Një ditë më parë policia sekuestroi 24 kg e 400 gr lëndë narkotike kanabis në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, duke arrestuar dy transportuesit Mikolaj Drynda, 47 vjeç e Jozef Drynda, 23 vjeç, atë e bir. 

Ndërsa në kërkim u shpall Sara H, 25 vjeçe, banuese në Poloni. 25-vjeçarja polake dyshohet të ketë bashkëpunuar për trafikun e kanabisit me dy të arrestuarit.

Policia sqaron se ndalimi i saj u bë pasi më datë 08.09.2017, në dalje të P.K.K Qafë-Thanë, në mjetin tip "Volksëagen" në pronësi të kësaj shtetase (me drejtues shtetasin Jozef Drynda, i cili udhëtonte së bashku me babain e tij) u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 69 pako me peshë 24 Kg e 400 gr lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Droga u gjet gjatë kontrolleve të automjetit të polakëve në dalje të pikës së kalimit kufitar të Qafë Thanës. 

Materialet iu referuan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë për veprën penale: "Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim" parashikuar nga neni 283/a/2 të Kodit Penal.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com