TIRANE - “Sali Berisha në pushtet është kryetari i gjykatës dhe çdo vendim që jep ajo është vendimi që ka shkruar ai dhe firmoset formalisht nga gjyqtarët”. Zef Brozi, ish-kryetar i gjykatës së Kasacionit deri në 1994 thotë në një intervistë për “Shqiptarja.com” se kryeministri, ashtu si në kohën kur ishte president në vitet 1992-1997 ka nën kontroll gjithçka dhe se pot ë kishte drejtësi të pavarur, ai do të ishte duke vuajtur dënimin për krimet që i ka bërë popullit shqiptar

Z. Brozi, si do ta komentonit vendimin e gjykatës për të lënë të lirë gardistët e akuzuar për vrasjet e 21 janarit?


Vrasjet e 21 Janarit 2011 i kam pёrjetuar me shumё dhimbje, dёshpёrim, zhgënjim…Nuk ka asnjë rëndёsi fakti se unё nuk i kam njohur katёr viktimat e plumbave qё komandoheshin nga Kryeministria. Kur shteti vret njё qytetar tё vet, tё gjithe jemi tё rrezikuar e kёrcёnuar.  Ndёrsa lotёt e Anёs edhe sot mё përlotin. Fёmijёt e vegjёl të Aleksit sikur na bёjnё apel të gjithëve, edhe ne që jemi emigrantё.  Ne njё vend ku ka padrejtёsi nuk mund te ketё as paqe tё vёrtetё.

Kam ndjekur me shumё vёmendje hetimin dhe gjykimin e vrasjeve të katёr dёshmorëve të demokracisё (Kam bindje se po afron dita që ata edhe zyrtarisht do tё deklarohen e nderohen si tё tillё). Një akt terrorist shtetёror si ai i 21 Janarit 2011 duhej te ngrinte popullin nё protesta tё pandalshme derisa urdhëruesit dhe ekzekutuesit të merrnin ndёshkimin e merituar. Martin Luter King, Jr. thoshte ne mёnyrë elokuente “…Ata qё pranojnё djallin duke mos protestuar kundёr tij, ata realisht po bashkёpunojne me tё”.

Para se të jap mendimin tim lidhur me vendimin, le të jap opinionin tim nëse duhet apo jo të komentohen vendimet e gjykatave. Edhe kёtu nё Amerikё, ku gjyqёsori ёshtё realisht i pavarur e roje e lirisë dhe të drejtave të qytetarëve, ku gjyqtarёt gёzojnё respektin dhe besimin e publikut, vendimet e gjykatave komentohen (pro dhe kundër) nё shtyp, nё media, nё auditore, nё botime akademike etj. Madje kёtu ne Amerikё bёhen protesta edhe para Gjykatёs sё Lartë, siç ishte rasti disa muaj mё parё kur kjo gjykatё po shqyrtonte çёshtjen e ligjit për reformën shёndetёsore. Protestonin si grupet qytetare qё ishin pro, ashtu edhe ato qё ishin kundёr. Por kёto protesta nuk i pengonin gjykatёsit e nderuar tё jepnin njё vendim sipas Kushtetutёs dhe bindjes sё tyre.

Qeveria, Parlamenti dhe Gjyqёsori nuk duhet t’i tremben e as t’i shmangen opinionit publik  dhe gjykimit të popullit, të cilit duhet t’i shёrbejnё.

Vendimi i Berishёs, mё falni, vendimi i gjykatёs, ёshtё pak ta quash skandaloz. Nuk besoj se ai vendim ёshtё marre mbi bazёn e bindjes se gjyqtarёve duke u bazuar nё ligj e prova. Ky vendim pritej dhe vetёm naivёt dhe ata qё nuk e njohin Berishёn mund tё kenё shpresuar se do jepej drejtёsi.

A mund të jenё tё besueshme arsyet e mospranimit tё ekspertizёs mё tё kualifikuar tё botёs, pra tё FBI qё u kёrkua zyrtarisht nga Prokuroria?

