22 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit/ E bija: Të ndjej përditë se po mundohem të eci me hapat e tua! Topalli: Ishte koha kur kishte opozitë

TIRANË- Përkujtohet sot 22 vjetori i vrasjes së udhëheqësit të protestave anti-komuniste Azem Hajdarit.

Vrasja e bujshme e njeriut që kryesoi lëvizjen studentore të dhjetorit të vitit 1990 ka ngjallur debate vazhdimisht në arenën  politike, e ndërsa ka të arrestuar, cilësohet ende si një krim i pazbardhur. Protestat studentore që Hajdari udhëhoqi sollën rrëzimin e diktaturës dhe i hapën rrugë vendosjes së sistemit pluralist dhe themelimit të Partisë Demokratike.

Personalitete politike do të vendosin ashtu si çdo vit lule pranë bustit të tij. Hajdari ka qenë deputet i Kuvendit shqiptar dhe kryetar i Komisionit Parlamentar të Mbrojtjes. Më 2 tetor 1998, Hajdarin e nderuan pas vdekjes me titullin "Qytetar Nderi" dhe më 2007 u dekorua me Dekoratën "Gjergj Kastriot Skënderbeu".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:09
22-vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit, Këlliçi: Burim frymëzimi i çdo të riu për kurajën dhe qëndresën në përballje për liri e demokraci

1599927030_kellici.JPG

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka marrë pjesë në homazhet e zhvilluara në nder të Azem Hajdarit. Ai thotë se ai mbetet burim frymëzimi i çdo të riu për kurajën dhe qëndresën e tij në përballje për liri dhe demokraci.

"Si çdo 12 Shtator, sot është dita kur çdo shqiptar, e veçanërisht të rinjtë, përkulen me respekt e mirënjohje ndaj veprës së Azem Hajdarit. Azemi mbetet burim frymëzimi i çdo të riu për kurajën dhe qëndresën e tij në përballje për liri dhe demokraci. Sot është koha që misionin e tij, Shqipërinë si Europa, ta bëjmë ne realitet. Nderim përjetë heroit të demokracisë Azem Hajdari!", shkruan

Ora 15:24
22 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit, Topalli thumbon opozitën (FOTO)

22 vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit e ka përkujtuar edhe ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e cila ka qenë pjesë e protestave studentore dhe bashkëthemeluese e Partisë Demokratike krah tij.

Por Topalli ka shmangur fjalimet prekëse dhe në përkujtimin e Azem Hajdarit ka zgjedhur të thumbojë opozitën aktuale.

Me anë të një fotoje ku shfaqet krah udhëheqësit të protestave studentore dhe liderit demokrat në ato vite Sali Berishës, Topalli  shprehet se ata përbënin opozitën e vërtëtë dhe se sot nuk ka opozitë.

 

Ora 14:19
22 vjet pas vdekjes së Hajdarit/ Meta: Shqipëria si gjithë Europa edhe më aktuale pas 30 vitesh! O tani o kurrë

22 vjet pas vdekjes, sakrificën e Azem Hajdarit e nderoi edhe presidenti Ilir Meta.  Ai ka zgjedhur që të përcjellë edhe mesazhe aktuale.

 “Vepra e Azem Hajdarit frymëzon në çdo kohë! Nderimi më i madh për Liderin e Lëvizjes Studentore që përmbysi regjimin më totalitar të kontinentit dhe për mijëra shqiptarë të sakrifikuar në emër të lirisë dhe demokracisë është të realizojmë ëndrrën për një Shqipëri plotësisht europiane. Shqipëria si gjithë Europa" edhe më aktuale pas 30 vitesh. O tani o kurrë", shkruan Meta.

Ora 13:13
Basha homazhe për vrasjen e Azem Hajdarit: Heroi i demokracisë, sakrifica e tij është shembull frymëzimi

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar homazhet për 22 vjetorin e vrasjes së udhëheqësit të protestave anti-komuniste Azem Hajdarit këtë të shtunë (12 shtator).

Ai ishte mëngjesin e sotëm në memorialin e Azem Hajdarit pranë qendrës ku i dërgoi një kurorë me lule.

Më pas një një postim në Facebook, Bashka shkruan se Azem Hajdari është simbol i demokracisë dhe shembull frymëzimi për të rinjtë.

