-
-
Vrau me sëpatë ish-partneren dhe të dashurin e saj në Greqi, arrestohet pas 6 vitesh 44-vjeçari shqiptar! Pranon autorsinë edhe për 2 vrasje të kryera në Shqipëri (EMRI)
44-vjeçar shqiptar është arrestuar në zonën e Patisias në Athinë, i dyshuar për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në tetor të vitit 2020 në Loutraki të Greqisë. Viktimat ishin një grua 43-vjeçare nga Ukraina, me të cilën shqiptari kishte pasur më parë një lidhje, dhe partneri i saj 42-vjeçar, me profesion farmacist.
6 Nëntor, 16:19 -
500 emigrantë nga Shqipëria drejt Greqisë përmes maleve, policia greke publikon pamjet e operacionit për kapjen e tyre! (VIDEO)
Policia greke ka publikuar pamje nga droni që tregojnë grupe emigrantësh duke lëvizur në këmbë në zona malore dhe rrugë të izoluara të Thesprotisë. Pamjet lidhen me hetimin që çoi në goditjen e një rrjeti të dyshuar për organizimin e kalimit të paligjshëm të mbi 500 emigrantëve nga Shqipëria drejt Greqisë
6 Nëntor, 10:28 -
Dalin pamjet, si banda e Klodian Lekocajt sulmonte me granata dore bizneset në Greqi! Gjithçka orkestrohej nga burgu (VIDEO)
Në një prej lokaleve, shihet si autorët kalojnë përpara një lokali, hedhin një granatë dore brenda ambienteve, ku ndodheshin klientë dhe largohen nga vendi i ngjarjes.Grupi vendoste gjoba ndaj bizneseve, të cilët ishin të detyruar të paguanin ose do të përfundonin të hedhur në erë.
5 Nëntor, 21:19 -
Ishte nisur drejt Izraelit, kërcënim për bombë në një anije turistike në ishullin grek! 7 alarme të ngjashme edhe në aeroportet e Europës
Anija “Crown Iris”, me flamur të Panamasë, pritej të lundronte drejt Haifës, me 940 pasagjerë dhe 597 anëtarë të ekuipazhit në bord, kur mbërriti kërcënimi. Personeli i Rojës Bregdetare, i ndihmuar nga një qen i specializuar për zbulimin e eksplozivëve dhe një zhytës, kontrolloi anijen.
3 Nëntor, 19:12 -
Gjobvënie përmes zjarreve e granatave, arrestohen 5 persona në Greqi! Dyshohet se grupi drejtohej nga i burgosuri shqiptar ‘me famë’ (EMRI)
Një operacion policor ka filluar që nga orët e para të së martës në Greqi për të shpërbërë një organizatë kriminale, anëtarët e së cilës dyshohet se janë të përfshirë në gjobvënie ndaj bizneseve, shpërthime granatash si dhe në një tentativë vrasjeje.
3 Nëntor, 14:46 -
Stuhi e fuqishme në ishullin grek të Rodosit, dhjetëra banesa e biznese nën ujë! Rrjedha merr përpara mbi 60 automjete, pezullohet mësimi (VIDEO)
Në Arkangelos, sasia e madhe e ujit që u grumbullua brenda një kohe të shkurtër shkaktoi daljen e lumit nga shtrati dhe përmbytje në disa zona të rajonit. Bashkia e Rodosit vendosi pezullimin e mësimit për ditën e sotme në shkollat që ndodhen në njësitë administrative të Arkangelosit, Afandout, Lindosit dhe Rodosit Jugor.
2 Nëntor, 15:20 -
Vrau bashkëkombasin në Selanik në 2020 në bashkëpunim me 2 persona të tjerë, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Greqi! Pritet ekstradimi drejt vendit tonë (EMRAT)
I riu i arrestuar dyshohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë ka vrarë bashkëkombasin e tij në Selanik, pasi fillimisht e kanë dhunuar dhe më pas e kanë goditur me thikë.
1 Nëntor, 14:37 -
Tragjedia me 6 të vrarë në Athinë, kamerat identifikojnë 3 autorët, mes tyre një shqiptar! Këputën tubin e gazit që shkaktoi shpërthimin
Policia greke ka vënë në pranga dy grekë dhe një shqiptar të cilët akuzohen se kanë shkaktuar shpërthimin vdekjeprurës në Plaka të Athinës më 25 shtator. Shpërthimi la pas 6 viktima, mes të cilave Florida e Florin Hoxha që ishin motër e vëlla dhe Eris Cani.
30 Tetor, 22:14 -
Zbardhet vrasja në Greqi, arrestohet 48-vjeçari shqiptar! Alibia: Isha nën efektin e drogës
Policia greke ka zbardhur një vrasje të ndodhur në lagjen Galaci të Athinës, në 24 korrik të këtij viti. Autor është një 48-vjeçar shqiptar ndërsa mësohet se ai kishte njohje me viktimën dhe herë pas here e vizitonte atë në banesë, ku kryente ndonjë punë ose shërbim për të marrë në këmbim shuma të vogla parash..
30 Tetor, 20:50 -
Greqia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç, ligji hyn në fuqi më 1 janar 2027
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis deklaroi se kompanitë e rrjeteve sociale kanë rreth dy muaj e gjysmë kohë për të zhvilluar një sistem verifikimi të moshës së përdoruesve, duke garantuar njëkohësisht mbrojtjen e privatësisë së tyre.
23 Tetor, 16:40 -
Vodhën 25 kilometra kabllo bakri me vlerë 1 milion euro për ta shitur për skrap, 13 të arrestuar në Athinë! Pjesë e bandës edhe shqiptarë
Të arrestuarit akuzohen se kanë hyrë disa herë gjatë natës në ambientet e një kompanie franceze në Paiania, në periferi të Athinës, dhe kanë vjedhur kabllo me vlerë totale prej 1 milion eurosh. Më pas, u kanë vënë flakën veshjeve izoluese të kabllove për të nxjerrë bakrin e pastër që ndodhej poshtë tyre, i cili do të shitej për skrap.
21 Tetor, 19:00 -
-
Protesta në Athinë dhe qytete të tjera të Greqisë, mijëra studentë e mësues kërkojnë më shumë fonde për arsimin dhe qira më të lira
Mijëra studentë dhe mësues kanë dalë në rrugët e Athinës këtë të mërkurë, duke kërkuar strehim më të përballueshëm për studentët dhe më shumë fonde për arsimin. Protesta të ngjashme janë zhvilluar edhe në qytete të tjera greke
21 Tetor, 15:59 -
Po ndiqeshin nga varkat e policisë, 12 emigrantë humbin jetën në dy ishuj të Detit Egje! Një foshnje mes viktimave, 14 të mbijetuar
Dymbëdhjetë emigrantë kanë humbur jetën pranë ishujve grekë Lesbos dhe Samos, në pjesën verilindore të detit Egje, pasi varkat me të cilat udhëtonin u përmbysën gjatë ndjekjes nga Roja Bregdetare.
19 Tetor, 17:52 -
-
Lobistët, martesat, avionët privatë dhe borxhi prej 100 mijë dollarësh! Investigimi që vë në telashe ambasadoren amerikane në Athinë, Trump: Nuk jemi të kënaqur!
Ish-figurë e Fox News, ish-partnere e Donald Trump Jr. dhe ish-bashkëshorte e guvernatorit aktual të Kalifornisë, Gavin Newsom, Guilfoyle dyshohet se ka promovuar një kompani greke dhe i ka kërkuar 100 mijë dollarë një donatori. Ajo i mohon akuzat.
13 Tetor, 15:38 -
Dyshohet për sjellje të papërshtatshme, Trump konfirmon se po shqyrton shkarkimin e ambasadores së SHBA në Greqi: Nuk jemi të kënaqur!
Avokatët e Guilfoyle i kanë mohuar akuzat se ajo ka kërkuar para në këmbim të aksesit te zyrtarët, ndërsa i kanë cilësuar si ç'orientuese raportimet lidhur me udhëtimet e saj. Ata kanë deklaruar gjithashtu se klientja e tyre ka respektuar kërkesat federale për pranimin dhe deklarimin e dhuratave.
13 Tetor, 10:32 -
Greqi/ Shqiptari i dehur në timon u fut me makinë në lokalin në Selanik, pronarja: Na shpëtuan vazot e luleve që ishin para nesh, u shmang një tragjedi
Një ditë pasi një shqiptar u arrestua në Greqi, pasi u fut me makinë i dehur në një restorant në Selanik, pronarja e lokalit thotë për mediat greke se prania e vazove të mëdha me bimë shmangu një tragjedi.
12 Tetor, 23:02 -
Greqia nismë për ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit nën 15 vjeç! Ligji do të hyjë në fuqi më 1 janar 2027
Greqia po bëhet gati të vendosë kufizime të forta për përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët nën 15 vjeç. Projektligji i prezantuar nga qeveria pritet të votohet gjatë këtij muaji, ndërsa masat parashikohet të hyjnë në fuqi më 1 janar 2027.
12 Tetor, 21:06