2.3 tonë kokainë e pastër, u sekuestrua 2 javë më parë si rezultat i goditjes së një bande ndërkombëtare të trafikut të drogës në Peru, që cili drejtohej nga biznesmeni italian Pasquale Bifulco dhe shqiptari Kadri Gjoci, ndërkohë që mediat peruane kanë zbuluar të tjera detaje. 2 shqiptarë të tjerë, Robert Suloti dhe Mamo Espitare, janë shpallur në kërkim dhe mediat kanë publikuar fotot e tyre.
Ndërkohë që në kërkim është edhe kreu peruan i grupit të njohur ndryshe me pseudonimin ‘Tyson’ dhe me italianin ‘Bifulco’. Gjithashtu edhe ‘Tyson’ ndodhet në kërkim.
Dy javë më parë agjentët çmontuan rrjetin ndërkombëtar të trafikantëve të drogës të cilët merreshin me prodhimin, ruajtjen dhe transportin e ngarkesave të mëdha të lëndëve narkotike me destinacion Italinë dhe Gjermaninë, ku sekuestrua një sasi prej 2.3 tonësh kokainë .
Si rezultat i operacionit u arrestuan biznesmeni italian Pasquale Bifulco 49-vjeç dhe një 28-vjeçar shqiptar i identifikuar si Kadri Cjoci. U arrestuan dhe peruanët: Luis Alberto Narbasya Huayanay, 57-vjeç, të cilit iu sekuestruan 5 kilogramë 300 gram kokainë, dy automjete dhe pajisje komunikimi, si dhe Elmer Cárdenas Ramírez , 56-vjeç, të cilit iu konfiskuan një armë gjahu, dhe 2 armë zjarri të tjera.
Ngarkesat e drogës u nisën nga Alto Huallaga për në Lima dhe Tumbes në mënyrë që të transportoheshin me det nga porti i Callao në Evropë nën modalitetin "eksporti nga kompania në kompani". Agjentët pasi mësuan se organizata kriminale po dërgonte një ngarkesë të konsiderueshme droge drejt Italisë dhe Hamburgut (Gjermani) vazhduan me çmontimin e rrjetit.