TIRANE- Një ditë pasi Garda shmangu atentatin ndaj tij, prefekti i Vlorës Besnik Dervishi deklaron se makina ku u gjet e instaluar dhe u çaktivizuan 200 gr eksploziv C4 ishte në përdorim të tij.
Paraditen e sotme, Prefekti i Vlorës (rreth orës 11:19) ishte pranë Kompleksit ”Jon” i cili sot do të shembet, por nuk pranoi të japë deklaratën për shtyp duke pasur në sfond kompleksin "Jon”, por detin, duke thënë se “dua të shikoj të ardhmen, dhe tjetra i përket të shkuarës”.
Prefekti i Vlorës Besnik Dervishi shprehu mirënjohje për mbështetjen ndërsa shtoi se ka besim se institucionet dhe prokuroria do të zbardhë sa më shpejt ngjarja e djeshme.
“Në radhë të parë, do të shpreh mirënjohjen për të gjithë ata miq që personalisht më shprehën solidaritetin. Falenderoj dhe institucionet kryeministrin zv./ ministrat, deputetët që kanë qëndruar pranë meje. Ju orientova në drejtimin e së ardhmes së qytetit të Vlorës. Së bashku me agjencinë kombëtare të Planifikimit të Territorit inspektuam shëtitoren. Sa i takon prezencës tuaj (flet për gazetarët) është një proces që po vazhdon dhe do të vazhdojë sipas planifikimit.
Nuk kam koment për ngjarjen e djeshme, kam besim në institucionet e shtetit dhe prokuroria do e zbardhë sa më shpejt.Kjo nuk është replikë, por detyrë e institucioneve. “- tha Dervishi.
NGA VLORA JAM NISUR NE OREN 20:00
Dervishi tha se deri në orën 19:00 ka qenë në zyrën e tij në Vlorë, më pas në orën 20:00 ishte nisur drejt Tiranës.
“Në 20:00 të mbrëmjes së 12 dhjetorit jam nisur në Tiranë pasi më morën në telefon dhe më thanë që duhej të isha në Tiranë. Deri në orën 19:00 kam qenë në zyrën time. Kam qenë vetëm në makinë. Detajet tia lëmë prokurorisë. Makina është në pronësi time personale. me targa të rregullta. Ne shtetin e kemi marrë të rrënuar prandaj përdorim dhe makinën time
Ditën e djeshme ishte makina në përdorim nga unë”- tha Dervishi.
I pyetur nga gazetari i Tv A1 Report, Arsen Rusta si ndihet një ditë pasi Garda shmangu atentatin, Dervishi u shpreh: Ndihem mirë në Vlorë dhe në mes të vlonjatëve”

(Ne foto: Besnik Dervishi, ne nje prononcim per median nje dite pas zbulimit te 200 gr eksploziv ne makinën e tij)
ORA 09:00 5 TE SHOQERUAR
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e atentatit të mbetur në tentativë me eksploziv ndaj prefektit të Vlorës Besnik Dervishi.
Krimet e Rënda të Tiranës kanë shoqëruar 5 persona, një ditë pasi sasia prej 200 gr eksploziv C4 u gjet në makinën e prefektit të Vlorës. Lënda eksplozive u konstatua dhe u çaktivizua në hyrjen e oborrit të kryeministrisë paraditen e djeshme (13 dhjetor 2013).
Burimet e Drejtorisë së Përgjitshme të Policisë për A1Report dhe Shqiptarjacom nuk bënë të ditur identitetet apo çfarë përfaqësonin të shoqëruarit, por thanë se këta janë vetëm të shoqëruarit e të parë të një grupi personash të cilët do të pyeten në cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen apo dhe të dyshuar konkretë për të.
Sipas deklarimeve të prefektit, automjeti i tij Peugot 407 me targa të Tiranës 5066 N. po futej në kryeministri për shkak të mungesës së parkingut në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Nuk dihet pse nuk janë ekzekutuar shoqërime në qytetin e Vlorës, edhe pse dyshimet janë se lënda eksplozive prej 200 gramë c4 i është montuar mjetit në Vlorë, të enjten, (12 dhjetor) ndërsa të neswrmen (13 dhjetor) prefekti kishte udhëtuar për në Tiranë.
