TIRANE- Partia Demokratike festoi dje 23 vjetorin e krijimit të saj. Në një ceremoni të organizuar në hollin e Pallatit të Kongereseve, anëtar të kësaj partie, deputet, ambasador si edhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, morën pjesë në këtë ceremoni të organizuar për herë të parë nga kreu i ri i kësaj force politike, Lulzim Basha.

Ceremonia
Sipas axhendës të përcaktuar nga ana e Partisë Demokratike, ceremonia filloi në orën 18:00 të ditës së djeshme. Për këtë ceremoni ishin shpërndarë 4000 ftesa gjë e clia u vërtetua edhe nga numri i personave që ishte në ambientet e hollit të Pallatit të Kongreseve. Por ajo që ra në sy ishte se ndryshe nga festimet e mëparshme të kësaj partie ku binte në sy luksi dhe komoditeti, festa e djeshme ishte disi e vaktët për nga shërbimet që ofroi kryetari Basha. Konkretisht nuk kishte një organizim konkret në pozicionimin e të ftuarve, apo me ndriçimin dhe me ngrohjen.

Duke qenë se ceremonia festive u mbajt në ambientet e hollit të Pallatit të Kongreseve, nuk kishte sistem ngrohje, gjë kjo që u duk edhe nga mbajtja e xhupave dhe xhaketave veshur nga ana e të ftuarve, por edhe sikur ti hiqnin, ata nuk kishin vend se ku ti vendosnin. Për të pritur të ftuarit, Basha kishte vendosur dy bankete të cilët ofronin pije dhe ushqim për personat e pranishëm dhe gjatë gjithë kohës ishte banda frymore e clia luante muzikë klasike.

Fjalimi
Axhenda e 23 vjetorit të Partisë Demokratike përcaktonte se pasi të vinin të gjithë të ftuarit kryesorë, banda frymore do të luante Himin Kombëtarë, dhe ajo që ra në sy ishte se i ftuari kryesorë ishte ish-kryeministri Sali Berisha. Kjo gjë u dallua pasi Basha hyri në ambientet e Pallatit të Kongreseve 5 minuta përpara se të vinte Berisha dhe u prit nga disa duartrokitje të vakta. Ndërsa në momentin kur në sall erdhi Sali Berisha, të ftuarit filluan ta përshëndesnin atë duke e thirrur në emër, diçka kjo që e bëri të vihej disi në siklet kreun e PD-së, Lulzim Basha. Me të ardhur Berisha, Banda frymore filloi që të luante himin kombëtarë duke vijuar më tej me aktivitetin. Në fjalën e tij, kreu i PD-së, Lulzim Basha krahas përshëndetjes dhe urimit për ditën e themelimit të PD-së, vuri në dukje edhe vizionin e ri për Partinë Demokratike duke theksuar se zgjedhjet brenda strukturave të PD-së do të mund të risjellin sërish në krye të vendit forcën politike që ai drejton.

“Sfida e fillimit të ri dhe ringritjes po merr dhe do të marrë një përmasë të re me çeljen e një kuvendimi të madh, të lirë e të përgjegjshëm të gjithë anëtarësisë të Partisë Demokratike për çfarë kemi bërë mirë, çfarë nuk kemi bërë mirë, çfarë duhet të korrigjojmë, reflektojmë e krijojmë për të ardhmen; me hapjen e re e të fuqishme të partisë ndaj brezit të ri, me ribashkimin, riaktivizimin dhe rivlerësimin e të gjithë demokratëve dhe kontributeve që ata kanë dhënë ndër vite në partinë e tyre, me zgjerimin dhe modernizimin e Partisë Demokratike si shtëpia e madhe e lirisë së shqiptarëve, me konceptimin dhe lancimin e një propozimi të ri politik për një demokraci të re, duke marrë shtytje dhe frymëzim edhe nga mesazhet që dhanë protestat e rinisë shqiptare të muajit nëntor për një demokraci pjesëmarrëse, që mbështetet në parimet e përgjegjësisë, transparencës dhe llogaridhënies”,- tha Basha.

Të ftuarit
Dy prej të ftuarit e mbrëmjes së djeshme ishin edhe dy personat më pikat të mbrmjes, Ilir Meta dhe Aleksandër Arvizu. Meta në cilësinë e kryetarit të Kuvendit shkoi në festën e Partisë Demokratike duke e uruar personalisht Bashën dhe Berishën. Ndërsa Arvizu, theu akullin duke u bashkuar në një ambiet me Berishën, pavarësisht mosmarrveshjeve që ka ndërmjet tyre. Gjithësesi gjatë ceremonisë së ditës së djeshme ishin të ftuar edhe personalitete të tjera të të gjitha fushave në vend.

PD kujton Olldashin vetëm me dy fjalë
Pjesë e axhendës së ceremonisë zyrtare të ditës së themelimit të Partisë Demokratike ishte edhe një dokumentarë 5 minutësh ku pasqyrohej i gjithë hisotriku i PD-së. Por ajo që ra në sy ishte pershëndetja që iu bë Sokol Olldashit. Konkretisht në këtë dokumentarë, emri i Sokol Olldashit u bashkangjit me personalitetet e tjera të PD-së të cilët kanë humbur jetën si Gramoz Pashko, Azem Hajdar dhe Pjetër Arbnori duke u shprehur se këto figura do t’i mungojnë shumë Partisë Demokratike. Më pas dokumentari vijoj të pasqyroj objektivat e PD-së. Figurën e Olldashit e përshëndeti edhe Basha në fjalën e tij.

Shkrimi u publikua sot (13.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)