21 janari, të afërmit e viktimave:
Nuk kemi më besim te drejtësia

21 janari, të afërmit e viktimave: <br />Nuk kemi më besim te drejtësia
GJIROKASTER - Hiqmet Veizi, vëllai i njërit prej viktimave të 21 janarit të dy viteve më parë, është një nga dy vëllezërit e mbetur gjallë, nga familja e madhe, nga Komuna e Cepos, në rrethin e Gjirokastrës.

Në një intervistë ekskluzive për Shqiptarja.com, Hiqmeti, mes dhimbjes për të vëllanë e vrarë në protestën e 21 janarit të 2011, nuk nguron të akuzojë shtetin shqiptar, i cili për të, po luan me fatet e një familjeje që kërkon veçse drejtësi dhe ndëshkim të autorëve të vrasjes së Ziverit. Ndërkohë që shprehet se Ziveri ishte militant, por gjatë kohës kur PS ishte në pozitë, nuk e shpërbleu kurrë.

Po mbërrijmë në 2 vjetorin e vrasjes së vëllait tuaj.Çfarë emocioni keni në këtë moment kur ju mungon Ziveri i cili sipas jush ka qenë më i dashuri?

Jam i brengosur dhe mjaft i lodhur për të rrëfyer atë se çfarë ndjej. I zhgënjyer thellësisht dhe mosbesues pasi zhvillimet që po shikoj përditë në këtë shtet që jetojmë, janë mjaft mosbesuese. Nuk di ç'të them, por jemi bërë mosbesues në kulm dhe fati na ra ne që të vajtojmë humbjen e vëllait tonë dhe vrasësi ende nuk ka dale, ndonëse dihet.

A keni qenë në korrent me zhvillimet e procesit gjyqësor që zhvillohet me këtë çështje dhe për vlerësimet se plumbi që vrau vëllanë tuaj ishte rikoshetë?
Çfarë nuk dëgjon në këtë shtet, nga më absurdet më të mundshme, nga më të këqijat e mundshme, kur shikon sesi viktima shndërrohet në një kokëlesh dhe kokëpalar, siç thanë politikanët për vëllanë tim dhe ata që u vranë atë ditë. Por, më zhgënjyes më ka bërë fakti se Ziveri, është vrarë si pasojë e një plumbi rikoshetë. Kjo është absurde dhe mjaft e rrezikshme, pasi synohet t'i shmangen ndëshkimit real të vrasësit. Është tragjikomike dhe shumë ofenduese për ne, kur dihet mirë se plumbi ishte i drejtpërdrejtë dhe kurrësesi rikoshetë.

Besoni se një qeveri tjetër, pra nëse PS vjen në pushtet, atëherë do të ketë drejtësi për çështjen e vëllait tënd?
Shpresoj që po. Të paktën besojmë tek PS-ja, sepse tek ajo aderojmë të gjithë ne si familje, si vëllezër, si fis. Madje edhe Ziveri i gjorë, besonte tek një ndryshim pushteti, pasi vetë ishte anëtar i PS-së dhe mjaft i angazhuar në organizimet në Gjirokastër dhe në demonstrata, por ja që e pësoi. Shumë herë i thoja mos të dilte gjithmonë i pari në demonstrata e protesta, por ai me të tijën. Ishte militant i paparë, merrte përsipër çdo gjë dhe dashuronte me fanatizëm PS-në, ndërkohë që nuk pa ndonjë shpërblim apo përkujdesje nga ajo, si kur ishte në pushtet apo dhe në opozitë që ndodhet prej tetë viteve.

Ziveri, siç thoni dhe ju, ishte anëtar dhe militant i flaktë i PS-së. Kjo e fundit, ka treguar përkujdesje për ju?
Besoj se për fëmijët e tij dhe për ish-gruan që jetojnë momentalisht në Libofshë të Fierit, mbase ka treguar, se ish-gruaja nga e papunë, qysh kur u vra Ziveri, e fut në punë në Gjelbërimin e Bashkisë së Fierit. Më kanë thënë që i kanë rindërtuar shtëpinë dhe ja kanë bërë të re me fonde nga PS-ja, të paktën kështu kam dëgjuar, se nuk kam kontakte me ish-gruan e Ziverit. Ndërsa për ne që jetojmë në Gjirokastër, mund të them që unë kam filluar në Ndërmarrjen e Rrugëve Rurale që varet nga Qarku që është i PS-së. Pra, kaq ka qenë mbështetja e PS-së. Kam kërkuar nga njerëzit e PSsë këtu në Gjirokastër të holla për t'i bërë një varr Ziverit të ndjerë dhe askush nuk u tregua i gatshëm. Kjo na detyroi ne si vëllezër të ngelur gjallë dhe dy motrave, të mblidhnim ato pak lekë dhe të bënim një varr që kushtoi 200 mijë lek të reja.

Pra, PS nuk ka dhënë ndonjë kontribut financiar për ju dhe njerëzit e tjerë të familjes?
Po patjetër dhe të parit Veizit, 1 ditë pasi humbi jetën. I pagoi drekën e varrimit. Ky ishte i vetmi dhe i pari kontribut financiar që ka dhënë PS-ja për Ziverin dhe ne si vëllezër dhe motra të tij. Megjithatë, kjo nuk na privon dhe nuk na ndryshon bindjen që kemi për të sepse për të do të votojmë sërish në qershor.

Mbani mend ditën e kobshme për ju, 21 janarin e dy viteve më pare, kur e takuat për herë të fundit?
Po patjetër. Qysh në mëngjes, Ziveri ishte përgatitur të shkonte me një autoveturë të një shoku nga fshati, por ajo nuk u ndez dhe më vonë shkoi me një autobuz që ishte vënë në dispozicion. Unë i thashë të kishte kujdes, se nuk i dihet se çfarë ndodhte, por ai më buzëqeshi dhe më përshëndeti me dorë. Më vonë e morëm vesh nga televizionet vdekjen e tij dhe ndërkohë që kishte mospërputhje emri një herë Ziver, një herë Zihni, një herë Vezir Veizi ... dhe ndërkohë që shpresonim që mos të ishte ai, por më vonë e konfirmuam me njerëzit tanë që ishin në demonstartë që ai ishte dhe kështuqë hapëm derën e mortit në shtëpi, qysh atë natë.

* Në foto vëllai i Ziver Veizit, Hiqmet Veizi

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com, 20 janar 2013
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje