23-vjetori i PD, Basha: PD ka
qenë dhe do të bëhet më e madhe

23-vjetori i PD, Basha: PD ka<br />qenë dhe do të bëhet më e madhe
TIRANE- Partia Demokratike feston sot në “Pallatin e Kongreseve” 23-vjetorin e themelimit të saj. Gjatë ceremonisë festive është evokuar përmes pamjeve filmike ajo ditë e rëndësishme jo vetëm në kalendarin politik të PD, por dhe në tërë historinë e vendit, duke parakaluar dhe themeluesit, një pjesë e të cilëve janë larguar nga kjo parti politike, ose kanë ikur jashtë vendit.

Kreu i partisë Demokratike, Lulzim basha duke i uruar ditëlindjen forcës politike që ai drejton, tha se kjo është edhe një ditë kujtimi, nderimi dhe reflektimi. Basha tha se PD ka sfidë të saj ringritjen dhe ribashkimin si shumicë. Fjala e plotë e kreut të PD, Lulzim Basha
 
“Kjo është sfida jonë e re, sfida e përbashkët për fillimin e ri, ringritjen, ribashkimin si shumicë, dhe për qeverisje të re në të ardhmen. Do ta bëjmë, do ta arrijmë”, tha Basha.
 
Në fjalën e tij, kreu i PD përmendi vlerat e kontributet e studentëve të dhjetorit, gjithë firmëtarëve të themelimit të Partisë Demokratike, si dhe anëtarët që janë ndarë nga jeta.
“Kjo është një ditë për të reflektuar. Ne sot nderojmë themelim dhe themeluesoit, shikojmë përpara dhe përshëndesim të ardhmen. Kujtojmë dhjetorin e rinsisë me flamurin kombëtar pa yll, me gishtat e lirisë të ngritur lart, dhe me thirjer “Liri, Demokraci”.

Nderimi dhe mirenjohja ime si kryetar i ri i PD i drejtohet të gjithë demokratëve nga i pari të i fundit. Ne të gjithë bashkë, jemi familja e madhe demokrate që ka bërë historinë transformuese më të madhe pozitive, dhe është e vendosur të bëjë historinë e së ardhmes. Disa anëtarë të PD nuk janë më fizikisht me ne, sot kujtojmë dhe nderojmë Azem Hajdarin, të cilin armiqtë e lirisë na e vranë, kujtojmë Gramoz Pashkon, kujtojmë Sokol Olldashin, nismëatar drejtues, deputet, qeveritar, dhe opozitar i spikatur, mikun që na mungon të gjithëve. Nuk janë fizikisht por na japin kurajo për të ecur përpara”, tha Basha.
 
Basha ka ritheksuar si më parë "opozitë e fortë, ballore, pa pauza, të mbështetur në fakte, për të mbrojtur nga arbitrariteti dhe paligjshmëria".
 
"Sfida e fillmit të ri dhe ringritjes po merr dhe do marrë një përmasë të re me çeljen e një kuvendimi të madh, për çfarë kemi bërë mirë, çfarë s’kemi bërë mirë, çfarë do reflektojmë për të ardhmen", u shpreh më tej ai.
 
Ai ka kërkuar bashkimin dhe rivlerësimin e gjithë demokratëve dhe kontributeve që ata kanë dhënë në vite, me lancimin e një modeli të ri politik për demokraci të re, duke marrë shtysë nga mesazhet që dhanë protestat në nëntor.
 
"PD lindi nën terrorin e regjimit më të egër që njohu Europa e pasluftës. Ajo u rrit dhe fuqizua në zemrat dhe shpritin e cdo shqiptari. Asgjë, askush s’mund ta gjunjëzojë atë", tha Basha.
 
"Ju që e shihni si shpresën e të ardhmes suaj, ne do ta ringrëmë me të njëjtën forcë që u themelua 23 vjet më parë do ta rikthejmë aty ku e ka vendin. PD ka lindur e madhe dhe do bëhet edhe më e madhe", ërfundoi ndër të tjera fjalën e tij Basha.

I pranishëm në këtë ceremoni festive ka qenë ish-kryetari Sali Berisha, si dhe themeluesit e tjerë të PD, duke rikonfirmuar tashmë se brezi i ri i PD, pikërisht ata që kanë qënë në vitet e para të gjimnazit në dhjetor të vitit 1990.
 
Ndërkaq, ka qenë i pranishëm kreu i LSI, njëherësh dhe kryetar i Kuvendit Ilir Meta, si dhe Petrit Vasili. Në aktivitet merrnin pjesë edhe përfaqësues të partive t% tjera politike të vendit.

I ftuar në këtë aktivitet ishte edhe kryetari i PS, njëherësh edhe kryeministër i vendit Edi Rama, i cili ndodhet në Itali.

PARTIA DEMOKRATIKE FESTON NË PALLATIN E KONGRESEVE 23-VJETORIN E THEMELIMIT
Pritja në Pallatin e Kongreseve është organizuar nga ana e liderit të kësaj partie Lulzim Basha, i cili do të mbajë dhe fjalën kryesore, por që në emër të tij janë bërë dhe ftesat për pjesmarrësit në këtë festë apo pritje me rastin e 23-vjetorit të krijimit të Partisë Demokratike. Demokratët i kanë marrë të gjitha masat për të pasur një pjesëmarrje jo vetëm të përzgjedhur por dhe të gjerë, duke përgatitur me këtë rast nga zyra e Partisë Demokratike dhe ftesat për secilin pjesmarrës, ftesë që ka qenë e njejtë për të gjithë të ftuarit.
 
Ftesë për të marrë pjesë në këtë aktivitet festiv i është dërguar edhe kryetarit historik të PD dhe njërit ndër themeluesit kryesorë, Sali Berisha, themeluesve Arben Imami, Genc Ruli, Arben Demeti etj. Pra kryetari i ri i PD Lulzim Basha ka ftuar zyrtarisht ish-kryetarin Sali Berisha dhe themeluesit e tjerë të PD në festën e partisë, duke rikonfirmuar tashmë se brezi i ri i PD, pikërisht ata që kanë qënë në vitet e para të gjimnazit në dhjetor të vitit 1990, kanë marrë stafetën e drejtimit në këtë parti, aq sa dhe në përvjetor themeluesit dhe ish-drejtuesit vijnë me ftesë.
 
Mësohet se ftesa janë dërguar dhe në drejtim të eksponentëve të tjerë të partive aleate të Partisë Demokratike, pa përjashtuar ftesat dhe për ish themelues të cilët tashmë janë në parti të tjera politike, qoftë dhe kundërshtare.
 
I ftuar në këtë aktivitet është edhe kryetari i PS, njëherësh edhe kryeministër i vendit Edi Rama, kreu i LSI, njëherësh dhe kryetar i Kuvendit Ilir Meta, si dhe deputeti socialisht Pandeli Majko.

ilir meta
(Ne foto: Kryetari i kuvendit, Ilir Meta me ambasadorët, Arvizu dhe Sequi në ceremoninë e Partisë Demokratike)

Redaksia Online
(e.s/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit