24 vjet PD, Berisha: Gëzuar 24-vjetorin
e pluralizmit politik në Shqipëri
Lideri historik i Partisë Demokratike ka uruar sot 24-vjetorin e themelimit të kësaj force politike. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, Berisha shkruan se PD është partia politike e cila përmbysi “diktaturën më të egër në Europë”.
TIRANE- Lideri historik i Partisë Demokratike ka uruar sot 24-vjetorin e themelimit të kësaj force politike. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, Berisha shkruan se PD është partia politike e cila përmbysi “diktaturën më të egër në Europë”. Ish-kreu i PD-së, pranon se në vitin 1997 kjo forcë politike njohu gabimin e lejimit të skemave piramidale, ndërsa thekson se 24 vite më parë Partia Demokratike solli pluralizmin politike në Shqipëri.
Urimi i plotë i Sali Berishës për 24-vjetorin e PD “PD eshte partia qe permbysi diktaturen me te eger ne Europe, e cila kishte vendosur ne Shqiperi shtypjen me mizore, izolimin me te thelle, varferine me ekstreme. Vetem 204 dollare ishin ne vitin 92 te ardhurat per fryme te shqiptareve. Me permbysjen e diktatures komuniste PD hapi dyert e lirise per shqiptaret. Qe ne javen e pare te themelimit te saj PD shpalli para shqiptareve dhe botes interesin kombetar dhe çeshtjen kombetare, deri atehere te tradhetuara nga klika hoxhiste si yllin e saj polar. Ajo me vendosmeri shmangu gjakderdhjen dhe konfliktin e brendshem dhe me 22 Mars te vitit 1992 permbysi me vote plebishitare diktaturen hoxhiste ne Shqiperi. Partia Demokratike ne pushtet garantoi dhe konsolidoi lirite dhe te drejtat themelore te shqiptareve, nxorri Shqiperine nga izolimi me i thelle, e lidhi ne miqesi me SHBA dhe vendet e lira. PD qe ne javet e para te themelimit te saj dhe vitet ne vazhdim punoi se bashku me forcat politike shqiptare ne Kosove, Maqedoni e Mal te Zi me perkushtim te palkundur per ceshtjen shqiptare. Ajo nderkombetarizoi ne kancelarite me te medha te botes, ne forume nderkombetare, ne samite te
OSBE dhe OKB, çeshtjen e Kosoves dhe arriti te konfirmoje ne rezoluta, te votuara me 2/3 ne OKB, te drejten e qytetareve te Kosoves per vetevendosje.
PD anetaresoi Shqiperine ne Keshillin e Europes. PD hodhi themelet e ekonomise se tregut dhe te demokracise, liberalizoi dhe privatizoi ekonomine, beri 220 mije familje shqiptare, pronare te apartamenteve te tyre dhe mbi 460 mije familje ne fshat pronare te fermave te tyre. Ne harkun kohor 1992 - 1996, ne saje te reformave te thella te gjithaneshme, terapise se shokut, privatizimit, liberalizimit te ekonomise, kursit te kembimit te lekut te ardhurat per fryme u rriten nga 204 $ ne 820 $ dhe 80% e prodhimit te brendshem vinte nga sektori privat ne vendin e hiperkolektivizmit total”, shkruan Berisha.
*Foto të postuara nga Sali Berisha në Facebook Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.8%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 3327
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15