TIRANË - Lideri historik i Partisë Demokratike, ish-kryetar për më shumë se 20 vite, Sali Berisha ka uruar sot gjithë anëtarët e kësaj force politike për ditëlindjen e saj. Duke folur jashtë sallës së parlamentit, Berisha tha se, kjo forcë politike ka lindur në opozitë dhe kjo është merita më e madhe e saj.
“E themeluar në ato vite sot është në opozitë. Të mos harrojmë që ajo lindi si opozitë dhe një nga meritat kryesore është se ajo u themelua si forcë opozitare në një prej vendeve më të mbyllura dhe që kishte zhdukur gjithçka”, deklaroi Berisha i pyetur nga gazetarët në lidhje me ditëlindjen e PD-së.
Sipas Berishës, kjo parti në 23 vite ka një bilanc të shkëlqyer. “Ka bilancin e sukseseve dhe të mos sukseseve të saj. Demokratët sot duhet të ndihen krenarë për forcën e tyre politike”, deklaroi Berisha.
Berisha tha se, PD-ja sot ka një lidership të ri që do të përcaktojë rrugën e fitores dhe ardhjes në pushtet.
“Një lidër i ri i cili do të përcaktojë të gjithë vizionin e fitores së afërt të kësaj partie. Jam gjithmonë i atij koncepti që opozita është pushteti moral i kombit. Në sfidat më të para, kjo opozitë, pasi të zgjidhet problemi i votës, PD shkon drejt fitores”, nënvizoi Berisha gjatë deklaratës së tij.
I pyetur nëse PD-ja është aktualisht një parti e lirë, Berisha tha se, “PD është një parti demokratike, me një spektër lirie e mendimi të pamohueshëm, por unë besoj se është plotësisht e unifikuar dhe e aftë të përballet me këtë qeveri që po përdor antishtetin për të shkatërruar shtetin, antiligjin, dhe po zëvendosën shtetin ligjor me atë të policor”.
Ndërsa i pyetur nëse Berisha do të rikthehet në krye të PD-së, si një president nderi, ai tha se, “PD ka kryetarin e saj, të zgjedhur nga 80 për qind e anëtarësisë”.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com