23 vjetori i PD, Berisha
ftesë për protesta
Sali Berisha ftoj dje demokratët që të bashkohën për të rrëzuar qeverinë. Në një postim që ish-kryeministri bëri në faqen e tij në rrjetin social “facebook” përsëriti kërkesën e tij për të rrëzuar qeverinë.
TIRANE- Sali Berisha ftoj dje demokratët që të bashkohën për të rrëzuar qeverinë. Në një postim që ish-kryeministri bëri në faqen e tij në rrjetin social “facebook” përsëriti kërkesën e tij për të rrëzuar qeverinë. Në këtë postim Berisha kujton disa nga momentet e themelimit të Partisë Demokratike e cila mundësoi rrëzimin e qeverisë diktakoriale në Shqipëri duke akzuar njëkohësisht mazhorancën qeverisëse si pasardhëse e Partisë Komuniste. Për rrejedhojë ai kërkoi që të përsëriten protestat e dhjetorit të vitit 1990 në mënyrë që qeveria aktuale të rrëzohet si atëherë. Sipas tij, 23-vjetori i themelimit i fton demokratët që të ngrihen fuqishëm për të rrëzuar atë që ai e quan regjim te neobllokmenëve.
“Një grup studentësh me në krye liderin e lëvizjes studentore Azem Hajdari, intelektualë dhe punonjës të Tiranës, themeluan më 11 dhjetor të vitit 1990 Partinë e parë opozitare të vërtetë në historinë e Shqipërisë. Partia Demokratike u themelua si parti e lirive dhe të drejtave njerëzore, tregut të lirë, interesit kombëtar dhe integrimit euroatlantik dhe europian të Shqipërisë. Në 23 vite ajo ja doli të përmbysë me votën e lirë diktaturën hoxhiste, të garantojë liritë dhe të drejtat njerëzore, të ndërtojë në Shqipëri ekonominë e tregut të lirë, e cila është nga më të paktat që i rezistoi krizës.
Partia Demokratike mbrojti me vendosmëri çështjen kombëtare, sot Kosova është e lirë dhe e pavarur dhe shqiptarët jetojnë të lirë kudo që janë. PD në këto vite u dëshmua lokomotivë e integrimit. Ajo anëtarësoi Shqipërinë në KE, në NATO, garantoi lëvizjen e lirë dhe mori dy vite me radhë rekomandimin për statusin e vendit kandidat, të cilin e bllokoi dhe po e bllokon Edi Rama. Ky 23 vjetor fton demokratët të ngrihen fuqishëm kundër regjimit të neobllokmenëve që po zëvendësojnë shtetin ligjor me shtetin policor dhe sistemin demokratik me sistemin kleptokratik. Gëzuar ditën e themelimit të PD dhe pluralizmit politik në Shqipëri! Nder përjetë atyre që themeluan PD! Gëzuar”, shkruan Berisha në postimin e tij në “facebook”. Kjo është hera e dytë në pak dit që ish-kryeministri kërkon rrëzimin e qeverisë me protesta pasi pak dit më parë bëri të njëjtën kërkesë por duke marrë shkas nga protestat e ndodhura në Ukranië.
Shkrimi u publikua sot (12.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.1%
-
Deri diku
6%
Vota total: 1604
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Po armatosemi fuqishëm', Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur
28 Nëntor, 22:45
-
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
28 Nëntor, 22:25
-
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën
28 Nëntor, 22:05
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor, 21:55
-
Berisha me shqiptarët në Greqi: Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë
28 Nëntor, 21:54
-
‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë
28 Nëntor, 21:39
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26