Rama do të zhvillojë sot në Vilën e Kuqe, një mbledhje të zgjeruar të qeverisë së bashku me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste.

Report Tv mësoi se takimi do të nisë më vonë, ndërsa aktualisht Kryeministri dhe një pjesë e ministrave janë në godinën e Kryeministrisë.

Takimi në rezidencën qeveritare, vjen një ditë pasi Report Tv mësoi se Kryeministri ka urdhëruar ministrat t’u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve të agjencisë dhe drejtorive në varësi.

Lajm në përditësim…