
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se çdo varr në Reçak ka një histori tmerri. Në 24-vjetorin e masakrës në këtë fshat të Shtimes, e para e shtetit shtoi se synimi më i rëndësishëm është sigurimi i drejtësisë.
“Aty mizoria e regjimit mori trajtën më çnjerëzore, shënoi një moment që vetëdija ndërkombëtarëve u zgjua përfundimisht. Reçaku dëshmoi se Kosova ishte edhe sfida e përballjes demokratike, a do të dorëzohej një qytetërim botëror para një barbarie. Ky moment kthese lidhej me një emër dhe një njeri, ambasadori Willlam Walker. Krimet e kryera këtu në Reçak, ku civilë shqiptarë u shënuan mizorisht i dëshmuan botës për tragjedinë që po përjetonin shqiptarët”, u shpreh Osmani.
“Sot kur i kujtojmë me dhimbje të dashurit tanë, detyrimi për të siguruar drejtësi për ta bëhet synimi ynë më i rëndësishëm. Historia e gjithsecilit prej tyre është vet historia e Kosovës. Ata thërrasin për drejtësi sot e kurdo herë. Mos të harrojmë kurrë që çdo varr në Reçak ka një histori tmerri” ka shtuar ajo.
Lajmi kryesor:
24 vjet nga masakra e Reçakut, krimi kundër njerëzimit që zgjoi Perëndimin! Kurti: Kush mohon gjenocidin, ëndërron përsëritjen
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49%
-
Jo
47.5%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 6835
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama letër Albin Kurtit: Me mbështetjen e aleatëve, Kosova shënoi arritje të paimagjinueshme! Urimi i 13 shkurtit, u publikua sot nga Kryeministri i Kosovës
19 Shkurt, 12:30
-
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Albin Kurtin të paraqitet për të dëshmuar për rezervat shtetërore
19 Shkurt, 09:42
-
Si shpërndanë mediat ruse përmbajtje manipuluese para zgjedhjeve në Kosovë?
18 Shkurt, 18:59
-
Vjosa Osmani nderon me titullin 'Medalja Presidenciale e Meritave', ish-presidentin, Bamir Topi
18 Shkurt, 18:27
-
‘Kryeministri më hajvan në histori’, ofendoi Albin Kurtin, komentatori: E bëra me vetëdije! Më pezulluan nga puna, por do pranoj secilën masë, jam i pastër si loti
18 Shkurt, 17:10
-
Begaj nderon personalitetet që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës: E ardhmja jonë është e përbashkët
18 Shkurt, 16:36
-
Autoriteti i Dosjeve zbardh letrën e aktivistit kosovar Jusuf Gërvalla, si e vrau UDB-ja! Të dhënat e ish-Sigurimit: I tha policisë gjermane se...
18 Shkurt, 16:22
-
Gjermania akuzon Serbinë për ndërhyrje në zgjedhjet parlamentare të Kosovës
18 Shkurt, 15:36
-
Kosovë, ambasadori i BE takon kryetarët e partive: Biseduam për rrugën që duhet të ndjekë qeveria e re
18 Shkurt, 13:50
-
Kosovë/ Bajram Begaj në Komandën e KFOR: Gati për të rritur numrin e trupave nëse do të jetë e nevojshme
18 Shkurt, 13:22
-
Burri i saj e quajti live hajvan, militantët e Albin Kurtit sulmojnë gazetaren Arbana Xharra
18 Shkurt, 12:57
-
Hashim Thaçi nuk paraqitet në seancën gjyqësore në Hagë, shkak problemet shëndetësore
18 Shkurt, 10:59