2275 ton naftë kontrabandë në Portin e Durrësit, Tedi Blushi: Rama është bekuesi dhe përfituesi kryesor i këtij aktiviteti

 

Sekretari i Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi komentoi ngjarjen anijes me 2 275 ton naftë kontrabandë u kap në portin e Durrësit, ku tha se Shqipëria del në një pozicion shumë të keq në sy të partnerëve ndërkombëtarëve.

Me anë të një deklarate, ai tha se duhet gjetur kush është porositësi dhe pse u lejua futja në territorin shqiptar, ndërkohë që institucionet heshtin. Për Tedi Blushin, Edi Rama e lejon vetë kontrabandën në Shqipëri, duke përfituar nga ky aktivitet i jashtëligjshëm.

“Kanë kaluar më shumë katër ditë që kur Policia e Shtetit kapi një anije me 2 275 ton naftë kontrabandë në portin e Durrësit. Deri tani nuk ka asnjë informacion nga autoritetet shtetërore, në veçanti nga institucionet e sigurisë kombëtare mbi këtë ngjarje kaq të rëndë, që përbën një shkelje flagrante të Rezolutës së Këshillit të Sigurimit për embargon ndaj Libisë. Skandali bëhet edhe më i rëndë në rrethanat kur Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe anëtar i Këshillit të Sigurimit të OKB, të cilin edhe e ka drejtuar. Në këtë situatë që e vë Shqipërinë në pozicionin më të shëmtuar në raport me partnerët ndërkombëtarë, por mbi të gjitha në raport me veten, është një detyrim kushtetues që Qeveria, Policia e Shtetit, Shërbimi Informativ Shtetëror, Prokuroria dhe institucionet e tjera përgjegjëse të sigurisë dhe inteligjencës të sqarojnë sa më parë se: E informuar që 48 orë më parë nga agjencitë partnere për mbërritjen e anijes, përse u lejua futja e saj në ujrat territoriale shqiptare? Kush ishte porositësi apo porositësit e kësaj sasie të madhe nafte, që më pas rezultoi se ishte kontrabandë? Cila ishte agjencia doganore që do të kryente procedurat për ankorimin e anijes deri në shkarkimin e saj në depozitat e naftës në Porto Romano? Përse Policia e Shtetit deri më tani ka arrestuar vetëm libianët dhe sirianët që shërbenin në anije dhe askënd tjetër nga ata që e kanë porositur ngarkesën duke i dhënë garanci të marrë detin për ditë të tëra nga Libia në Durrës? Cili është roli i luajtur nga agjencitë shqiptare të sigurisë dhe inteligjencës pasi situata rëndohet nga fakti që tentativat për kontrabandën e naftës janë një rast I përsëritur, çka do të thotë se thyerja e embargos ka qenë e vazhdueshme? Është e qartë pra se ka patur një arsye shumë të fortë për kompaninë shqiptare të kthejë kësaj here mbrapsht, në momentin e fundit, ngarkesën, që në total vlerësohet të kapë një vlerë rreth 4.2 milion dollarë. Arsyeja ka qenë jo nga institucionet shqiptare të sigurisë dhe të inteligjencës por nga agjencitë e vendeve partnere. Pra po të mos ishte për to, kontrabanda dhe thyerja e embargos do të vazhdonte si më parë”, tha Blushi.

“Kush i ka dhënë garanci porositësit apo porositësve shqiptarë të shkelnin embargon e naftës nga Libia? Kush i njoftoi ata për sinjalizimin e anijes nga shërbimet partnere, çka i detyroi në momentet e fundit të refuzonin ngarkesën? Kush e dekonspiroi paralajmërimin e shërbimeve partnere dhe në këmbim të çfarë?  Përse institucionet heshtën në dy rastet e para, kur ende ishte në fuqi Rezoluta e Këshillit të Sigurisë për embargon e naftës dhe produkteve të tjera me Libinë? -Nëse institucionet shqiptare janë në dijeni se cila kompani është furnizuar me naftë kontrabandë nga ana e Libisë, a janë hetuar dhe a janë vendosur para përgjegjësisë? Është e qartë se Edi Rama është bekuesi dhe përfituesi kryesor i kontrabandës së naftës në Shqipëri, përgjegjësi për të cilën ai shumë shpejt do të japë llogari para popullit shqiptar dhe drejtësisë së pa kapur. Ora e llogaridhënies po afron”, shtoi ai.


Lajmi kryesor:

Naftë kontrabandë në Durrës/ Seanca me dyer të mbyllura, burg për 3 libianët dhe sirianin! Kapiteni: Anija kishte më shumë naftë nga sa u gjet, kompania shqiptare s'pranon çmimin


D.GJ/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës