TIRANË- Kryeministri Edi Rama vlerësoi kontributin që ka luajtur Komisioni i Venecias në reformën në drejtësi. I pranishëm në hapjen e Konferencës "30 vite partneritet dhe progres: Shqipëria, Këshilli i Europës dhe Komisioni i Venecias”, ai tha se ‘Venecia’ ka qenë një bashkëudhëtar dhe udhërrëfyes në këtë proces.

Sipas tij, pa kontributin e këtij komisioni do të kishte qenë e pamundur vettingu, që siç tha ai, deri në momentin që ka dhënë opinionin mbi procesin, ka pasur kundërshti edhe nga ‘rrethet ndërkombëtare’. Komisioni i Venecias, shtoi Rama, ka fituar fuqi dhe respektohet nga të gjitha instancat. 

Vlerësoi mes të tjerash kontributin që ka dhënë ky komision për përmirësimin e Kodit Zgjedhor, po ashtu edhe në Kushtetutën e parë të shtetit demokratik shqiptar, atë të 1998.  

“Sot Komisioni i Venecias ka në bilancin e vet edhe kontributin e paçmuar për Kushtetutën e parë të shtetit demokratik shqiptar, asaj të vitit 1998. Dhe po ashtu, ka në bilancin e vet edhe një sërë ndërhyrjesh të rëndësishme në procese ku mendimi i Komisionit ka luajtur rol vendimtar për kahjen e procesit. Ka në bilanc dy kontribute kyçe për historinë e re ende e zhvillimeve demokratike në Shqipëri, kontributet për Kodin Zgjedhor, të cilat kanë mbështetur thelbësisht përmirësimin e këtij Kodi dhe kanë forcuar garancinë e standarteve demokratike dhe nga ana tjetër kontributin historik për reformën më të thellë dhe të vështirë që ka bërë Shqipëria, reformën në drejtësi, ku komisioni ka qenë bashkëudhëtar i pandarë, udhërrëfyes si gjithmonë i matur dhe autoritet që na ka ndihmuar të ruajmë busullën dhe të orientohemi në drejtimin e duhur.

Pa Komisionin e Venecias dhe kontributin e tij do të kishte qenë e pamundur që Shqipëria të ndërmerret procesin e vettingut, ky për reformën në drejtësi, dhe që e them me plot gojën sot nuk është kryer me të njëjtën thellësi në asnjë vend që ngjashëm është përpjekur ta kryejë dhe një proces që deri në momentin e opinionit të Komisionit të Venecias kishte jo pak kundërshti edhe në rrethet profesionale ndërkombëtare. Komisioni i Venecias ndër të tjera ka fituar edhe fuqinë për t’u imponuar në të gjitha instancat dhe respektuar nga të gjitha instancat. Dhe jam dëshmitar i faktit se opinionet e Venecias respektohen në çdo nivel ndërkombëtar të lidhur me çështje të shtetit të së drejtës dhe proceset e reformave apo maave që lidhen me shtetin e së drejtës.”, theksoi Rama.

Kryeministri u shpreh se Komisioni i Venecias do të vazhdojë të jetë një partner i pazëvendësueshëm i Shqipërisë dhe “një pikë referimi për ne për të kuptuar sa më mirë se çfarë duhet të bëjmë më mirë në të gjitha momentet ku do të kemi dilemat e pandalshme nga proceset e reformave dhe të ndryshimeve”.

Një mesazh e kishte edhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, e cila ndërsa vlerësoi rolin e Komisionit të Vencias tha se opinionet e saj nuk mund të përdoren si mjet për të kontestuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese, të cilat janë përfundimtare.

“Megjithatë procesi konsultativ me Komisionin e Venecias nuk mund të përdoret për të shmangur vendimet e GJK që janë përfundimtare, dhe nuk mund të vihen në diskutim nga asnjë organ i shtetit., Kërkimi i një opinioni këshillimor duhet të ndodhë paraprakisht dhe jo të përdoret si mjet për të kontestuar një vendim të dhënë. Kjo është themelore për të respektuar ndarjen e pushteteve, Gjykata Kushtetuese nuk është dekorative, është arbitër i lojës demokratike. Kushtetuta nuk është pronë e politikave, është kontratë me qytetarin. Të drejtat dhe liritë themelore nuk mbrohen sepse njihen nga shteti, ata janë universale dhe duhet të respektohen nga të gjithë pa përjashtim”, tha Holta Zaçaj.

