Në këtë kuadër, në kryeqytet dhe në qytete të tjera të vendit do të ketë aktivitete sensibilizuese. Kështu Ministria e Mjedisit do të organizojë takime me nxënës të shkollave në kryeqytet në sensibilizim të kësaj dite. Ministri i Mjedisit Lefter Koka dërgon këtë mesazh në ditën e sotme: Të dashur miq!
Sot me datë 22 shtator është Dita Ndërkombëtare "Një ditë pa makinën time."
Vendi ynë i është bashkangjitur aktiviteteve në rang ndërkombëtar. Synojmë sensibilizimin e cdo qytetari, insitucioni publik apo privat për të ndëmarrë veprime që mbrojnë mjedisin.
Në këtë ditë duhet të jemi më miqësorë me mjedisin. Të shmangim makinat duke përdorur më shumë biçikleta dhe duke bërë ecje në këmbë, aty ku mundemi.
Ju ftoj që 22 shtatori të jetë dita kur të gjithë japin shembullin personal për të shmangur lëvizjet me mjete motorike".
Ndërkohë, në kuadër të kësaj dite, Bashkia e Tiranës është angazhuar në menaxhimin e lëvizjeve të makinave në disa rrugë kryesore të kryeqytetit dhe lëvizjen në to me mjete jo motorrike./m.m/