21 vjet FRESSH, Rama: Taksa-
paguesi më i madh,Kryeministri

21 vjet FRESSH, Rama: Taksa-<br />paguesi më i madh,Kryeministri
TIRANE - Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar festoi sot 21-vjetorin e krijimit të tij. I konceptuar në formën e një spektakli të madh me pjesëmarrje artistësh të humorit e këngëtarë, në ceremoninë festive të mbajtur në pallatin e Kongreseve ishin të pranishëm kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, por dhe ish-krerët e FRESSH ndër vite, i pari kryetar i këtij forumi Ilir Zela, Pandeli Majko, Gjergji Koja.

Fjalimi i Ramës, i frymëzuar nga rrëfimet e të rinjve socialist mbi eksperiencat e tyre njerëzore, u fokusua në ndryshimet që do realizojë PS për një rilindje të Shqipërisë së rrënuar, siç e cilësoi Rama. Në këtë kuadër Rama ritheksoi heqjen e taksës për biznesin e vogël dhe dhe se pas 23 Qershorit qeveritarët do të taksohen më shumë. “Kryeministri do të jetë taksapaguesi më i madh në sektorin publik”, tha kryesocialisti.

Në fjalën mbajtur para të pranishmëve Rama siguroi të rinjtë për fitore në zgjedhjet e 23 qershorit. Ndërsa duke u fokusuar në sektorin e arsimit, të cilin Rama e cilësoi lë lënë pas dore, numri një i opozitës akuzoi njëherësh qeverinë se bashkëjeton me injorancën dhe se nëpërmjet injorancës mban në dorë pushtetin. Opozita në pushtet sipas kryesocialistit do t’i japë lirinë Shqipërisë përmes dijes.

Pandeli Majko, një nga ish-krerët e FRESSH u ndal në deklaratën e Kryeministrit Berisha në mbledhjen e kryesisë së PD ku tha se do t’i zgjidhte vetë deputetët për zgjedhjet e 2-13-ës. Sipas Majkos Shqipëria nuk mund të mbesë peng i një projekti të një njeriu. “Berisha tha se deputetët për zgjedhjet e 2013 do t’i zgjedh unë..zgjedhjet do jenë projekt personal i imi... A mund të mbetet Shqipëria peng i një projekti personal të një njeriu? Sot duhet t’i themi këtij njeriu NDAL! Shqipëria nuk mund të qeveriset nga një projekt personal, meriton projektin e të gjithëve për të gjithë” theksoi Majko.

Ndërkaq, Pandeli Majko çeli zyrtarisht fushatën e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 2-13-ës, ku u shpreh: “Ne kemi të drejtë të themi se nga kjo sallë po fillojmë fushatën për të fituar zgjedhjet e 23 qershorit”.  Sipas Majkos, takimi në 21-vjetorin e FRESSH është dita për të ritakuar ëndrrën e nisur vite më parë.

Ceremonia festive e 21-vjetorit të FRESSH ishte e hapur për të gjithë. Në këtë kontekst nuk është bërë ftesë për asnjë nga ish-krerët e FRESSH, që tashmë militojnë në parti të tjera. Ish-kryetari i FRESSH, aktualisht kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta dhe ish-kryetarja e FRESSH, tashmë anëtare e kryesisë së LSI, Monika Kryemadhi nuk ishin pjesë e këtyre festimeve. Sipas burimeve zyrtare të LSI mësohet se s’do të marrin pjesë në këto festime, pasi nuk kanë ftesë zyrtare dhe meqenëse është thënë se do jetë një festë e hapur, kreu i LSI nuk mund të lëvizë pa ftesë në një eveniment të tillë.

RAMA: FALE RINISE DO FITOJME ZGJEDHJET

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në fjalën mbajtur para të pranishmëve siguroi të rinjtë për fitore në zgjedhjet e 23qershorit, duke vlerësuar njëkohësisht angazhimin e tyre në FRESSH. “Falë jush unë sot jam ende më i bindur se një vit më parë se së bashku jo vetëm do të fitojmë zgjedhjet, por me fitoren ne do të rilindim Shqipërinë. Kjo është një ditë feste, edhe ky moment që po kalojmë së bashku është një moment i konceptuar si një festë”, tha kryesocialisti.

Vend të veçantë në fjalën e tij zuri fjalimi që Rama mbajti për të cilin theksoi se është i krijuar nga të rinjtë, ku secili prej tyre rrëfeu histori personale. “Duke qenë se kjo nuk është një ceremoni zyrtare unë kam ardhur këtu me 10 fjalime dhe me po aq zëra, nuk bëj shaka dhe kjo që kam përgatitur nuk është lojë. U ula dhe bisedova gjerë e gjatë me vajza dhe djem që e kanë përjetuar këtë rrugë të këtij një vjeçari si një moment shumë të rëndësishëm për jetën e tyre, dhe pasi i dëgjova i bëra një propozim: Pse të mos e mbajmë bashkë fjalimin e kreut të PS për 21-vjetorin e FRESSH”, deklaroi Rama.