Lajm ne perditesim..

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:03
Presidenti i Komisionit të Venecias: Nga bashkëpunimi i parë miratuam Kushtetutën! Shqipëria duhet të përparojë në BE për popullin e saj

 

Presidenti dhe Përfaqësuesi i Posaçëm i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio, ka përshëndetur bashkëpunimin 30-vjeçar mes Shqipërisë dhe Komisionit të Venecias dhe Komisionit Evropian.

Bucuicchio e nisi fjalën e tij që prej bashkëpunimit të parë të Shqipërisë me Komisionin e Venecias që konkludoi me miratimin e Kushtetutës së vendit, si dhe tregoi vizitën e parë në Shqipëri dhe përparimet e mëdha që vendi ka bërë sot.

Presidenti i Komisionit të Venecias tregon se bashkëpunimi me Shqipërisë do të vijojë në bazë të 3 parimeve demokracia, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit

“Dua t’ju them që mbetem përgjithmonë mik i shqiptarëve. Kjo është koha e përvjetorëve, 75 vjetorit i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, 30 vjetori i Komisionit të Venecias, 30 vjetori i Shqipërisë si anëtare e Komisionit Europian dhe Komisionit të Venecias, dhe nëse nuk gaboj 34 vjet bashkëpunim midis Komisionit të Venecias dhe Shqipërisë. Sepse bashkëpunimi ynë ka filluar përpara anëtarësimit tuaj në KE dhe në Komisionin e Venecias.

Në fakt unë isha anëtari i parë i stafit të KE që erdha në shtator në Shqipëri të vitit 1991. Kur isha i ri, Shqipëria për mua oshte një vend misterioz. Të shkelësh tokën e vendit tuaj ishte një zbulim i vërtetë. Situata dhe gjendja e rrugë, autoritetet e asaj kohe kishin organizuar një vizitë në Berat. Udhëtimi me makinë zgjati 3 orë, ndërsa tani mendoj se 1 orë e 20 minuta është mjaftueshëm dhe shpesh kaluam më rrugë plotë me rrënoja makinash anash. Në Berat ishte një adoleshent që fliste, italisht, gjermanisht dhe anglisht që u ofrua të shërbente si udhërrëfyes. Në fund të vizitës donim a shpërblenim, por na refuzoi paratë me dinjitet dhe na kërkoi vetëm stilolapsa. Pas kësaj vizite, u ktheva në Shqipëri pothuajse çdo vit dhe mund të shihja përparimin e jashtëzakonshëm që keni arritur përgjatë viteve.

Shqipëria është një nga klientët më të mirë të Komisionit të Venecias. Nuk ka pasur asnjë vit pa bashkëpunim. Përveç opinioneve, ky bashkëpunim përfshiu  një sërë ngjarjesh e aktivistesh.

Komisioni i Venecias filloi punën me kuvendin e dhe kryetarin Kastriot Islami në vjeshtën e 1991 për një projekt të parë të Kushtetutës. Ishte një proces që KV ishte shumë i përfshirë. Ishte një nga më të gjatat dhe u trajtua tërësisht. Projekti i parë i Kushtetutës u refuzua në një referendum në 94 duke bërë të nevojshme që puna të kthehej në rrugën e duhur. Më kujtohen bisedat e pafundme me Arben Imamin, Sabri Godon, dhe Kristaq Rraja. Komisioni i Venecias u përfshi dhe në fillim të viteve 90 në një program bashkëpunimi task-force në Shqipëro. Anëtaret e stafit të Ke qëndruar në Shqipëri për të ofruar ndihmë të vazhdueshme autoriteteve. Ishte sfiduese dhe në aspektin logjistik pasi eksitonte një botë e madhe ndryshimesh me akomodimit dhe transportit të asokohe dhe sot. Pas të gjitha vështirësive, sidomos kolapsit bankar, bashkëpunimi mes Komisioni i Venecias dhe Shqipërisë çoi në miratimin e kushtetues në fund të vitit ‘98.

Ne nuk duhet të harrojmë si ashtu si për Kushtetutën, këtu kemi të bëjmë me rregullat e lojës dhe këto nuk dhe të ndryshojnë në bazë të lojtarëve. Nuk mund të rri pa nënvizuar punën e rëndësishme që po bëhen në ligjin e vettingut, Ky është një tjetër shembull bashkëpunimi në fushën e gjyqësorit së bashku me GJK.

Bashkëpunimi mes Komisioni i Venecias dhe Shqipërisë është i pasur dhe trajton shtyllat e një demokracie të shëndetshme. Ai synon të sigurojë zbatimin e 3 parimeve kryesore të Komisioni Evropian, demokracia, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit. Shqipëria mund dhe duhet të përparojë për të mirën e popullit të saj dhe për një integrim të plotë në BE”, tha Bucuicchio.

Ora 15:07
Lamallari: Ndërmjetësimi të jetë një mekanizëm për zgjidhjen e çështjeve të caktuara ligjore, në 90% të rasteve ka rezultuar i suksesshëm

 

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, teksa mori pjesë në Konferencën "30 vite partneritet dhe progres: Shqipëria, Këshilli i Europës dhe Komisioni i Venecias”, përmendi disa të dhëna shqetësuese që ka evidentuar që me marrjen e këtij posti. Njëri prej tyre ai tha se ka të bëjë me paraburgimin e tejzgjatur, teksa tha se rreth 60% e personave që janë në burgje, janë në pritje të një vendimi gjyqësor.

Ai ngriti si shqetësim edhe faktin se ndërmjetësimi nuk përdoret si mekanizëm për të zgjidhur çështje të caktuara, si ato civile. Ministri tha se vitin e kaluar, në rang vendi, vetëm një gjykatë ka referuar qytetarët për të zgjidhur mosmarrëveshjet drejt mekanizmit të ndërmjetësimit. Sipas tij, ky mekanizëm ka rezultuar i suksesshëm në rreth 90% të rasteve.

“Si ministër i Drejtësisë, nuk mund të lë pa përmendur dy të dhëna aspak të rehatshme që kam hasur në raportet informuese që në krye të marrjes së detyrës. Së pari, nga 4576 shtetas që gjenden sot në burgjet e vendit, rreth 60% e tyre janë ende në pritje të një vendimi gjyqësor. Qëndrimi në paraburgim për një kohë më të gjatë se koha e dispozuar me vendim përfundimtar gjykate, për shumë prej tyre shndërrohet në padrejtësinë më të madhe për ta dhe familjarët e tyre. Së dyti, teksa përballemi me sfidat e plotësimit të vakancave të krijuara nga zbatimi i vettingut, apo rritja në vijim e çështjeve të mbartura nga viti në vit, ndonëse ligji e sanksionon ndërmjetësimin siveprimtari jashtëgjyqësore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, veçanërisht në çështje civile, familjare, apo në raste ku përfshihen interesa të të miturve apo marrëdhënie bashkëshortore, vitin e shkuar në shkallë republike, vetëm një gjykatë udhëzoi qytetarët për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve jashtë procesit gjyqësor. Dhe këto 25 raste nga 1500 të tilla të ardhura vullnetarisht apo përmes shërbimit të ndihmës juridike të ofruar nga ministria e Drejtësisë  nuk arrijnë dot as 2% të totalit të cështjeve të zgjidhura përmes ndërmjetësimit, që ka rezultuar shumë i suksesshëm, në shkallën 85-90%.  Pa folur më pas për potencialin e jashtëzakonshëm por shumë pak të eksploruar ose aspak të arbitrazhit, pajtimit, negocimit apo metodave hibride dhe përdorimit të teknologjisë sic ndodh në vende të tjera me demokraci të konsoliduar për zgjidhjen e një sërë kategorie mosmarrëveshjesh. Duke hequr kohën, tejzgjatjet e proceseve dhe padrejtësitë që bëhen dhe që ndikojnë në besimin e qytetarëve te institucionet e drejtësisë”, u shpreh Lamallari.

Ora 14:48
Holta Zaçaj: Gjykata Kushtetuese nuk është institucion dekorativ! Vendimet e GJK nuk mund të kontestohen nëpërmjet Komisionit të Venecias

 

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj në fjalën e saj, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes GJK-së dhe Komisionit të Venecias. Ndër të tjera, Zaçaj tha se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të pakontestueshme dhe se kërkimi i një opinioni nga Komisioni i Venecias duhet të ndodhë paraprakisht dhe jo të përdoret si një mjet për të vënë në diskutim vendimin e dhënë nga Gjykata Kushtetuese.

