24 vjet nga rrëzimi i bustit, Basha
i vetëm pa Berishën e dhjetoristët

24 vjet nga rrëzimi i bustit, Basha<br />i vetëm pa Berishën e dhjetoristët
TIRANE - Sot opozita ka gjetur rastin që të akuzojë qeverinë Rama- Meta se është mishërim i pushtetit enverist. Partia Demokratike ka festuar sot 24-vjetorin e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës.

Në ceremoninë e sotme të përkujtimit të kësaj datë mbështetësit kanë qenë më të paktë. Këtë herë PD kishte zgjedhur që të flisnin me radhë disa nga ata që e kanë përjetuar këtë periudhë ose edhe qytetarë të cilët vijnë me plane të reja për demokracinë dhe të ardhmen.

Ajo që vihej re në këtë ceremoni ishte edhe mungesa e ish-kreut historik të së djathtës Sali Berishës si dhe emrave të tjerë të njohur të cilët bënë historinë e dhjetorit.
Kreu i PD Lulzim Basha në fjalën e tij tha se tashmë po jetojmë në një kohë kur ata që na qeverisin janë glorifikim i pushtetit të Hoxhës.

Sipas Bashës e gjithë kjo tregon  nostalgjinë që kjo qeveri ka për diktatorin dhe politikën e tij.  “Hoxhizmi dhe diktatura nuk duhet të kthehen më, ne nuk duhet të lejojmë që të tilla politika të rikthehen sërish,” – kështu u shpreh kreu i PD Lulzim Basha. 

Sipas tij me anë të politikës së mazhorancës rrezikohet gjithçka, çdo pasuri publike dhe e mirë që vendi ka arritur deri më tani. “Nëse nuk i vemi kufi të keqes, ajo rrezikon që të përsëritet,” – tha Basha.

Ndërkohë të pranishmit e tjerë që morën pjesë në ceremoni thanë se i duhet thënë stop miteve të diktaturës të cilat janë krijuar si pasojë e qeverisjes Rama-Meta. Po ashtu ata kërkuan që në kuvend të ketë një përfaqësi më të madhe të dhjetoristëve pasi ata janë përfaqësimi më i mirë i politikave.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)