Njësia antieksploziv e cila bëri shkëputjen e mekanizmit të ndezjes së eksplozivit me qitjen e ujit të çekiçit pneumatik, nuk ka përfunduar ende raportin nëse ka patur defekt në mekanizmin e aktivizimit të lëndës shpërthyese çka ka sjellë mosrealizimin e atentatit deri të nesërmen e montimit të këtij mekanizmi.
GARDISTI:SI E ZBULOVA ME PASQYRË TRITOLIN NË MAKINËN E PREFEKTIT
Shpërthimi i fuqishëm brenda territorit të Objektit të Rëndësisë së Veçantë, siç cilësohet kryeministria, është shmangur falë vigjilencës së efektivit të Gardës së Republikës Dritan Doko.
Ky i fundit ka qënë me shërbim tek dera ku hyjnë delegacionet e huaja në kryeministri, dhe rreth orës 09:10 të mëngjesit automjeti tip “Peuget model 407 ngjyrë gri me targa TR 5066 N, është parkuar nga prefekti i Vlorës Besnik Dervishi në brendësi të territorit të kryeministrisë.
Bashkë me Dervishin ka qënë dhe shefi i antikorrupsionit në kryeministri Ergys Hoxha, i cili pasi i është prezantuar punonjësit të Gardës së Republikës Dritan Doko, i ka kërkuar të linin për disa minuta automjetin në territorin e kryeministrisë, pasi do të ktheheshin shumë shpejt.
Në dëshminë e tij, të dhënë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Dritan Doko, ka pohuar se menjëherë pasi janë larguar dy personat që zbritën nga automjeti, ka vepruar sipas rregullores.
“Kam shkuar jo shumë larg dhe kam marrë pasqyrën, me të cilën kryejmë kontrollin e automjeteve që hyjnë në kryeministri. Një procedurë e tillë, kryhet nga Garda e Republikës për të gjitha mjetet private të punonjësve. Fillova ta kontrolloj në pjesën e poshtme automjetin dhe pasi kam përfunduar nga ana e djathtë, dola në krahun tjetër. Nga pasqyra kam parë, një send jo të zakonshëm që ishte vendosur poshtë automjetit. Jam ulur poshtë në gjunjë dhe kam parë se bëhej fjalë për një material me ngjirë kafe, dhe ngjitur me të ndodhej dhe një aparat telefoni.
Menjëherë kam menduar se bëhej fjalë për eksploziv dhe kam njoftuar qëndrën operative të Gardës së Republikës dhe më pas policinë. Theksoj se automjeti kishte vetëm pak minuta që ishte parkuar në brendësi të teritorit të kryeministrisë, ku unë isha përqëndruar me shërbim. Gjatë kësaj kohe, por edhe para se automjeti të parkohej në kryeministri, nuk kam parë asnjë person të dyshimtë në zonë.”-ka deklaruar para prokurorëve efektivi i Gardës së Republikës Dritan Doko.
Poshtë makinës së prefektit u gjetën 200 gr eksploziv C4 e lidhur me dy detonatorë dhe një celular. Burime nga uniformat blu kanë bërë të ditur dje për A1 Report se prefekti kishte udhëtuar nga Vlora drejt Tiranës me eksplozivin C4 të vendosur në shasi pranë sabratorit të mjetit, gati për të shpëthyer. Dervishi dhe familja e tij është marrë në mbrojtje nga uniformat blu.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zhvilluar mbrëmë një mbledhje me oficerët e Policisë së Tiranës, Antiterrorit, prokurorët dhe SHISH për analizën e ngjarjes. Në këtë mbledhje ka qenë i pranishëm Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, dhe prokurori i Krimeve të Renda, Eugen Beci. Analiza e ngjarjes u bë tek Krimet e Rënda pas ballafaqimit të fakteve dhe dëshmive të të shoqëruarve.
Dyshohet se eksplozivi është vendosur në makinën e Besnik Dervishit të enjten (12 dhjetor) në Vlorë, ndërsa në mbrëmje prefekti ishte kthyer në Tiranë.
Sasia e eksplozivit, rreth 200 gramë C4, të vendosur poshtë makinës që kishte hyrë në Kryeministri, u zbulua nga Garda.
Dyshohet se eksplozivi nuk u aktivizua për shkak të ndonjë defekti, ndërkaq, çështja po shqyrtohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Shkrimi u publikua sot (14.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Policia shkatërroi provën me shpërthim