Sa tё jetё Berisha ne pushtet as tё mos u shkojё nё mendje pavarёsia e gjykatave. Skandaloz ёshtё edhe fakti se urdhёruesi, arkitekti i terrorit shtetёror tё 21 Janarit, Sali Berisha, nuk ёshtё marrё akoma i pandehur. Tani Prokurori i Pёrgjithshёm duhet tё provojё me vepra se i shёrben Shqipёrisё dhe shtetit ligjor e jo Berishёs e klanit tё tij. Pra duhen filluar pa vonesë hetimet ndaj Berishёs dhe zyrtarёve tё tjerё të implikuar ne vrasjet e 21 Janarit, Gerdecin etj…

Gjykata reagoi se nuk e pranonte qëndrimin e ambasadës amerikane në Tiranë, e cila u shpreh tre ditë më parë se vendimi ishte tronditës. Çfarë sinjali është ky?

Ёshtё qёndrimi i kryeministrit Berisha. Ёshtё sjellja antiamerikane e Berishёs, si ajo e viteve 1996-1997. Ose mё saktё, Berisha ёshtё mik i Amerikёs vetёm kur pёrkёdhelet prej saj. Berisha dhe qeverisja e tij nuk kanё asgjë tё pёrbashkёt me vlerat dhe principet e demokracisё Amerikane. Me kёtё rast dua tё pёrshёndes Ambasadorin Arvizu pёr shprehjen qartё dhe prerё të qёndrimit tё drejtё tё qeverisё Amerikane pёr gjykimin dhe hetimin e 21 Janarit.  Dua tё besoj se tani Ambasadori Arvizu e njohu kush ёshtё realisht diktatori Berisha dhe do tё jetё vetёm nё anёn e popullit nё luftёn kundёr diktaturёs.

Po qëndrimi i ambasadorit të SHBA që zhvilloi takim me prokurorin e përgjithshëm dhe kërkoi hetim të besueshëm?

Amerika ka qenё e mbetet model efektiv i demokracisë, pavarësisё sё gjykatave dhe shtetit tё sё drejtёs. Populli dhe qeveria Amerikane ne kёto 20 vjet kanë financuar miliona dollarë pёr projekte të ndryshme në Shqipёri, pёrfshirё edhe projekte pёr prokurorinё dhe gjykatat.  Institucionet shqiptare qё pёrfitojnё nga kёto projekte e ndihma duhet tё dёshmojnё sa efektive kanё qenё kёto ndihma.  Pёrndryshe populli amerikan nuk duhet tё paguajё pёr tё ndihmuar qeveritarё e pushtetarё tё korruptuar nё Shqipёri. Takimi i Ambasadorit Arvizu me Prokurorin e Pergjithshёm ёshtё një mesazh pёr drejtёsinё shqiptare pёr njё luftё reale kundёr krimit e korrupsionit, e sёpari pёr hetimin e plotё te 21 Janarit, pёrfshirё edhe urdhëruesit e vrasjeve.

Por shqiptarёt duhet ta kenё tё qartё se jane vetё ata qё duhet tё marrin përgjegjësinё për qeverisjen, fatin dhe jetёn e tyre. Janё shqiptarёt që vuajnë dhe durojnë një qeverisje diktatoriale e tё korruptuar. Janё vetё shqiptarёt qё mund e duhet ta ndryshojnë qeverinё e tyre sa herë ajo shkel kontratën e qeverisjes për popullin. Të huajt, pёrfshirё edhe miqtё mё tё mirё tё Shqipёrisё, thjesht mund ta shpejtojnё apo ngadalёsojnё procesin shqiptar te ndryshimeve, por jo ta bёjne atë.

Si ju është dukur pretenca e prokurorisë që kërkoi denim nga 23-25 vite për ish-kreun e gardës dhe ish-gardistin?

Ndonёse Prokuroria akoma deri sot nuk ka filluar çështjen penale ndaj Sali Berishёs, pra është marrë vetёm me ushtarёt e Berishёs, pёrsёri duhet vlerёsuar puna e saj nën një presion e terror te gjithanshem të kryeministrit dhe klanit tё tij. Ёshte e turpshme edhe t’i kujtojme fyerjet, shpifjet dhe akuzat e Berishës ndaj Prokurores së Përgjithshme Ina Rama.  Në një shtet ligjor do tё mjaftonte edhe vetёm kaq qё Berisha tё shkarkohej si kryeministёr dhe tё vihej edhe para përgjegjësisё ligjore.

Berisha tha se nuk do t’i komentonte anjëherë vendimet e gjykatave. Çfarë marrëdhenieje ka patur Berisha ne pushtet me gjykatat, duke përmendur edhe shembullin tuaj?

