24 vjedhje dhe 2 grabitje përgjatë 1 viti, arrestohet për herë të pestë 28 vjeçari shqiptar
Emiljano Muharemi nga kamerat e sigurisë
Policia greke ka vënë në pranga për herë të pestë, 28 vjeçarin rom me origjinë shqiptare Emiljano Muharemi, i cili akuzohet që përgjatë 1 viti ka kryer 24 vjedhje dhe 2 grabitje.
Së fundmi i riu shqiptar me pseudonimin “Shkaba” u arrestua nga policia greke ku gjatë kontrollit i gjetën një sasi të vogël lënde narkotike, kanabis.
Emiljano Muharemi është arrestuar me të njëjtën veshje, që kishte kur është kapur nga kamerat e sigurisë, ndërkohë që po vidhte një dyqan celularësh.
Akuzat e ngritura kundrejt 28-vjeçarit janë ato të posedimit të lëndëve narkotike, vjedhjes dhe grabitjes, duke u konsideruar kështu një njeri tepër i rrezikshëm për rendin dhe sigurinë publike.
Sidoqoftë, prokurori që u mor me rastin, pas arrestimit vendosi ta lirojë atë deri në gjyqin e tij nga Autophoros, duke provokuar reagime të forta nga policia.
"Ne po i kapim, gjykatësit po i lirojnë dhe ata po vazhdojnë vjedhjet dhe grabitjet kundër qytetarëve, të cilët Shteti na ka caktuar për t'i mbrojtur. Ky person ka një rekord penal dhe është regjistruar në video dhe foto. Ka dëshmi të viktimave që e njohën atë dhe kanë dëshmuar. Si po e lirojnë atë? "theksojnë ata.
Sipas akuzave, që nga janari i vitit të kaluar, së bashku me të paktën një bashkëpunëtor të tij, i cili mbetet i panjohur, "Shkaba" ka kryer sistematikisht vjedhje dhe grabitje në Kypseli, Ampelokipi, Exarchia, Syntagma dhe Akropoli.
28-vjeçari rom shqiptar pohoi se ai shiste kartolina për të tërhequr vëmendjen e “viktimave” dhe për t’i vjedhur celularët.
Muharemi mendohet se kryente katër deri në pesë vjedhje të celularëve në ditë dhe paratë i përdorte për të blerë drogë.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
54.7%
-
Jo
32.6%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 687
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqi/ Policia bastis Burgun e Koridhalosit ku ka dhe shumë shqiptarë, kontrolle 19 të burgosurve! Gjenden thika të improvizuara dhe celularë
22 Janar, 16:42
-
Zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit të Greqisë, si u ndanë votat në Parlamentin e vendit fqinj
22 Janar, 14:36
-
Tiranë/ Operacioni 'Catch', kapen dhe ndalohen 5 persona të shpallur në kërkim për shitje narkotikësh, dhunë në familje dhe vjedhje
22 Janar, 10:56
-
Lezhë/ Vodhën para në një berberhane duke thyer xhamat, kapen dy të miturit! 17-vjeçarit i gjendet edhe një dorezë metalike
22 Janar, 10:33
-
Home Office fushatë për dekurajimin e shqiptarëve që synojnë Britaninë: Do përdoreni si skllevër nga bandat e krimit nëse vini këtu, mund t'iu kushtojë gjithçka
21 Janar, 21:56
-
Athinë/ Kryepiskopi Anastas në gjendje kritike, dy Mitropolitët e Kishës Orthodhokse e vizitojnë në spital
21 Janar, 15:08
-
Tiranë/ Përshtatën banesën për shitjen e kanabisit, arrestohen 23-vjeçari shqiptar dhe një shtetas turk! Në kërkim një tjetër, sekuestrohen 5 kg lëndë narkotike
21 Janar, 11:07
-
Vijon kritike gjendja e kryepeshkopit Anastas, mjekët tentojnë zgjimin, por s’ka reagim! Mbetet në intubim
20 Janar, 13:32
-
Vidhte pjesë makinash, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë! Në banesë i gjendet pistoletë (EMRI +VIDEO)
19 Janar, 11:18
-
Shkodër/ Kishte vjedhur para, bizhuteri dhe sende të tjera me makinën e tij në një banesë, arrestohet 34-vjeçari
19 Janar, 10:38
-
Kryebashkiaku i Himarës, vizitë në spitalin ku është i shtruar Kryepeshkopi Anastas: Lutemi për Fortlumturinë e Tij
18 Janar, 13:48
-
Tiranë/ Të dënuar për drogë, vjedhje dhe drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, arrestohen 3 të shpallur në kërkim, mes tyre edhe një 19-vjeçar
18 Janar, 10:55