23-vjeçari kuksian 'inauguron' marrëveshjen për ekstradimin në Britani

23-vjeçari kuksian 'inauguron' marrëveshjen për ekstradimin në Britani

Një 23-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet britanike që prej vitit 2018 u arrestua në Durrës.

Elton Sefa lindur në Kukës dhe banues në Xhafzotaj – Shijak u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Arrestimi u bë nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Interpol Tirana, në Operacionin Policor të koduar “EAGLE“

Autoritetet gjyqësore britanike kanë përcjellë kërkesën për lokalizimin dhe arrestimin e tij, në bazë të Urdhër Arrestit të datës 05.01.2018 të Gjykatës së Magjistratëve në Ëestminster/Mbretëri e Bashkuar, e cila ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprën penale “Vrasje”.

Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Drejtësisë po kryejnë të gjitha procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Ky është rezultati i parë pas Marrëveshjes dypalëshe, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut, ratifikuar me Ligjin nr. 93/2017 që plotëson Konventën Europiane të Ekstradimit të vitit 1957.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?