TIRANE - 13.4 vite burg ka vendosur Gjykata e Tiranës për ish-punonjësin e Bankës së Shqipërisë Ardian Bitraj të vënë nën akuzë për vjedhjen e bujshme të 713 milionë lekëve të rinj nga thesari i shtetit.
Po ashtu, Gjykata e Shkallës së parë vendosi të dënojë me 10 vite burg Mimoza Bruzinë, të akuzuar si bashkëpunëtore e ish-përgjegjësit të arkës stok në Bankën e Shqipërisë
Vendimi i Gjykates ishte 20 vite per Bitrajn dhe 15 per Bruzine, por te dy kane perfituar nga gjykimi i shkurtuar dhe do te vuajne respektivisht nga 13.4 dhe 10 vite burg.
Dy të pandehurit nuk kanë komentuar vendimin e Gjykatës, ndërsa nga banka e të akuzuarit ish-përgjegjësja në arkën për veprim, Mimoza Bruzia tha se vjedhja e parave nga thesari i shtetit ka filluar prej vitit 2010. Për këtë veprim, -tha Bruzia, ka vënë në dijeni vartësit e saj Dorian Collaku dhe Petrit Ramohitaj, por se nga ana e tyre nuk është ndërmarrë asnjë veprim.
Sipas dëshmisë së Bruzisë, ka qenë Ramohitaj ai që e ka ndaluar të flasë për vjedhjen.

(Mimoza Bruzia dhe Ardian Bitraj në seancën e sotme gjyqësore) FOTO

“Kërkoj drejtësi, nuk kam vjedhur apo ndihmuar Bitrajn”, u shpreh Mimoza Bruzia.
Skandali i vjedhjes së Bankës së Shqipërisë u zbulua ne media në qershor të vitit 2014. Edhe pse ky proces u mbyll me dënimin e dy të dyshuarve kryesorë në asnjë moment prokuroria nuk mundi të provoj destinacionin se ku përfunduan paratë e vjedhura.
Për skandalin e bankës u proceduan në total 19 persona, pjesa më e madhe e të cilëve tashmë kanë fituar lirinë pasi u dënuan me nga 6 muaj deri në 1 vite e gjysmë burgim, përfshi dhe ish-drejtorin e emisionit të parave Dorian Çollaku.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO