22 prokurorët e Krimeve të Rënda në “ethet” e Vetingut, nis hedhja e shortit për dosjet e nxehta

22 prokurorët e Krimeve të Rënda mes tyre dhe drejtuesi i institucionit kanë nisur të shortohen për të kaluar në sitën e Vettingut. Report Tv ka mësuar prej të mërkurës me anë të një shkresë institucioni i prokurorisë është njoftuar të përgatit infrastrukturën dhe administratën për nisjen e hedhjes së shortit për prokurorët.

Në sitën e Vettingut pritet të kalojnë dhe prokurorët e dosjeve të nxehta si ajo e 616 kg kokainë në konternirët me banane, prokurorët e 3.4 eurove të sekuestruara në automjetet "Toyota Auris”, prokurorët e dosjes në ngarkim të ish eprorit të tyre Adriatik Llalla si dhe prokurorët e dosjes “Habilaj” ku mes të hetuarve është edhe ish-ministri Saimir Tahiri.

Me short pritet të përzgjidhen dosjet hetimore të cilat do të vlersohen për anën profesionale ndërsa më parë nga grupi i prokurorëve të krimeve të rënda ka kaluar prokurori Genti Osmani. Osmani kaloi sitën e Vetingut ndërsa pak ditë pas vendimit të KPK-s ishte komisioneri publik që propozoi ankimin duke i kërkuar kolegjit shkarkimin e tij.

Aktualisht prokuroria e Krimeve të Rënda drejtohet nga Donika Prela e cila zëvëdnësoi në këtë post Besim Hajdarmatën. Me mbërritjen e Prelës në krye të Krimeve të Rënda në këtë institucion për hetim kaloi nga Durrësi dhe procedimi penal në ngarkim të ish-kryeprokurorit Llalla.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?