21-vjeçari rrezikon postbllokun
prangoset me 30 kg marijuanë

21-vjeçari rrezikon postbllokun <br />prangoset me 30 kg marijuanë
GJIROKASTER – Rreth 30 kilogramë është sasia e lëndës narkotike të sekuestruar gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme nga policia e Gjirokastrës në bashkëpunim me FNSH-në.

Si pasojë e këtij operacioni u bë i mundur arrestimi i shtetasti Ledjon Kadena, 21 vjeç, lindur dhe banues në Gjirokastër. Në automjetin e tij tip Golf me targa FR 60 55 B u sekuestrua 30 kilogramë lëndë narkotike e llojit marijuanë.

Sipas policisë, në momentin që 21-vjeçari ka vënë re prezencën e policisë në postbllokun e ngritur në aksin nacioanl Gjirokastër-Dervician, ka rritur shpejtësinë e makinës duke rrezikuar edhe jetën e punonjësve të policisë. Policia e vënë në ndjekje të tij ka arritur të prangosë në një rrugë dytësore në afërsi të komunës Antigone. Mësohet se lënda narkotike ishte blerë në Lazarat dhe do të transportohej në qytetin e Fierit.

“Nga veprimet e para hetimore rezultoi se drejtuesi i automjetit e kishte marrë lëndën narkotike në fshatin Lazarat dhe do ta transportonte deri në dalje të qytetit Gjirokastër ku do ta blinte një shtetas nga Fieri i cili porsa ka parë që automjetin që priste ti sillte lëndën nrakotike që po e ndiqte policia është larguar menjëherë , por që gjatë veprimeve të para hetimore është identifikuar nga ana jonë dhe është shpallur në kërkim policor ku per arsye hetimi nuk bjeme me dije gjeneralitetet e tij.”, -thuhet në deklaratën zyrtare të policisë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ 68 vjeçari u gjet i vrarë, autorët e grabitën dhe goditën me sende të forta, Report Tv sjell pamje nga vendngjarja në banesën e të moshuarit

Vlorë/ 68 vjeçari u gjet i vrarë, autorët e grabitën dhe goditën me sende të forta, Report Tv sjell pamje nga vendngjarja në banesën e të moshuarit