218 anije peshkimi duhet të jenë të pajisura me BlueBox

“Në total janë 218 anije peshkimi që duhet të jenë të pajisura me një sistem gjurmimi-GPS të quajtur BlueBox. Vetëm  187 anije e kanë të lidhur sistemin ‘BlueBox’ por që prej muajit Prill 2017 nuk funksionon sinjali., sepse kompania private që ofronte shërbimin ka ndërprerë kontratën. Praktikisht anijet e peshkimit në Shqipëri janë prej 10 muajsh jashtë kontrollit QNOD, në kundërshtim me ligjin dhe në shkelje flagrante të kushteve për ruajtjen e sigurisë kombëtare”,-informoi Hashtag.al një burim qeveritar i rezervuar .

Sistemi BlueBox është sistem satelitor i mbyllur që transmeton të dhënat e anijeve të peshkimit çdo dy orë kur janë në levizje dhe çdo 4 orë kur ato janë të ankoruara në port. (Të gjitha anijet mbi 12m gjatësi kanë detyrim për ta pasur të instaluar sipas ligjit 64/2012 për peshkimin) dhe të drejtën për marrjen e të dhënave dhe monitorimin e anijeve të peshkimit e ka vetëm autoriteti përgjegjës për këtë detyrë sipas ligjit (QNOD).

Të drejtën për të bërë ndërhyrje apo mirëmbajtjen dhe ndërrimin e kësaj aparature e ka vetëm enti i përcaktuar nga ministria. Ky sistem është instaluar fillimisht në vitin 2011 si donacion i BE- së por dhe si një nga kushtet për t’u plotësuar nga shteti jonë pjesë e 5 kritereve për çeljen e negociatave dhe e anëtarësimit nga BE-ja. 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS