Manchester United ka hedhur një hap të madh drejt ndërtimit të stadiumit të ri të klubit, duke blerë tokën, që sipas mediave në Angli ka kushtuar rreth 63.5 milionë euro.

"Jemi duke punuar dhe jemi të përqendruar te planet tona për zhvillimin e stadiumit të ri me kapacitet 100,000 vende. Tani kemi përmbushur një hap kyç: sigurimin e tokës ku do të jetë vendndodhja e stadiumit të ri," thotë CEO i klubit Berrada.

Aplikimet për leje planifikimi pritet të mbërrijnë në tavolinat e Këshillit të Traffordit në fund të vitit 2027 ose maksimumi në vitin 2028.

Më herët United vlerësoi se stadiumi i ri do të kushtonte 2 miliardë paund, por një vlerësim i përditësuar në vitin 2026 thotë se kostot mund të dyfishohen në një kohë kur klubi është i ngarkuar me një nivel rekord borxhesh.

Deri para këtij lajmi shumë tifozë të ‘djajve’ ishin spektik nëse ai do të ndërtovet vërtetë, pasi ka hasur shumë burokraci.