RAMA: QEVERITARET E NESERM DO TE TAKSOHEN ME SHUME
Kryesocialisti vuri theksin në heqjen e taksës për biznesin e vogël dhe idenë e taksimit më të lartë për ata që paguhen më shumë. “Qeveritarët e nesërm do të taksohen më shumë, tha kryesocialisti. Duke qenë i sigurt për fitore në zgjedhjet e 23 qershorit, Rama u shpreh se “Kryeministri do të jetë taksapaguesi më i madh në sektorin publik”

RAMA: QEVERIA NE PUSHTET BASHKEJETON ME INJORANCEN
Në fokus të kryesocialistit Rama u vendos edhe arsimi, sektor për të cilin u shpreh se do të stimulojë dijen duke i dhënë mësuesit rolin që i takon. Sipas numrit një të opozitës, qeveria e sotme bashkëjeton me injorancën dhe se nëpërmjet injorancës mban në dorë pushtetin.

“Ata nuk e kanë problem të bashkëjetojnë me injorancë, por e stimulojnë injorancën se nëpërmjet saj mbajnë pushtetin vulgar. Përmes dijes do inspirojmë shpirtin e lirë..nëpërmjet dijes ne do ta mirëqeverisim Shqipërinë”, deklaroi shefi i opozitës.

ERJON VELIAJ: NDRYSHIMI ME VOTE, ZGJIDHNI RAMEN
Gjatë fjalës së tij në 21-vjetorin e FRESSH Erion Veliaj vlerësoi punën e bërë për riorganizimin e kësaj lëvizjeje dhe shpalosi disa nga pikat kryesore të programit të Partisë Socialiste.

Veliaj ironizoi të gjithë ata që një vit më parë nuk besuan tek rifreskimi i FRESH-it."Një vit më parë, njerëzit talleshin me ne, ndërsa sot pas një viti ne jemi të aftë të rifreskojmë edhe Shqipërinë", tha sekretari i Rinisë dhe Emigracionit në PS përpara të rinjve.

Vend të veçantë në fjalën e tij zuri programi i PS-së për zgjedhjet e ardhshme. Veliaj u tha të rinjve se në 23 Qershor duhet të votojnë Edi Ramën si Kryeministër të Shqipërisë për t'i dhënë fund injorancës, papunësisë dhe varfërisë. "Nëse votoni Partinë Socialiste do të vendosni për të ardhmen e vendit tuaj, do të taksoheni në mënyrë të ndershme, do të ndalojmë importin e plehrave dhe do të mbajmë detin", -përfundoi Veliaj.

MAJKO: SHQIPERIA S’MUND TE QEVERISET NGA PROJEKTI PERSONAL I BERISHES

Pandeli Majko, një nga ish-krerët e FRESSH është ndalur në deklaratën e Kryeministrit Berisha në mbledhjen e kryesisë së PD ku tha se do t’i zgjidhte vetë deputetët për zgjedhjet e 2-13-ës. Sipas Majkos Shqipëria nuk mund të mbesë peng i një projekti të një njeriu.

“Berisha tha se deputetët për zgjedhjet e 2013 do t’i zgjedh unë..zgjedhjet do jenë projekt personal i imi... A mund të mbetet Shqipëria peng i një projekti personal të një njeriu? Sot duhet t’i themi këtij njeriu NDAL! Shqipëria nuk mund të qeveriset nga një projekt personal, meriton projektin e të gjithëve për të gjithë” theksoi Majko.

PS CEL FUSHATEN ELEKTORALE

Në fjalën para të pranishmëve, Pandeli Majko çeli zyrtarisht fushatën e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 2-13-ës, ku u shpreh: “Ne kemi të drejtë të themi se nga kjo sallë po fillojmë fushatën për të fituar zgjedhjet e 23 qershorit”.  Sipas Majkos, takimi në 21-vjetorin e FRESSH është dita për të ritakuar ëndrrën e nisur vite më parë.

TAHIRI: ME 23 QERSHOR RINIA SHKRUAN HISTORINE E SAJ, BERISHA UA BERI FERR

Në fjalën përshëndetëse të këtij spektakli të madh, siç është konceptuar festimi i 21-vjetorit të FRESSH, deputeti Saimir Tahiri theksoi se rinia shqiptare do të shkruajë historinë e saj të bukur të rilindjes më 23 qershor me fitoren e PS në zgjedhje.

“Kemi sfida të panumërta përpara, por kurrsesi nuk janë të pakapërcyeshme. Kemi një kryeministër dhe një tufë ministrash që punojnë për t’ia bërë ferr jetën shqiptarëve”, tha Tahiri ndërsa vijoi “për të rilindur më 23 qershor dhe për ta kthyer 2013 në vitin e ndryshimit. Kanë mbetur edhe pak ditë deri më 23 qershor ku ju do vendosni për të ardhmen tuaj. Për të vazhduar regresin apo për të rilindur”.

Duke renditur vuajtjet dhe sakrificat që sipas deputetit socialist ka kaluar rinia shqiptare, Tahiri bëri thirrje që rinia të besojë në ndryshimin dhe të mos dorëzohet para pushteti të Kryeministrit Berisha.

“Mendoni sakrificën e prindërve për të siguruar një jetë sa më të mirë për ju, bashkë me detyrimin prindëror për t’i buzëqeshur fëmijës edhe kur ka halle...Mendoni për bashkëmoshatarët tuaj, që i duhet të rriten para kohë për të mbajtur familjen...Për ata fëmijë në fshat që lënë librat për të marrë emigracionin..Por mos u dorëzoni e mos u dëshpëroni.. Besoni dhe bindni shokët tuaj se ditë më të mira do të vijnë....Nuk është vonë për të pasur një rini të bukur. Historia e bukur e rinisë nuk është shkruar ende, do e shkruani ju duke fituar zgjedhjet duke përmbushur një sistem që plak fëmijët”, deklaroi Tahiri.

VELIAJ: NE FAKTORI I FITORES ME 23 QERSHOR
Duke folur para festës, sekretari për Emigracionin dhe të Rinjtë në Partinë Socialiste, Erion Veliaj vuri theksin në mbështetjen që PS me programin e saj të "Rilindjes Shqiptare", por në veçanti FRESSH u jep jo vetëm të rinjve në Shqipëri, por edhe të rinjve të Preshevës, Kosovës dhe gjithë të rinjve në emigracion, duke theksuar se të rinjtë do jenë faktori i fitores në zgjedhjet e 23 qershorit.

“Ky është një shembull që po i japim të rinjve, sesi do të qeverisë Partia Socialiste kur të vi në pushtet, sesi do të jetë Rilindja shqiptare. Sot FRESSH është një pjesë vitale, shumë të rinj janë pjesë aktive të këtyre forumeve dhe japin idetë e tyre, duke kontribuar në hartimin e programit të PS-së. Në 21 vjet FRESSH kemi pasur fryte edhe nga të rinjtë që jetojnë jashtë, pasi në qendër të vëmendjes tonë nuk kemi vetëm të rinjtë e Republikës së Shqipërisë, por edhe të rinjtë e Preshevës, Kosovës dhe gjithë të rinjtë që janë në emigracion. Është shumë bukur të jesh 21 vjeç. Është koha për të lënë gjurmë në histori. Është koha të krijojmë pavarësi nga injoranca dhe papunësia. Do jemi krahu i progresit dhe faktori i fitores në zgjedhjet e 23 qershorit”, tha Veliaj.

MUNGESAT NE 21-VJETORIN E FRESSH

I konceptuar në formën e një spektakli të madh, nuk mungojnë kreu i PS Edi Rama, por dhe ish-krerët e FRESSH ndër vite, i pari kryetar i këtij forumi Ilir Zela, Pandeli Majko, Gjergji Koja.

Ndërkohë që nuk janë pjesë e këtij festimi ish-kryetari i FRESSH, aktualisht kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta dhe ish-kryetarja e FRESSH, tashmë anëtare e kryesisë së LSI, Monika Kryemadhi. Sipas burimeve zyrtare të LSI mësohet se s’do të marrin pjesë në këto festime, pasi nuk kanë ftesë zyrtare dhe meqënëse është thënë se do jetë një festë e hapur, kreu i LSI nuk mund të lëvizë pa ftesë në një eventiment të tillë.

Mësohet se do nxirren me video-projektor ecuria e këtij forumi gjatë gjithë këtyre viteve, por dhe do përcillet mesazhi i vazhdimësisë dhe solidaritetit, por edhe angazhimi për një mbështetje të fuqishme ndaj PS në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit të këtij viti. FRESSH ka qenë një “fidaniste” e vërtetë gjatë tërë historisë së tij për Partinë Socialiste dhe kjo mund të evidentohet fare qartë nga pesha që ai ka mbajtur për reformimin e PS, por dhe për qeverisjen e vendit.

Kështu falë FRESSH, PS u anëtarësua me të drejta të plota në Internacionalen Socialiste, ndërsa i ka dhënë vendit dy Kryeministra, Pandeli Majkon e Ilir Metën, disa ministra, duke filluar me Ndre Legisin, Ilir Zelën, Gjergji Kojën dhe një numër të lartë zyrtarësh të rëndësishëm të shtetit.

Redaksia Online
(Gre.M/sg/eç/ga/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë