Një mësues në fshatin Zallbastar në Tiranë është kërcënuar ditën e djeshme nga një 50 vjeçar. Policia e Tiranës ka njoftuar ditën e sotme se autori është arrestuar.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin: N. M., 50 vjeç, banues në fshatin Zallbastar, pasi ditën e djeshme, ka kanosur një mësues, për shkak të detyrës”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)