Ambientet ku do të zhvillohen provimet e Maturës Shtetëror, në kryeqytet do të ndahen në 21 mjedise. Drejtoria Arsimore bën të ditur se ka hartuar planet e masave për mbarëvajtjen e tyre.
Drejtuesit e shkollave kanë përgatitur hartat e shpërndarjes së të rinjve nëpër klasa. Sipas Drejtorisë Arsimore ambientet e provimeve do të janë 21 mjedise që janë shkolla shtetërore, gjimnaze dhe shkolla profesionale, ku çdo shkollë të ketë një numër nxënësish më të madh se 150.
Mbyllja e muajit maj shënon çeljen zyrtare të provimeve të Maturës Shtetërore 2013. Konkretisht në datën 31 Maj, maturantët dhe kandidatët e tjerë që do të aplikojnë për pranimet në shkollat e larta publike të vendit, do t'i nënshtrohen provimit të parë të detyruar të maturës në lëndën e Gjuhës-Shqipe dhe Letërsisë.
Provimi i dytë i detyruar do të zhvillohet në lëndën e Matematikës në datën 14 qershor. Ndërsa provimet e lëndëve me zgjedhje do të zhvillohen në një ditë vetme, përkatësisht më 29 qershor.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 02.05.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com