Naftë kontrabandë në Durrës/ Seanca me dyer të mbyllura, burg për 3 libianët dhe sirianin! Kapiteni: Anija kishte më shumë naftë nga sa u gjet, kompania shqiptare s'pranon çmimin

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 3 libanezë dhe 1 sirian të arrestuar për tentativë kontrabande të 2275 ton nafte në Shqipëri. Anija çisternë ‘Queen Majeda’ që vinte nga Libia u kap në Durrës nga antikontrabanda detare dhe policia kufitare në port. Në burg do të qendrojë kapiteni anijes Zuhair Alkwafi dy ndihmësit Muajid Altabir, Amad Abushala dhe punonjësi i ngarkim shkarkimit siriani Badar Tezini. Ata akuzohen për “Kontrandë më mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Kontrabanda e kapitenit, pilotit ose ekuipazhit”, të kryera në bashkëpunim.

Seanca gjyqësore me vendim të prokurorit Prokuror Edmond Koloshi dhe gjyqtarit Vladimir Skënderi, u zhvillua me dyer të mbyllura, por burime për Report Tv bëjnë me dije se libianezët dhe siriani kanë deklaruar se nafta ka qenë në sasi më të madhe nga sa u gjet në bordin e anijes çisternë, por nga prokuroria u vërtetua se ky dokumentacion ishte fotokopje. Për t’u verifikuar duhej origjinali pasi nuk mund të pranohen dokumentet e fotokopjuara.

Më herët në dëshminë e tij një prej të arrestuarve, Zuhair Alkwafi tha se kjo është hera e tretë që ai sjell naftë në Shqipëri. 

"Jemi të habitur nga kjo që po na ndodh. Ne jemi transportues të rregullt dhe punojmë për kompani të ndryshme që porosisin hidrokarbure. Këtë radhë kompania që e kishte porositur nuk e pranoi ngarkesën dhe në ketë moment erdhi kapiteneria dhe struktura të tjera duke bërë veprimet. Ne jemi konform të gjitha rregullave, nuk bëjmë kontrabandë", ka thënë kapiteni.

Në këtë dëshmi të dhënë pas arrestimit kapiteni ka sqaruar edhe funksionimi ku sipas tij kompania porosit sasinë, e ngarkojmë në vendin ku kemi për ta marrë dhe e transportojmë drejt vendit pritës. Kompania pritëse paguan vetëm pasi ka marrë ngarkesën dhe e ka magazinuar. Por sqaron Zuhair Alkwafi në rastin e 2275 tonëve, kompania pritëse nuk e pranoi ngarkesën, dhe ai nuk e di arsyen.

"Në këto kushte ne duhet të ktheheshim sërish në bazë në pritje të porosive të tjera dhe orientimit që do merrnim nga pronarët. Por papritur erdhi kapitaneria, rojet bregdetare etj dhe më pas edhe policia. Na arrestuan pa asnjë arsye. Ne jemi të pafajshëm sepse kështu funksionon transporti i hidrokarbureve. Ne kemi ardhur edhe herë të tjera në Shqipëri dhe s’kemi pasur asnjë problem. Këtë radhë nuk e di pse nuk e pranuan ngarkesën që kishin porositur", thotë libanezi.

Nga dëshmia e Alkwafi, ekuipazhi është futur në ujërat e Portit të Durrësit dhe ka lajmëruar 48 orë para kapitenerinë duke qendruar në pritje për të dorëzuar mallin. Më pas i ka telefonuar pronari i tyre duke u thënë të presin sepse kompania shqiptare e cila zyrtarisht nga autoritetet nuk bëhet me dije, kishte kërkuar ulje të çmimit të karburantit që kishte porositur. Sipas kapitenit dy kompanitë nuk ishin dakordësuar për çmimin kur nafta kishte arritur në port, edhe pse marrëveshja ishte bërë kur anija u nis nga Porti i Bengazit në Libi.

Ky ishte momenti sipas dëshmisë së kapitenit kur ka ndërhyrë antikontrabanda, kapiteneria dhe policia kufitare duke arrestuar ekuipazhin e anijes ‘Queen Majeda’.

Operacioni u zhvillua pas hetimit disamujor nga Dogana Durrës, Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe Policia Kufitare Durrës, me mbështetjen e Kapitenerisë Detare Durrës, Rojës Bregdetare dhe Autoritetit Portual Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:16
2275 ton naftë kontrabandë në Portin e Durrësit, Tedi Blushi: Rama është bekuesi dhe përfituesi kryesor i këtij aktiviteti

 

Sekretari i Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi komentoi ngjarjen anijes me 2 275 ton naftë kontrabandë u kap në portin e Durrësit, ku tha se Shqipëria del në një pozicion shumë të keq në sy të partnerëve ndërkombëtarëve.

Me anë të një deklarate, ai tha se duhet gjetur kush është porositësi dhe pse u lejua futja në territorin shqiptar, ndërkohë që institucionet heshtin. Për Tedi Blushin, Edi Rama e lejon vetë kontrabandën në Shqipëri, duke përfituar nga ky aktivitet i jashtëligjshëm.

“Kanë kaluar më shumë katër ditë që kur Policia e Shtetit kapi një anije me 2 275 ton naftë kontrabandë në portin e Durrësit. Deri tani nuk ka asnjë informacion nga autoritetet shtetërore, në veçanti nga institucionet e sigurisë kombëtare mbi këtë ngjarje kaq të rëndë, që përbën një shkelje flagrante të Rezolutës së Këshillit të Sigurimit për embargon ndaj Libisë. Skandali bëhet edhe më i rëndë në rrethanat kur Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe anëtar i Këshillit të Sigurimit të OKB, të cilin edhe e ka drejtuar. Në këtë situatë që e vë Shqipërinë në pozicionin më të shëmtuar në raport me partnerët ndërkombëtarë, por mbi të gjitha në raport me veten, është një detyrim kushtetues që Qeveria, Policia e Shtetit, Shërbimi Informativ Shtetëror, Prokuroria dhe institucionet e tjera përgjegjëse të sigurisë dhe inteligjencës të sqarojnë sa më parë se: E informuar që 48 orë më parë nga agjencitë partnere për mbërritjen e anijes, përse u lejua futja e saj në ujrat territoriale shqiptare? Kush ishte porositësi apo porositësit e kësaj sasie të madhe nafte, që më pas rezultoi se ishte kontrabandë? Cila ishte agjencia doganore që do të kryente procedurat për ankorimin e anijes deri në shkarkimin e saj në depozitat e naftës në Porto Romano? Përse Policia e Shtetit deri më tani ka arrestuar vetëm libianët dhe sirianët që shërbenin në anije dhe askënd tjetër nga ata që e kanë porositur ngarkesën duke i dhënë garanci të marrë detin për ditë të tëra nga Libia në Durrës? Cili është roli i luajtur nga agjencitë shqiptare të sigurisë dhe inteligjencës pasi situata rëndohet nga fakti që tentativat për kontrabandën e naftës janë një rast I përsëritur, çka do të thotë se thyerja e embargos ka qenë e vazhdueshme? Është e qartë pra se ka patur një arsye shumë të fortë për kompaninë shqiptare të kthejë kësaj here mbrapsht, në momentin e fundit, ngarkesën, që në total vlerësohet të kapë një vlerë rreth 4.2 milion dollarë. Arsyeja ka qenë jo nga institucionet shqiptare të sigurisë dhe të inteligjencës por nga agjencitë e vendeve partnere. Pra po të mos ishte për to, kontrabanda dhe thyerja e embargos do të vazhdonte si më parë”, tha Blushi.

“Kush i ka dhënë garanci porositësit apo porositësve shqiptarë të shkelnin embargon e naftës nga Libia? Kush i njoftoi ata për sinjalizimin e anijes nga shërbimet partnere, çka i detyroi në momentet e fundit të refuzonin ngarkesën? Kush e dekonspiroi paralajmërimin e shërbimeve partnere dhe në këmbim të çfarë?  Përse institucionet heshtën në dy rastet e para, kur ende ishte në fuqi Rezoluta e Këshillit të Sigurisë për embargon e naftës dhe produkteve të tjera me Libinë? -Nëse institucionet shqiptare janë në dijeni se cila kompani është furnizuar me naftë kontrabandë nga ana e Libisë, a janë hetuar dhe a janë vendosur para përgjegjësisë? Është e qartë se Edi Rama është bekuesi dhe përfituesi kryesor i kontrabandës së naftës në Shqipëri, përgjegjësi për të cilën ai shumë shpejt do të japë llogari para popullit shqiptar dhe drejtësisë së pa kapur. Ora e llogaridhënies po afron”, shtoi ai.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ymeri: 17/09/2022 01:18

    LIDHNI MAREVESHJE ME LIBINE PER TE BLERE NAFTE NE KETE KOHE KRIZE,,,SE E KEMI EDHE AFER LIBINE,,,,NE ME 3 MILIONE BANORE ,,,NUK NA KA ASGJE LIBIA TE NA MBAJE ME NAFTE TE LIRE,,,DERISA QEVERIA TE JETE NE GJENDJE TE PERZERE BANKERSIN DHE TE NDERTOJE NJE RAFINERI TE RE PERPUNIMIT TE NAFTES....//////.

    Përgjigju
  • isufi: 16/09/2022 11:31

    PSE I ARESTONI KOT KETA NJEREZ TE MIRE,,,PO NA SJELLIN NAFTE TE LIRE,,,,NUK DO NAFTE TE LIRE EDI RAMA SE DO TE NA VJEDHE LEKET ME KASTRATIN....robt ju ti kesh o edi rama.....

    Përgjigju
  • bobi: 16/09/2022 09:15

    Shume mire qe i keni arrestuar keto por ato qe do pritnin kete sasi nafte pse si arrestoni.Kjo eshte hera e trete qe sjellin nafte kontrabande po 2 heret e tjera ku shkoi nafta.Vetem 3 importues te medhenj te naftes ka ne Shqiperi dhe njihen kush jane porositesit.Kjo sasi nafte do te depozitohej diku dhe sot qe flasim kush ka depozita nafte ne Porto Romano. Rama e di fort mire kush jane kontrabandistet por i ka ne krah ne cdo fushate elektorale.Do ti duhen ca para tani se per 5-6 muaj kemi zgjedhje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve

Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve