Shqipëria renditet në vendet ku është ulur niveli i rrezikut nga terrorizmi. Gazeta britanike “The Telegraph”  ka publikuar një hartë sa i përket rrezikut nga terrorizmi  dhe dhunës politike.

Në analizë merren  21 vende në botë, e sipas të dhënave kanjë reduktim të riskut të terrorizmit dhe dhunës politike. Shkalla e rrezikut nga terrorizmi për Shqipërinë për vitin 2014 ishte 3, ndërsa për vitin 2015 ajo është ulur në 2. Vendet më të rrezikuar janë Franca dhe Gjermania, që po përballen me kërcënime terroriste, për shkak të mbështetësve të ISIS dhe Al Kaedës.

Në nëntë vende të tjera, përfshirë Belgjikën, Kanadanë, Danimarkën, Estoninë, Islandën dhe Norvegjinë, është rritur rreziku i kërcënimit terrorist, për shkak të influencës në rritje të Shtetit Islamik në Irak, dhe mbështetësve të Al Kaedës. Për Estoninë, raporti nënvizon se shkaku i rritjes së shkallës së rrezikut është agresioni rus. 

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)