22 ditë grevë/ Naftëtaret: Na kanë kërcënuar! Na morën me privat e na thanë sharje që na vjen turp t'i themi

FIER- Vazhdon prej 22 ditësh ngujimi i grave naftëtarëve në ambientet e jashtme të rafinerisë së naftës në Ballsh. Ato vazhdojnë t'u qëndrojnë kërkesave të tyre për të marrë pagat e prapambetura, por gjithashtu kërkojnë rifillimin e punës në uzinë.

Në krah të tyre prej disa ditësh ka dalë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, por edhe Presidenti Ilir Meta i cili ka bërë thirrje që qeveria të nisë dialogun me naftëtarët. Këta të fundit, falenderojnë Metën, ndërsa shprehen se janë kërcënuar për të dalë nga greva.

“Na kanë marrë pa numër, me thurje. 'Lini grevën, aty të vdisni'. Sharje nga më të ndryshmet që më vjen turp t'i publikoj.  Nuk i kemi borxh askujt. Nuk e diskutoj fare se janë partiake. I bëjmë thirrje instancave të qytetit tonë që nuk kanë reaguar fare. Bashkisë së qytetit. Në prefektët që është grua, nënë. Deputetit të zonës që paska qenë i shurdhët. Mos të më veje duke ngrënë dreka darka. Jemi futur për bukë këtu.  Jemi të ngujuara ekonomikisht. Shpresa e vetme është vetëm kryeministri. Tek ai kemi sytë. Do dialog. Ai tek sheshi ne këtu. Pse duhet të trembet nga gratë. Të japë një zgjidhje. Ne duhet të jemi pranë familjeve tona. Boll. Jemi shumë të stresuaka, të lodhura. I shërbejmë njëra-tjetrës. Nuk pranojmë të vijnë ambulancat më këtu”, tha një naftëtare.

“Dita e 22, shumë e rëndë, e vështirë. Më e vështirë nga ana psikologjike. Jemi shumë të acaruar. Po vuajmë për bukën e gojës dhe ku vjen puna mesazhet që na bëjnë, lini grevën për ne është shumë e keqe. Duam vetëm bukën e gojës. Pagat e prapambetura që zoti kryeministër na e ka thënë vetë. Kauza jonë është e pastër, e drejtë dhe ekonomike” , tha një tjetër naftëtare.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Asqiriu: 06/11/2020 21:19

    U ripollet ..! Ju mbajt e mira se gafili hallet I le kopil ..! Shtet i degjenerum dhe I falimentum .

    Përgjigju
  • robi: 06/11/2020 05:51

    Tashti mos u merzitni se Nafije dybeku i leshitlikes eshte duke menduar nate e dite per ju . Nuk e shihni sa i jane bere vrimat e hundes dhe si i jane shtremberuar kryqet e thyera. U tret duke menduar per ju qysh kur erdhi atje. Kur te vije ne pushtet ne 2036 do mendoje per ju.

    Përgjigju
  • ymeri: 06/11/2020 00:10

    E VETMJA ZGJIDHJE PER INDUSTRINE E NAFTES DHE NAFTETARET ,,,ESHTE SHTETEZIMI NGA SHTETI YNE SHQIPTAR I FUSHAVE TE NAFTES KU OPERON BANKERSI,,,DHE SHTETEZIMI I RAFINERISE TE BALLSHITT,,,,KJO ESHTE ZGJIDHJA,,NUK KA ZGJIDHJE TJETER....EDI RAMA NIS SHTETEZIMIN...

    Përgjigju
  • JamKushJam: 05/11/2020 19:22

    Si stil i Saliut dhe Likes me duket ky kercenimi...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja