Pas homazheve në Bulevard xhaxhai i të ndjerit Aleks Nika, Mark Nika është shprehur për Report Tv se Drejtësia ka dështuar për zbardhjen e vrasjes së 21 janarit janë grumbulluar prova të reja, pasi gjykata e Strasburgut ka sjellë fakte të reja.
/Shqiptarja.com
“Unë kam informacione se janë grumbulluar prova të reja për Ndrea Prendin, së shpejti do të hapet hetimi jo vetëm për Aleksin por edhe për ata të tjerët. Jeta e Aleksit është marrë nga arma e Andrea Prendit, ish-komandantit të gardës, është e indetifikuar se arma e krimit është dëmtuar qëllimisht për të zhdukur provat e krimit, duke ndërhyrë mekanikisht,” tregoi Mark Prendi.
Mark Nika thotë se jeta e Aleksit është marrë nga arma e Andrea Prendit, u ndërhy mekanikisht për të ndryshuar provat por plumbi nuk mund të fshihej. Ne s’kemi pasur kontakte me prokurorinë por është kompletuar çështja .
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com
LAJMET MË TË VLERËSUARA
VIDEO








