22 mijë raste në ditë/ Britania e Madhe rikthen karantinën deri në 2 dhjetor! Johnson: Do të detyrohemi të zgjedhim pacientët që do të shtrohen në spital

22 mijë raste në ditë/ Britania e Madhe rikthen karantinën deri në 2 dhjetor! Johnson: Do të detyrohemi të zgjedhim pacientët që do të shtrohen në spital

Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Britania e Madhe ka rikthyer një muaj karantinën. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Boris Johnson, për shkak të rasteve të shumta ditore që janë regjistruar ditëve të fundit. megjithatë, ndryshe nga karantina në fillim të pandemisë, ai ka bërë të ditur se shkollat do të qëndrojnë të hapura.

Vendimi do të hytjë në fuqi ditën e enjte dhe pritet të zgjasë të paktën deri në datën 2 dhjetor. Referuar BB, po diskutohet edhe mbyllja e kufijve. "Mjekët dhe infermierët do të detyrohen të zgjedhin cilët pacientë do të trajtojnë, kush do të marrë oksigjen dhe kush jo, kush do të jetojë dhe kush do të vdesë," tha  Johnson në deklaratën e tij.

Ky vendim erdhi pasi sot Britania e Madhe regjistroi 21,915 raste të reja duke e çuar në total numrin e të prekurve në 1,011,660. Britania e Madhe është vendi i nëntë që ka arritur një numër rekord rastesh ditore, pas SHBA-së, Indisë, Brazilit, Rusisë, Francës, Spanjës, Argjentinës dhe Kolumbisë.

Më herët, u rikthye karantina edhe në Francë, duke mbyllur baret, restorantet, lëvizja e njerëzve nga njëri rajon në tjetrin. Njëjtën ka vepruar Gjermania dhe disa shtete të tjera të Europës.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rijetëzimi i industrisë ushtarake, Peleshi: NATO na hartoi raport për gjendjen e uzinave! Interes nga investitorë, do jemi aksionerë! Ndryshime edhe në ligj

Rijetëzimi i industrisë ushtarake, Peleshi: NATO na hartoi raport për gjendjen e uzinave! Interes nga investitorë, do jemi aksionerë! Ndryshime edhe në ligj