shkruar, qe t'a inkriminonte per gjera te tilla! S.d.q dokumenti i mesiperm edhe pse e keni bere me rreth te kuq eshte i palexueshem.Injoranca ne institucionet tona eshte alarmante! Jo vetem qe dokumenti duhej te ishte i datoligrafuar,por dhe disa rregulla bazike qe t'i kerkon gjithe bota kur shkruan(kur datilografimi eshte i pamundur),nuk jane zbatuar,si p.sh:perdorimi i shkrimit me shkronja shtypi dhe jo dore i perpilimit te dokumentit.Edhe nje nxenes i klasese se pare ka shkrim me te qarte se ky!

    Përgjigju
  • Ligji: 01/11/2024 22:21

    Ky pis kriminalizoi dhe kanabizoi me shume se kurre policine e shtetit. Jane qindra viktima dhe vuajtje qe nuk po i ndahen ketij populli per shkak te tij. Shkonte i droguat me motor tek Rozafa e Pellumb Gjokes. SPAK ta therrase dhe ti konfiskoje pasurine qe ka vendosur nga krimi dhe korupsioni se per 21 Janarin dihen fajtoret: Sali Vicidoli, Lyli Basha, Agron Kulici, Hysni Burgaj, Ndrea Prendi dhe Arjani shefi i eskortes te Saliut. Boll me show.

    Përgjigju
  • Laluci: 01/11/2024 14:13

    Urime sajmir gezohem qe je mir Ty te futen ne burg me llogje gazetaresh dhe llogje gangesterresh qe lavderoheshin qe kishin nji mik me emrin sajmo Tani erdhi dita te dalesh i pafajshem dhe ata qe te nxin e kan vendin ne burg

    Përgjigju
  • VEGLA E SALIHUT: 01/11/2024 12:54

    Lulzim Basha personi i ma i inkriminuar i politikës shqipëtare nga tri poste ministri nga se cila ka dalë i inkriminuar rëndë 1.rruga Morinë-Durrës që kurrë nuk nuk lidhi këto pika përfundimishtë dhe me konsekuenca katastrofale për buxhetin 2.Afera droge me ambasadorët dhe kufiri detarë me GR. 3.Dhe më e rënda vrasjet dhe plagsjet e protestuesëve plus për aferat tjera te UNMIK në Kosovë ku herdo kur duhet paditur nga gjkata e Prishtinës

    Përgjigju
  • Ylli: 01/11/2024 10:11

    Saja ishte grupi zjarrit dhe urdheruesi çdo te zeze ate dite

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 01/11/2024 11:42

      Ti rruash ... Saimirit o ylli gruppi I zjarit ishte saliu luli si dhe bashkepunetoret e tyre .mos u beni prokurore kur nuk jeni .

    • Or tej: 01/11/2024 10:29

      Ku shkoi ky pasi nxiti turmen se nuk e kam parasysh. Shkoi tek kafja si te tjeret apo qendroi ne shesh or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Rasti Bove dhe kërkesa e Igli Tares, trondit mjeku në Itali: Në Serie A një lojtar është i papërshtatshëm për të luajtur

Rasti Bove dhe kërkesa e Igli Tares, trondit mjeku në Itali: Në Serie A një lojtar është i papërshtatshëm për të luajtur