Postimi i plotë në Facebook:

"E sotmja është po ashtu një thirrje për rininë që të mos shohin ikjen si zgjidhje, por përballjen dhe fitoren, ashtu siç bëri Azem Hajdari në dhjetorin e 1990 e në vitet që pasuan.

Vepra e Azem Hajdarit është dëshmia e qartë se askush dhe asgjë nuk mund ta ndalë dëshirën, energjinë dhe vendosmërinë e rinisë por edhe të popullit shqiptar për ndryshim. Ndaj është koha që me frymëzimin e Azemit dhe bashkëluftëtarëve të tij të viteve '90, të hapim rrugën e lirisë, demokracisë, mundësive të barabarta, Shqipërisë si gjithë Europa.

I përjetshëm qoftë kujtimi i heroit të demokracisë, simbolit të luftës dhe përpjekjeve për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë" - shkruan Basha.

Ora 10:30
22 vite nga vdekja e të atit/ Rudina Hajdari: Të ndjej përditë se po mundohem të eci me hapat e tua

Si vajza, e vogla e tij, Rudina Hajdari ka përkujtuar sot babanë e saj, i cili 22 vite më parë u vra në një atentat. Me fjalët e ndjera si çdo fëmijë do i shkruante për babanë, por edhe premtimin se do ndjekë rrugën e tij në politkë, Hajdari e ka përkujtuar Azemin, ose siç ajo e quan "njeriu që kurrë nuk e tregtoi lirinë".

"Babi, 22 vite pa ty pranë fizikisht jane shumë. Por ti je me mua përditë. Je me mua kur zgjohem dhe shpesh e ndiej sikur me thua si dikur pasuria e gjithë botës është në duart e tua kur je njeri i lirë dhe i ndershëm. Je me mua kur luftoj, e ndiej fuqinë tënde që më motivon dhe më shtyn të fitoj. Je me mua kur takoj mijëra shqiptarë të cilët ende sot mbas 22 vitesh të kujtojnë sikur të kishin takuar dje. Je me mua kur më jep forcën të ndjek rrugën tënde. Rrugën e drejtësisë, rrugën e lirisë, rrugën e jerëzve të lirë. Më ka marrë malli, por të ndiej përditë, sepse mundohem të eci në hapat e tua. Në hapat e një njeriu që kurrë nuk e tregtoi lirinë. Do eci, ta premtoj", shkruan Hajdari.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • VLORA: 12/09/2020 18:52

    O Kellic me ke u perball Azemi .Ilini budallalleqet Azemi ishte nje rugac qe ne shqiperi quhet hero. Socializmit i kishin rene breket ne fund te kembeve.Ramizi u thoshte vet rezoeni ,tani keta thone e rezuam.Keto jane trillime te komunistit fanatik antikomunist Sali B erisha.Lexo LES VALESEN se kush e rezoi socializmin

    Përgjigju
  • O Hajdut: 12/09/2020 15:00

    O Meta o hajdut o sot o kurre per te mste brisqe se helbete keshi na eshte rrit gjate veres si mustaqe misri na eshte bere

    Përgjigju
  • O koce: 12/09/2020 14:38

    Nuk e di nga ke ngjar, po ke marr nga Azemi do behesh trim budalla, po ke marre nga Mami do behesh hajdute e shemtuar...prandaj kujdes ruaju e zgjidh mirë se populli shqiptar nuk është budalla..

    Përgjigju
  • Iso: 12/09/2020 11:30

    Do ecish ne hapat e hajdutit te pulave,rrehanit e spiunit,ashtu si ka ecur mami jot pike per pike! Te besoj plotesisht se dhe ti ke per te ndjekur me fanatizem rrugen e tyre (pra rrugen e m....tit)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ishin 2 autorë!' Vrasja e Martinit, flet babai i 14-vjeçarit të plagosur: Luisi ndodhet në intubim! Prindi i fëmijës bën mirë ta dorëzojë vetë

'Ishin 2 autorë!' Vrasja e Martinit, flet babai i 14-vjeçarit të plagosur: Luisi ndodhet në intubim! Prindi i fëmijës bën mirë ta dorëzojë vetë