24 mijë fletë votimi të pavlefshme, 'u
votua' president Berisha-Rama-Putin

24 mijë fletë votimi të pavlefshme, 'u<br />votua' president Berisha-Rama-Putin
MAQEDONI- Pas numërimit të fletëve të votimit në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve bëri të ditur se 23 428 fletë votimi ishin të pavlefshme.

Shumë qytetarë preferuan të mos votonin asnjë nga kandidatët apo t’i votonin të gjithë së bashku. Por kishte dhe nga ata të cilët votuan politikanë të njohur shqiptarë dhe botërorë si Sali Berisha, Edi Rama apo presidentin rus Vladimir Putin.
 
Sipas agjensisë maqedonase të lajmeve “Ina”, këto vota të pavlefshme dhe shumë të çuditshme shprehin pakënaqësitë e popullit për politikanët e tyre.
 
Kandidati i VMRO-DPMNE-së, George Ivanov fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidencale me 25,16% të votave. Ai do të përballet në balotazhin e 27 prillit me Stevo Pendarovski, i cili doli i dyti në këto votime me 18,3% të votave. Po në 27 prill do të mbahen dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

flete votimi

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e majta

Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e majta