22 ditë karantinë! Qytetarët ende të pandërgjegjësuar për distancimin sociale (VËZHGIMI në qytetet kryesore)

Ndërgjegjësimi i qytetarëve  për t'u mbrojtur nga coronavisuri po zbehet gjithnjë e më shumë. Në ditën e 22 të karantinës lëvizjet në qytet të këmbësorëve dhe automjeteve gjatë orëve të paradites së sotme kanë qenë të shumta.

Qytetarët kanë lëvizur në mënyre të grupuar, duke shkelur hapur rregullat e përcaktuara për mbrojtjen nga COVID-19. Grumbullimet më të mëdha me njerëz janë në tregjet e fruta perimeve, megjithatë radhë pa distancë ka pasur edhe në banka e shërbime të tjera të lejuara.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:29
Kukësi nuk zbaton rregullat e distancimit gjatë paradites, por sapo shkon ora 13:00 mbyllen në shtëpi (VIDEO)

Me kalimin e ditëve, ndërgjegjësimi i qytetarëve sa vjen dhe po shuhen, Në qytetin e Kukësit ditën e sotme ka pasur shumë lëvizje, në tregje, radhë në banka dhe ajo që vihet re është se nuk respektohet ruajtja e distancës. Nga kontrollet e zhvilluara në 24 orët e fundit nëpër rrugë dhe nga postblloqet e ngritura, është ndaluar 1 automjet, ku është marrë leja e drejtimit, si dhe janë gjobitur 5 këmbësorë. Ndryshe, pas orë 13:00 situata në qytetin e Kukësit ndryshon krejtësisht ku banorët mbyllen në shtëpi.

Ora 11:23
Në Lezhë edhe të moshuarit jashtë shtëpisë...Bie ndërgjegjësimi për t'u ruajtur nga COVID-19 (VIDEO)

Gjate ditës së sotme në qytetin e Lezhës ka pasur lëvizje të shtuar të qytetarëve, madje edhe të personave të moshuar. Kryesisht në banka janë venë re grumbullime dhe njerëz që prisnin në radhë për shërbime, duke mos ruajtur as distancën mes njëri-tjetrit. Shumë prej qytetarëve në Lezhë lëvizin edhe pa autorizim, ndërsa policia është treguar tolerante në këtë drejtim duke mos i ndëshkuar, por më shume i ka këshilluar. Shumë qytetarë u janë drejtuar bankave për hapjen e llogarive, për të përfituar nga paga e luftës, të gjithë ata që nuk kanë qenë në punë pasi bizneset janë mbyllur me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ora 11:09
Qytetarë të shumtë në radhe tek posta në Durrës, situata në treg më normale (FOTO)

Qytetarët janë dyndur në radhë përpara postës shqiptare në qytetin e Durrësit. Pa asnjë distancë mes njëri-tjetrit dhe pa maska, ata qëndrojnë në radhë për të marrë shërbimet.

Ndërkohë ndryshe është paraqitur situata tek tregu qendror i fruta perimeve, ku nuk ka pasur një numër të madh qytetarësh. 

 

Ora 10:57
Vlonjatët si ditë pushimi, xhiro për të shijuar diellin (VIDEO)

Me biçikleta, me makina dhe në këmbë...Qytetarët vlonjatë e kanë konsideruar ditë pushimi këtë të premte dhe kanë zgjedhur të shijojnë edhe motin me diell. Asgjë nuk të lë përshtypjen se ndodhemi në situatë emergjence nga COVID-19, dhe se shtëpitë duhet t'i lëmë vetëm me autorizim të një familjari për një arsye të justifikuar si për të blerë ushqime apo ilaçe. E njëjta ka qenë situata në dy ditët e fundit në Vlorë.

Ora 10:49
Berat - Dyndje qytetarësh në banka, radhë pa distancë dhe mjete mbrojtëse (VIDEO)

Në qytetin e Beratit qytetarët nuk janë ndërgjegjësuar në respektimin e distancimit social, si e vetmja mënyrë për të ruajtur veten nga infektimi me koronavirus.

Kjo është panorama që ofron sot qyteti me radhë të gjata në banka, pa mbajtur distancë nga njëri-tjetri dhe pa mjete mbrojtëse.

Ora 10:41
Në Lushnje ndërgjegjësim për të mos dalë nga shtëpia pa arsye (VIDEO)

Në Lushnje jo shumë qytetarë dalin nga shtëpia. Rrugët janë thuajse të boshatisura, ndërsa më shumë persona ka në tregun e fruta perimeve.

Nga ana tjetër vijon dezinfektimi i rrugëve dhe ambienteve publike.

Policia dhe ushtria vijojnë patrullimet në hyrje-daljet e Lushnjes dhe në brendësi të lagjeve për të ndaluar lëvizjet e pa nevojshme.

Ora 10:04
Ditë normale në Fier, asgjë nuk i ngjason një shtetrrethimi (VIDEO)

Në qytetin e Fierit gjithçka i ngjan një dite të zakonshme dhe aspak një shtetrrethimi vendosur si masë parandaluese për përhapjen e COVID-19. Nga një vëzhgim i gazetarit të Report Tv, Kristaq Thano, qytetarët ende nuk respektojnë distancimin social, duke qëndruar larg njëri-tjetrit dhe me masa mbrojtëse si maska e doreza.

Grumbullimet më të mëdha me njerëz janë në tregjet e fruta perimeve, megjithatë radhë pa distancë krijohen edhe në banka.

Edhe qarkullimi i automjeteve ofron panoramën e një dite normale, ndërsa shihet se në rrugë qytetarët lëvizin pa mjete mbrojtëse.

Radhet ne banka
G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK