21 janari, Wollfarth: Familjet
meritojnë drejtësi pa ndikim nga politika
Familjet e viktimave dhe të të plagosurve meritojnë drejtësi, që duhet të vendoset shpejt, në mënyrë të paanshme dhe pa ndikim nga asnjë palë politike. Kështu është shprehur kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Eugen Wollfarth.
TIRANE - Familjet e viktimave dhe të të plagosurve meritojnë drejtësi, që duhet të vendoset shpejt, në mënyrë të paanshme dhe pa ndikim nga asnjë palë politike. Kështu është shprehur kryetari i Prezencës së
OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Eugen Wollfarth në një intervistë të shkurtër për zëdhënësen e OSBE-së në Vjenë, Cathie Burton, lidhur me ngjarjet e 21 Janarit.
Ambasador, dy vjet pas ngjarjeve në Tiranë, a mund të më thoni se si ndiheni tani? Kujtimi i ngjarjeve të 21 Janarit mbetet ende shumë i gjallë. Pamë viktima në rrugët e Tiranës dhe pamë edhe një numër të madh protestuesish dhe policësh të plagosur. Ky kujtim është ende shumë i pranishëm. Shprehim dhembshurinë tonë, edhe timen personalisht, për familjet e viktimave dhe të të plagosurve.
Si reaguat në atë kohë? E kishim shumë të vështirë t'u besonim syve tanë. Një prishje e tillë e rendit publik nuk është e zakontë në Shqipëri dhe në atë rast ishte e jashtëzakonshme. Ne kishim pak kohë që kishim mbërritur në Shqipëri: unë para pak muajsh, më pas ambasadori amerikan Alexander Arvizu, me të cilin isha atë ditë; ndërsa ambasadori i Bashkimit Evropian Ettore Sequi sapo kishte mbërritur. Që nga ai çast, ne reaguam bashkërisht si komunitet ndërkombëtar, ndaj këtyre ngjarjeve, të cilat ishin vërtet traumatike.
Çfarë do të donit të shihnit tani? Është shumë e rëndësishme për familjet e viktimave si dhe të të plagosurve që drejtësia të vihet në vend. Kjo duhet të ndodhë në përputhje me shtetin e së drejtës. Në demokraci duhet të ketë llogaridhënie dhe Shqipëria është demokraci. Familjet e viktimave dhe të të plagosurve e meritojnë këtë drejtësi. Ajo duhet të vendoset shpejt, në mënyrë të paanshme, pa ndikim nga asnjë palë politike, duhet e respektuar në mënyrë të rreptë ligjin dhe, shpresojmë, brenda një kohe të shkurtër.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
74.7%
-
Jo
21.7%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 2577
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15