21-Vjetori i tragjedisë së 9 Janarit, familjarët kërkojnë Drejtësi: Krim shtetëror, ta hetojë SPAK

Shkodra kujton sot 21-vjetorin e tragjedisë së 9 janarit, ku 28 persona humbën jetën në një nga ngjarjet më të rënda në historinë e emigracionit shqiptar. Familjarët e viktimave dhe përfaqësues të shoqatës “9 Janari” shprehën revoltën dhe dhimbjen për mungesën e drejtësisë pas më shumë se dy dekadash.

“Shteti vrau fëmijët tanë për t’i treguar Europës se do të ndalojnë emigracionin. Politika dhe gkykatat shqiptare nuk kane dhënë drejtësi. Ne kemi prova dhe fakte. Pa drejtësi për 9 janarin, nuk mund të ketë drejtësi për Shqipërinë”, tha Nikoll Mhilli, kryetari i shoqatës “9 Janari”.

Një tjetër zë i fortë ishte ai i Ndoc Bjeshkës, një familjar i viktimave, i cili shprehu revoltën e tij ndaj sistemit të drejtësisë.

SPAK nuk ka marrë në dorë çështjen. Jemi shumë të revoltuar. Po ta dija se kush na ka vrarë djalin, do të bëja vetëgjyqësi.”

Dod Mehmeti, avokat i familjes, kërkoi që ngjarja të trajtohet me të njëjtën rëndësi si ngjarjet e tjera të mëdha që kanë tronditur vendin. 

“Edhe pas 21 vjetësh, kjo ngjarje shihet si një ngjarje e rastësishme. Duhet të trajtohet si 21 janari. Është një krim shtetëror. Është e provuar që kishte mundësi për t’i shpëtuar, por u neglizhuan. Jeta e një njeriu u vlerësua sa çmimi i një lope", tha Dodë Mehmetaj.

Mark Grishaj nje tjeter familjar tha se te gjitha qeverite e kane trajtiar njelloj kete tragjedi.

Familjarët theksuan se edhe kërkesat për dëmshpërblim janë zvarritur prej 20 vitesh dhe vetëm tani çështja është në gjyq paraprak. Ata vijojnë të kërkojnë drejtësi për një tragjedi që, sipas tyre, ka mbetur e lënë në harresë nga politika dhe shteti shqiptar.

Ngjarja e 9 janarit mbetet një plagë e hapur për të gjithë Shqipërinë, një kujtesë e dhimbshme e viktimave që kërkon përgjigje dhe drejtësi. 

R.D/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)