Marrёdhёniet dhe qёndrimet e Berishёs ndaj gjyqёsorit e prokurorisё me pak fjalё do t’i pёrshkruaja kёshtu: Berisha nё asnjë sekondë tё qeverisjes sё tij nuk e ka respektuar apo dёshiruar njё gjyqёsor dhe prokurori tё pavarur. Pёr tiranin Berisha njё gjyqёsor dhe prokurori e pavarur pёrbёjnё kёrcёnim e rrezik, ndёshkim për krimet dhe korrupsionin e tij, pra edhe çështje tё tij nga pushteti.

Nёse Shqipёria do tё kishte realisht gjykata e prokurori të pavarura sot Berisha do ishte duke vuajtur dёnimin për krimet monstruoze qё u ka bёrё shqiptarёve dhe Shqipёrisё. E si mundet Berisha tё komentojё ato vendime qё nё fakt i jep vetё, por vetëm sa i firmosin gjyqtarёt? Berisha e dha vendimin për 21 Janarin qё atë natё kur urdhëroi terrorin dhe në ditёt pas tij. A ju kujtohet kur kapёrceu nga një alibi në tjetrёn dhe u ndal tek varianti i vrasjes nga plumba rikoshetë? Nё njё intervistё qё kam dhёnё në Zёrin e Amerikёs disa ditë pas 21 Janarit e kam denoncuar edhe kёtё dredhi te kryeministrit. Shqipёria sot ёshtё pёrballё njё rreziku real pёrderisa  gjyqësori dhe gjithë pushtetet janё në duart e nje individi-Berishёs-kryeministrit që lan duart me gjakun e shqiptarёve dhe dhjamoset mbi varfёrinё e tyre.

Keshtu ka vepruar Berisha edhe me Gjykatёn Kushtetuese dhe gjyqesorin nё disa cёshtje gjatё viteve qё ai ishte President. Disa gjyqtarё, gjykatёs e prokurorё u bёnё vegla dhe shёrbёtorё tё neodiktatorit Berisha nё ato vite duke u bёrё kёshtu bashkёpunёtorё te djallit –president nё varrosjen e demokracisё sё sapolindur.

Kur unё isha Kryetar i Gjykatёs sё Kasacionit (sot Gjykata e Lartё) nё periudhёn Shtator 1993-Shtator 1995 pata rastin, ose mё saktё fatin e keq, qё tё pёrballohesha me njё Berishё President qё donte tё ishte de facto edhe Kryetar i Gjykatёs sё Kasacionit, pasi gjykatat e tjera i kishte vёnё nёn thundrёn e tij. Unë jam sot emmigrant sepse bёra zgjidhjen mё tё vёshtirё e me shumё sakrifica, por zgjidhjen mё tё drejtё e mё dinjitoze: nuk pranova tё bёhesha njё gjykatёs kukull ne duart e Berishёs, as pjesёtar i klanit tё tij kriminal e tё korruptuar. Dhe mё kryesorja: Bёra detyrёn si Gjykates ne mbrojtje tё te drejtave tё ligjshme te qytetarёve, qofshin kёta gazetarё, minoritarё, opozitarё, apo qytetarё tё thjeshtё. Hodha nje hap drejt tentativёs pёr t’i bёrё  gjykatat garantuese dhe mbrojtёse te lirisё e demokracisё. Kontributi i seicilit matet me veprimin qe ben, dhe jo me me mosveprimin a heshtjen e tij, apo me dështimin e sistemit.

As nё diktaturat mё tё pёrgjakshme nuk ka ndodhur me Gjykatёn e Lartё ajo që ka bёrё Berisha ndaj Gjykatёs sё Kasacionit ne vitet 1994-1995.  Rrethim policor i Gjykatёs, kёrcёnime e perndjekje nga SHIK-u dhe banditёt e Berishёs, disa herë votuar në Parlament për heqje imuniteti, survejime e përgjime kudo ku shkoja. Dhe pёrçarja e gjykatёsve në dy grupe: Grupi i Berishёs dhe Grupi Mbrojtjes sё Ligjit që etiketohej Grupi i kundёrshtarёve tё Berishёs. Dhe pёr mё keq, atёhere Berisha në arenёn nderkombёtare shihej si pёrfaqёsues i demokracisё në Shqipёri.  Vullneti i pashait u vulos me shkarkimin antikushtetues dhe me fallsifikim te votave në Parlament. Më pas ky dhunim i KUshtetutёs u bekua nga Gjykata Kushtetuese e komanduar nga Berisha. Pas shkarkimit qё i bёri Maksim Haxhisё, i cili nuk iu bind urdhёrave tё kundёrligjshme tё Berishës dhe nuk pranoi të vihej nën diktatin e tij, realisht Berisha ishte edhe Prokuror i Pёrgjithshëm, kryetar SHIK-u, kryepolic, kryeministër etj. Tani pas gati dy dekadash pushteti i Berishёs ёshtё edhe mё i rrezikshёm, mё i pasur, por edhe mё i fundosur nё korrupsioni e krim.

