22 mijë familje pa pronësinë e tokës bujqësore, Artan Lame: Kanë afat deri në nëntor që të aplikojnë pranë bashkive

TIRANË- Rreth 22 mijë familje ende nuk kanë arritur të marrin tokën bujqësore që ju takon. Drejtori i Kadastrës Artan Lame tha se ligji për proceset kalimtare të pronësisë do të vendos kapak zvarritjeve, pasi ju jep pronat atyre që i përfitojnë. Sipas duhet vetëm të aplikohet pranë bashkive për tu pajisur me AMTP-në, dhe se për këtë kanë afat deri në nëntor.

“Nga procesi i ndarjes së tokës, deri tani kanë përfituar rreth 450.000 familje fshatare, me rreth 1.8 milion pasuri toke, një pjesë e mire e të cilave janë ende të pa certifikuara. Pikërisht në këtë procesi është fokusuar puna jonë gjatë këtij viti. Përtej kësaj, porsa mund të duket absurd, ende rezultojnë rreth 22.000 familje fshatare të cilat janë pajisur pjesërisht ose nuk janë pajisur asnjëherë me tokë bujqësore. Keni ende 2 muaj kohë deri në datë 7 nëntor për t’i krijuar mundësinë vetes për t’u pajisur me AMTP, thjesht aplikoni me një kërkesë pranë Bashkive në këto muaj të mbetur”, pohon Lame.

Veriu mbetet zona që ka më shumë probleme me marrjen e pronësisë së tokave bujqësore.

“Shumica e zonave malore në jug dhe në veri ose nuk kanë pranuar të pajisen me AMTP, ose janë pajisur dhe kanë shkuar dhe kanë marrë tokë në një vend tjetër atje ku e ka pasur gjyshi. E vuan më shumë Veriu sepse e ka më shumë veriu. Mbivendosje në veri ka pak për dy arsye. E para sepse nuk është bërë asnjëherë azhurnimi dhe prapë është turp për shtetin shqiptar që nga 94’ që ka filluar procesi i azhurnimit nuk është bërë dhe nuk ka si të verifikohet mbivendosja. Së dyti në veri vetë banorët e kanë gjetur fjalën mes njëri-tjetrit”, pohon Lame.

Por nga ana tjetër Lame sqaron se që nga hyrja në fuqi e ligjit në muaj maj janë bërë më shumë ankesa sesa aplikime për të marrë tapinë.

“Gjatë këtyre 4 muajve që kur ka hyrë ligji në fuqi, ne e kemi ndjekur këtë proces pranë Bashkive, por na rezulton një numër i vogël aplikimesh të bëra nga qytetarët e interesuar.  Nga ana tjetër, kemi shumë ankesa dhe kërkesa nga vetë qytetarët, të cilët na thonë se nuk janë pajisur me tokë. Kjo do të thotë se mbase ka një mungesë informacioni nga qytetarët për mundësinë e ofruar nga qeveria përmes këtij ligji”, shprehet drejtori i Kadastrës.

Marrja e pronësisë për tokat bujqësore është kthyer në domosdoshmëri tashmë sipas kreut të kadastrës për shkak edhe të zhvillimit ekonomik, ku për çdo investim në tokë duhet dokumenti i pronësisë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat