TIRANE - Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk do të inspektojnë ligjshmërinë e vendimit të Gjykatës së Tiranës për shpalljen të pafajshëm të ish-komandantit të gardës Ndrea Prendi dhe gardistit Agim Llupo, pa përfunduar i gjithë procesi i 21 Janarit. Ky fakt është konfirmuar nga titullarët e këtyre institucioneve Ministri Eduart Halimi dhe zv/kryetari i KLD-së, Elvis Cefa.
Sipas tyre, inspektoriatet e Ministrisë së Drejtësisë dhe KLD-së, nuk mund të kontrollojnë dosjen pa përfunduar procesi në te gjitha hallkat e gjyqqsorit.
“Hetimi për 21 janarin vazhdon. Të lëmë drejtësinë të thotë fjalën e fundit për ketë ngjarje të rëndë”, u shpreh për mediat ministri Halimi. Ndërkaq, Cefa tha: "Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, përfshirë edhe ai i Ministrisë së Drejtësisë, çdo individ apo çdo lloj institucioni tjetër në këtë vend, nuk ka absolutisht asnjë të drejtë ligjore të shprehet apo të gjykojë mbi përmbajtjen e një vendimi gjyqësor, pa kaluar kontrollin gjyqësor, ashtu sikundër Kushtetuta dhe ligjet organike parashikojnë. Është gjykata e shkallës më të lartë ajo që shprehet nëse një vendim i një gjykate më të ulët është ose jo i drejtë",
Ndërkaq Avokati i Popullit, Igli Totozani u shpreh se nuk mund të komentoje vendimin e Gjykatës.
Këto deklarata u bënë gjatë nënshkrimit të një memorandumi për bashkëpunim midis Ministrisë së Drejtësisë, KLD-së dhe Avokatit të Popullit. Memorandumi parashikon që 3 institucionet të bashkëpunojnë për të shqyrtuar ankesat e qytetarëve.
*Foto, seanca gjyqësore ku u dha vendimi për 21 Janarin
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com