Tani qё po ju përgjigjem u kujtova se 18 vjet mё parё, me 8 Shkurt 1995 nё Gjykatёn e Kasacionit u gjykua çёshtja e pesë minoritarёve (çёshtja “Omonia” dhe unё kryesoja trupin gjykues.  Mbase mund të ketё interes tё ndalem shkurtazi nё kёtё cёshtje pёr tё dhёnё mesazhet edhe pёr sot. Gjykimi u bё nёn kёrcёnimin dhe terrorin e pushtetit tё Presidentit Berisha. Disa ditё para gjyqit tё dёrguarit e Berishёs mё kёrkuan qё tё mos isha unё nё trupin gjykues dhe tё caktoja gjykatёsit që ata donin. Kur unё nuk i pranova kёto ultimatume flagrante, mё kёrcёnuan me tё gjitha mёnyrat e tyre djallёzore e kriminale. –Do ta dёrgojmё pёrsёri cёshtjen nё Parlament nёse nuk bёn kёto qё po tё themi, me thanё dёrgata e tiranit. –E provuat disa herë, edhe para një jave dhe dёshtuat. Hiqeni imunitetin kur tё doni, ndjehem i qetё para se vёrtetёs, vetes dhe popullit. Imunitetin e vёrtetё ia jap vetes me korrektёsinё time,- u pёrgjigja prerazi.

Ditёn e gjyqit Berisha dёrgoi SHIKU-n qё pёrcolli kёrcёnimin e radhёs:  “Mos guxo tё lirosh minoritarёt, spiunёt…”. Mё kujtohet se si në kohёn që ne si trup gjykues u tёrhoqёm pёr tё marrё vendimin, disa shikas po tentonin  tё hynin nё dhomёn e kёshillimit ku ishim ne tre gjykatësit: Petrit Plloçi, Vangjel Kosta dhe unë.   Menjёherё pas shpalljes sё vendimit qё lironte minoritarёt e dёnuar, kreu i SHIKU-t mё kёrcёnon nё telefon: “Do tё tё vras me duart e mia, si guxove dhe lirove grekёrit, spiunёt…” . Dhe nё fakt pushteti kriminal i Berishёs ka tentuar edhe asgjёsim fizik, gjё qё e kam denoncuar publikisht qё nё atё kohe.

Te jesh gjyqtar i pavarur nё Shqipёri nuk ёshtё e lehtё dhe kёrkon guxim, ndershmёri, pёrkushtim ndaj misionit fisnik qё tё ёshtё besuar dhe korrektёsi maksimale.  Por ata qё nuk i kanё kёto cilёsi nuk mund te bёjnё drejtёsi, pra as tё jenё gjyqtarё.

Por situate e sotme ne gjyqёsor nuk ёshtё vetёm pёr shkak te gjyqtarёve.  Ёshte politika, eshtё sistemi, eshtё i gjithё trupi shtetёror “I sёmurё”.  Ёshtё politika qё e do gjyqesorin te dobёt, servil e shёrbёtor tё saj e jo misionar tё  drejtёsisё. Kёshtu ka qenё gjatё gjithё kёtyre 20 viteve. Ndryshimet dhe reformat në drejtёsi duhet te fillojnë me ndryshimet dhe reformimin rrёnjёsor tё politikёs shqiptare dhe qёndrimeve tё politikanёve e pushtetarёve ndaj gjyqësorit.

Dhe vetёm kur para ligjit tё pёrgjigjen njёsoj si qytetari, ashtu edhe gjyqtarёt, prokurorёt, kryeministri, ministrat, politikanёt, etj. vetёm atёhere mund tё thuhet se po bёhet drejtёsi e barabartё pёr tё gjithё sipas ligjit. Atёhere edhe urdhёruesit dhe ekzekutuesit e aktit terrorist të 21 Janarit do marrin dёnimin e merituar.