“Një Gjykatë Kushtetuese që nuk guxon është një dekor institucional. Konventa evroapine  për të drejtat e njeriut është dokument unik që pasqyron vlerat e demokracisë evropiane.

Ajo është kthyer në trashëgimi sepse afirmon për lirinë dhe dinjitetin njerëzor. Në 1995 Shqipëria u bë anëtare e Këshllit Evropian dhe një vit më vonë ratifikuam konventën kombëtare për të drejtat e njeriut. Nga aktet e para në këtë drejtim, ishte shfuqizimi i dënimit me vdekje, që plotësoi një angazhim juridik dhe politik të Shqipërisë.

Kushtetua e Shqipërisë, e bën pjesë të brendshme konventën, sepse ajo barazohet me vetë Kushtetutën, sepse në asnjë rast këto kufizime nuk mund të tejkalohen nga ato që ka parashikuar konventa.

Standardet dhe parimet e elaboruara dhe nga komisioni Venecias, plotësojnë dhe projektojnë sistemit tonë juridik. Janë garanci për mbrojten e lirive themelore.

Komisioni i Venecias ka qenë një partner i çmuar për Gjykatën Kushtetuese. Partneriteti nuk është një marrëdhënie mësues nxënës, është dialog midis të barabartëve. Kur Gjykata Kushtetuese kërkon opinion nga Komisioni i Venecias nuk kërkon leje dhe nuk cedon sovranitet. Komisioni i Venecias ka qenë udhërrëfyes duke ndihmuar vendimmarrjen, edhe përmes standardeve dhe parimeve të elaboruara. Kodisis, baza e të dhënave të Komisionit të Venecias, nuk është thjeshtë një bibliotekë digjitale, është dëshmia se drejtësia kushtetuese flet një gjuhë universale.

Megjithatë procesi konsultativ me Komisionin e Venecias nuk mund të përdoret për të shmangur vendimet e GJK që janë përfundimtare, dhe nuk mund të vihen në diskutim nga asnjë organ i shtetit., Kërkimi i një opinioni këshillimor duhet të ndodhë paraprakisht dhe jo të përdoret si mjet për të kontestuar një vendim të dhënë. Kjo është themelore për të respektuar ndarjen e pushteteve, Gjykata Kushtetuese nuk është dekorative, është arbitër i lojës demokratike. Kushtetuta nuk është pronë e politikave, është kontratë me qytetarin. Të drejtat dhe liritë themelore nuk mbrohen sepse njihen nga shteti, ata janë universale dhe duhet të respektohen nga të gjithë pa përjashtim”, tha Holta Zaçaj.

Ora 14:21
Rama: Komisioni i Venecias dhe demokracia shqiptare, shokë materniteti

Në konferencën për 30-vjetorin e partneritetit mes Shqipërisë, Këshillit të Europës dhe Komisionit të Venecias, kryeministri Edi Rama tha se Komisioni i Venecias e ka shoqëruar në vijimësi përpjekjen e Shqipërisë për tu demokratizuar. Komisioni i Venecias dhe demokracia shqiptare janë shokë materniteti, tha Rama.

“E ka shoqëruar në vijimësi përpjekjen e Shqipërisë për tu demokratizuar dje për tu transformuar nga një vend i sapodalë prej diktaturës në një vend që synon të ulet në tryezën e BE. Simbolikisht mund të thuhet se Komisioni i Venecias dhe demokracia shqiptare janë shokë materniteti, kanë lindur në të njëjtën kohë, në vitit 1990, Komisioni i Vencias si një fëmijë i Europës së ribashkuar në vlerat e lirisë dhe me dëshirën për tu njehsuar në parimet e demokracisë dhe demokracia shqiptare si një ëndërr e shumë ëndërruar që më në fund pa të hapur shtegun e saj. Historia e zhvillimit demokratik në Shqipëri është ngushtësisht e lidhur me historinë e rritjes dhe të forcimit të influencës së Komisionit të Vencias mbi procese që në vende si Shqipëria kanë pasur në vazhdimësi nevojat e ndihmës e një mbështetje mençurie dhe nevojën e një asistenti, se nuk është gjykatës, por një asistenti bujar dhe të paanshëm të çdo vendi në kërkim të standardeve më të mira”, tha Rama.